• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arjan Vasjari/ LULEXIT

by A R
28/06/2016 17:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Arjan VASJARI

Ambasadori Lu tejkaloi çdo elegancë diplomatike kur, thirrjen që të rinjtë shqiptarë të mbështesin publikisht reformën në drejtësi, e shfrytëzoi për të deklaruar emrin, që sipas tij “ka gjetur gjithmonë një arsye për të kundërshtuar reformën”. Ai është, Lulzim Basha! Mirëpo, ndonëse kjo është sjellja e vetme indiskrete që kur ambasadori ka vënë këmbën këtu, është pikërisht sjellja që n’a duhet! Sepse, në djall korniza e statusit, në djall sovraniteti,në djall keqkuptimet e kritikat, më në fund u rrëzua çdo lloj keqkuptimi mbi përputhjen mes mendimit të ambasadorit dhe gjuhës së tij. Sintaksa e  zotit Lu përfaqëson mendimin e ambasadorit Lu! Në këtë vështrim, reforma ka gjasë të dështojë, investimi amerikan gjithashtu por, fajtori duhet të ketë një emër. Praktikisht, proklama e ambasadorit, nuk është arma e fundit për ta nxitur Lulzim Bashën të jetë pjesë e reformës por, akti final që e nxjerrë  përfundimisht atë nga perimetri i konsideratës zyrtare të Uashingtonit. Një lloj LULEXIT!

Por përse fajtori për dështimin e reformës nuk mund të ishte një identikit ambig mes trajtave të ish-kryetarit dhe kryetarit por, një emër i qartë?

Sepse, qëndrimet e Lulzim Bashës për reformën në drejtësi nuk janë qendrime të Sali Berishës por, të Lulzim Bashës. Ato janë autentike të tij dhe gjithë alibia me frazën acaruese “Luli do por nuk e lë Saliu” është bërë e shpifur dhe nuk mban më. Fakti që qëndrimet mes tyre mbi reformën përputhen përforcon edhe më shumë arsyen për ta nxjerrë jashtë opinioneve pozitive të Shtëpisë së Bardhe drejtuesin e ri të PD-së. Lulzim Basha u pa si yll në ngjitje jo pse ai zëvendësoi fizikisht liderin historik të demokratëve por, sepse besohej se ai do të zevëndësonte, para së gjithash, kulturën e tij politike mbi sistemin. Mirëpo, përveç një leksiku formalisht më të moderuar, sjellja e Lulzim Bashës nuk ka ndonjë ndryshim esencial nga paraardhësi i tij. Tetëmbëdhjetë muajt e reformës në drejtësi ishin një test shterrues për të kuptuar ndryshimin mes të dyve dhe në fund është e qartë se, Lulzim Basha është mbartësi par excellence i genit politik të Sali Berishës. Ai nuk kultivon ide politike të ndryshme mbi drejtësinë  jo sepse e pengon Berisha por, sepse idetë e tij janë njësoj si idetë e Berishës. U përputhet gjithshka: idetë, vizionet, kultura, instiktet dhe afërmendsh interesat mbi sistemin e drejtësisë.

Të gjitha këto ambasadori Lu i kuptoi me vonesë. Jo për shkak të inteligjencës së tij por, për shkak të vështirësisë fiziologjike që ka një amerikan për  të bërë dallimin mes dy qenieve shqiptare politikisht identike. Tani që e ftilloi fabulën, me siguri ndjehet keq që për tetëmbëdhjetë muaj rresht i shkoj jeta nga zyra e ish-kryetarit të PD-së te zyra e kryetarit të saj, me shpresën për të gjetur diçka të ndryshme në mendimet e tyre  për reformën në drejtësi. Tani që ai konstatoi pamundësinë për të gjetur mospërputhje në lëndë mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, doli dhe foli qartë. Sigurisht që i foli të parit si përfaqësuesi zyrtar i partisë. Por nuk i kërkoi të votojë reformën. Këtë ia kërkoi individualisht deputetëve të tjerë. Që do të thotë, se e konsideron të ezauruar përpjekjen për t’i kërkuar Lulzim Bashës ok për reformën. I ka bërë një EXIT të fortë me pak fjalë!

/Posaçërisht për JAVA NEWS

Next Post

"Ndizet" sfida Itali-Gjermani, elefanti parashikon fituesin...

Comments 1

  1. Milena says:
    10 years ago

    Vasjar,nuk do perpiqem te te mbush mendjen se cnivel ka shkrimi juaj.Kjo ka nje aresye”une nuk jam gazetar ,prandaj nuk perpiqem te marr pozicion te pa pershtatshem per vehte.Ju qe e mbani vehten gazetar,duhet te merrni pozicione qe mund t’i mbuloni me sukses.Per tju bindur ,qe pozicioni juaj ne shkrimin e mesiperm eshte tejmase I papershtatshem,ju rekomandoj te lexoni shkrimin e Lubonjes,qe eshte botuar ne disa media.Lubonja,jo vetem si nje gazetar kalibri,por edhe nje analist kritik dhe I pa anshem (jo si shume shoke si ju,qe anoni nga ana me e rende e interesave tuaja.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpalli kandidaturën për kryetare të PD, Kokalari: Kërkesa do t’i shkojë Berishës nga avokatët amerikanë!

Kokalari: Flamur Noka ka një mision, të sjellë Argita Malltezin në krye të PD-së

July 17, 2026
U zgjodh nënkryetare, Bajaziti: Zotohem se do ndërtoj ura mes diasporës dhe Berishës

U zgjodh nënkryetare, Bajaziti: Zotohem se do ndërtoj ura mes diasporës dhe Berishës

July 17, 2026
Trump fitoi më shumë se 1 miliard dollarë nga kriptovalutat në vitin e parë të rikthimit në presidencë

Trump akuzon Kanadanë për zjarret dhe bën gati tarifat: Ajri i ndotur po na kushton miliarda

July 17, 2026
KUVENDI LIVE! Spiropali: Largimi im u paralajmërua nga Berisha; Kreu i PD: S’e ke nga unë!

“Mocioni i Elisa Spiropalit, valvul shkarkimi. I shërben ambicieve të saj”

July 17, 2026
Dy të maskuar i zënë pritë në Sarandë, plagoset rëndë Thimjo Rubati, detajet e para

Dy të maskuar i zënë pritë në Sarandë, plagoset rëndë Thimjo Rubati, detajet e para

July 17, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Sarandë/ Mbetet i plagosur një person, policia rrethon zonën

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë/ Mbetet i plagosur një person, policia rrethon zonën

July 17, 2026
Projekti i plotë/ Mazniku tregon rrugën që do ndiqet me reformën territoriale në 61 bashkitë e vendit

Mazniku e konfirmon: Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet e 2027-ës

July 17, 2026
Finalja e Botërorit në Nju Jork, 10 gjërat që duhet të dini para sfidës Spanjë-Argjentinë

Finalja e Botërorit në Nju Jork, 10 gjërat që duhet të dini para sfidës Spanjë-Argjentinë

July 17, 2026
Manja i kujton transparencën Shehajt: Ndize kamerën edhe për veten, provo ligjshmërinë e vilës

Manja i kujton transparencën Shehajt: Ndize kamerën edhe për veten, provo ligjshmërinë e vilës

July 17, 2026
Vodhi 100 000 lekë në një biznes në Durrës, arrestohet 37-vjeçari

Vodhi 100 000 lekë në një biznes në Durrës, arrestohet 37-vjeçari

July 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In