Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë e ka hedhur poshtë ankesën e Federatës së Futbollit të Serbisë në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në UEFA e FIFA.
Serbia i ishte drejtuar kësaj gjykate pasi në Maj të vitit të kaluar FFK u anëtarësua fillimisht në UEFA e më pas edhe në FIFA.
Serbia parashtroi ankesë me pretekstin se me anëtarësimin e Kosovës u shkel Statuti i UEFA-s, ku thuhej se pjesë e këtij institucioni nuk mund të behësh pa qenë anëtare e OKB-së.
Por Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka konstatuar se nuk ka pasur shkelje dhe Kosova me të drejtë është bërë pjesë e familjes evropiane dhe botërore të futbollit./a.m.