• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si do të funksionojë skema për marrjen e ilaçeve të rimbursueshme nga 600 mijë qytetarët e pasiguruar

by Java News
24/01/2017 18:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

600 mijë qytetarë të pasiguruar do t’i marrin medikamentet shëndetësore. Është ky vendimi i Qeverisë i cili do të nisë nga zbatimi brenda muajit janar.

Zv/Drejtoresha e Fondit të Sigurimeve të Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor, Alketa Hila, e ftuar në studion e Report Tv, ka sqaruar skemën si do funksionojë dhënia e barnave falas për pacientët e pasiguruar.

“Përfitojnë 600 mijë persona të cilët bënin në kategoritë e grupmoshave të ndryshme të cilët nuk ishin të siguruar dhe nuk përfitonin falas jo vetëm shërbimin shëndetësor por edhe rimbursimin. Pjesë e shërbimit universal shëndetësor është e gjithë popullata që përfiton falas rimbursimin e medikamenteve”, u shpreh Hila.

Sipas saj, që një pacient të përfitojë shërbim shëndetësor falas dhe rimbursimin e barnave, nuk është e nevojshme më të jetë i regjistruar si i papunë.

Alketa Hila sqaroi se çdo pacient, duke pasur me vete kartën e shëndetit, mund të paraqitet te mjeku i familjes dhe të marrë jo vetëm shërbimin shëndetësor, por edhe rimbursimin e ilaçeve.

“Çdo njeri që ka nevojë për shërbim shëndetësor s’duhet të deklarohet i papunë, pra që të regjistrohet si i papunë në Zyrën e Punës, por në momentin që ka nevojë, në këtë moment i bie që të paraqitet te mjeku i familjes, duke pasur me vete kartën e shëndetit, një fazë kjo e mëparshme. Që do të thotë se të gjithë kanë mundësi të pajisen me kartën e shëndetit. Për të shkuar më pas te receta elektronike. Ka problematika shëndetësia, por duhet të liderët që i marrin përsipër këto vullnete politike, duhet t’i çojnë deri në fund”.

Intervista për Report Tv

Si do të veprohet me skemën e rimbursimit të barnave për 600 mijë persona të cilët rezultojnë të pasiguruar?
Është vërtetë një çështje që meriton t’i japim vëmendje. Për vetë faktin se ka qenë një nga premtimet, sfidat që qeveria Rama dhe z.Beqaj e kanë premtuar dhe i kanë dhënë forcë që në fillim të 2013. Përfitojnë 600 mijë persona të cilët bënin në kategoritë e grupmoshave të ndryshme të cilët nuk ishin të siguruar dhe nuk përfitonin falas jo vetëm shërbimin shëndetësor por edhe rimbursimin. Pjesë e shërbimit universal shëndetësor është e gjithë popullata që përfiton falas rimbursimin e medikamenteve.

Si do të bëhet e mundur?
Fondi ka në të 12 qarqet e vet Drejtoritë Rajonale, Qendrat Shëndetësor edhe nuk ka pse të quhet i pamundur kur janë përfshirë kategori të ndryshme. Çdo njeri që ka nevojë për shërbim shëndetësor s’duhet të deklarohet i papunë, pra që të regjistrohet si i papunë në Zyrën e Punës, por në momentin që ka nevojë, në këtë moment i bie që të paraqitet te mjeku i familjes, duke pasur me vete kartën e shëndetit, një fazë kjo e mëparshme. Që do të thotë se të gjithë kanë mundësi të pajisen me kartën e shëndetit. Për të shkuar më pas te receta elektronike. Ka problematika shëndetësia, por duhet të liderët që i marrin përsipër këto vullnete politike, duhet t’i çojnë deri në fund.

Receta elektronike shmang abuzimin te farmacitë, por çfarë përfitimi sjell te pacientët?
Në gjithë botën, 70% të shërbimit e mbulon mjeku parësor. Me recetat abuzohej, ka pasur raste mes farmacive, grosistëve, punonjësve të fondit, të cilat janë në fazë hetimi. Receta elektronike është provuar në zonën e Durrësit si projekt pilot dhe fillon edhe në Tiranë e gjithë vendin. Pacienti ka kodin e vet dhe receta bëhet publike në të gjitha farmacitë dhe pacienti merr medikamentin ku të dojë.

Janë shtuar barnat e rimbursueshme?
Shumë modestish vazhdoj ta përsëris se unë si nëpunëse e administratës dhe si mjeke, jam e lumtur që lista e barnave të rimbursueshme për 2016-ën ka qenë një nga listat më të suksesshme me një buxhet 9 miliard lekë. Ku janë përfshirë barna edhe patenta të fundit në SHBA. Është referencë bari i përdorur në SHBA dhe ne e kemi futur në listat e rimbursimit. Problemi është me Citostatikët për pacientët me probleme onkologjike. Janë futur 40 barna të tilla. Deri dje kimioterapia, e cila është një seancë e vështirë për këta persona, bëhej vetëm në QSUT, ndërsa sot në spitalin e qytetit të Durrësit nga katër janë bërë 12 shtretër ku ofrohet kimio. Në bashkëpunim me ekspertët, urdhri i fundit i Ministrit ka qenë në të gjitha qytetet si Vlora, Elbasani, Shkodra, shërbimi i kimios të ofrohet atje dhe s’ka pse pacienti të vijë nga qytete të largëta në Tiranë. Shërbimin do e marrin atje ku jetojnë. Vetëm me paketat që po financon shteti për kategori të ndryshme, janë kursyer nga vetë qytetarët 10 milionë euro, të cilat janë paguar nga fondi. Siç është shërbimi i dializës, i cili ofrohej vetëm në QSUT, ndërsa tani ofrohet në të gjitha spitalet bashkiake. Qytetarët as presin në radhë, as nuk paguajnë dhe cilësia është fantastike.

Nisur nga deklarata e djeshme e kryeministrit Rama, u tha se në janar hyn në fuqi. Konfirmohet një gjë e tillë? Jemi gati?
Fondi në momentin që VKM u zbardh, ne kemi ngritur grupet e punës, dokumentacioni është gati dhe do shpërndahet drejtorive rajonale, për të bërë të mundur implementimin për këto kategori njerëzish që kanë qenë të pasiguruar.

Kjo skemë ka sjellë reagime. Tritan Shehu i PD e ka quajtur spekulative këtë skemë. Si e shihni këtë qëndrim?
Nuk e kam ndjekur. Di të them që është në detyrën e çdo opozite që të bëjë oponencën më lidhje me gjithçka që është e drejtë dhe reale. Do t’i ftoja nga kjo studio që bëhuni pjesë e një gjëje të mirë, nuk është aspak vonë. Të thuash që kanë mbetur 600 mijë persona të cilët nuk mund të marrin nga lista e rimbursimit një ilaç, dhe sot ai përfiton e të thuash që do sjellë sistemin në kolaps, refuzoj realisht ta vijoj më tej. Është gjëja që nuk cenon askënd. Fondi në politikat e tij ka ndërmarrë dhe ka nxjerrë në 4 muajt e fundit një ndër urdhrat më të rëndësishme, po bën pastrimin e regjistrit elektronik të pacientëve. Çdo mjek i familjes po bën pastrimin e dublikimeve në lista. Nuk ka fare argument për t’iu futur këtij diskutimi. Regjistri elektronik i Gjendjes Civile po pastrohet.

Keni menduar për mënyrën si do informohen pacientët në vendet e largëta?
Sigurisht ne falenderojmë edhe mediat për këtë. Fondi funksionon me Drejtoritë rajonale, kemi ngritur dhe agjencitë të cilat e dinë mirë rolin dhe funksionin bashkë me qendrat shëndetësore./a.k

Next Post
Alarm nga gripi, 16 mijë persona paraqiten çdo javë për ndihmë mjekësore

Epidemia e gripit ulet, numri i të prekurve bie nga 22 në 15 mijë persona në rang vendi

Comments 1

  1. Mjeku says:
    9 years ago

    Mos genjeni!Jepni me rimbursim per keto kategori qe jane e pastaj per te pasiguruarit.Ju nuk thoni qe pas asaj liste ka nje mal me protokolle qe i ndalojne mjeket te pershkruajne me rimburesim barnat qe japin specialistet.I krimbet mjeket me gjoba se japin hallexhinjve ilace.Nuk i hame per vete ato ilace…por pi i paguajme vete

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Këngë e kopjuar? Këngëtari: Mund të jetë sulm i organizuar nga kundërshtarët

Shqipëria kalon në finalen e Eurovision, Alis arrin suksesin e parë me “Nân”

May 14, 2026
Kapedanët

“Të jetë e pranishme me votë”, Kuko: Opozita në Kuvend, më shumë kohë në dispozicion se mazhoranca

May 14, 2026
“Si do jetoje me rrogën e një polici?”, Lamallari: Paguhen shtesë për protesta e evente, s’mund të ketë rritje galopante

Lamallari: Modernizojmë shërbimin zjarrfikës, do miratojmë dhe trajtimin ushqimor

May 14, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Çupi: Opozita humbi disa karta, nuk mund të akuzojë ‘narkoshtetin’ në Bruksel

May 14, 2026
Sulmi ndaj zëvendësministrit, intervistohen dëshmitarë dhe të dyshuar për incidentin në Skenderaj

Sulmi ndaj zëvendësministrit, intervistohen dëshmitarë dhe të dyshuar për incidentin në Skenderaj

May 14, 2026
“Daniel Shima ishte përgjegjës për prokurimet”, Karçanaj: Ia kisha deleguar atij autoritetin kontraktor

“Daniel Shima ishte përgjegjës për prokurimet”, Karçanaj: Ia kisha deleguar atij autoritetin kontraktor

May 14, 2026
“SPAK e shikoja me admirim”, Karçanaj për akuzat ndaj saj: Përgjegjësia administrative dhe penale janë të ndryshme

“SPAK e shikoja me admirim”, Karçanaj për akuzat ndaj saj: Përgjegjësia administrative dhe penale janë të ndryshme

May 14, 2026
“Nuk pres të më besojë njeri”. Karçanaj thyen heshtjen: AKSHl, motivi im prej 12 vitesh për të shkuar në punë

“Nuk pres të më besojë njeri”. Karçanaj thyen heshtjen: AKSHl, motivi im prej 12 vitesh për të shkuar në punë

May 14, 2026
“Sali Berisha është bingo e Edi Ramës”/ Koçi: Një opozitë e korruptuar nuk e lufton korrupsion

Bashkimi i votave të PD dhe PS, Koçi: Mund të paralajmërojë reduktim drastik të Parlamentit

May 14, 2026
Përleshja e Elbasanit, Balliu: Luçiano Boçi po shkatërron PD-në, e pret humbja spektakolare

Deklarata e ambasadorit britanik, Balliu apel Berishës: Boll mashtruat demokratët

May 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In