• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Arabia Saudite do përfshihet në konflikt? I bën thirrje SHBA-ve të vijojnë sulmet ndaj Iranit

by El Be
27/03/2026 15:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arabia Saudite i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara të rrisin intensitetin e sulmeve ndaj Iranit, sipas një burimi të inteligjencës saudite, duke shtuar se mbretëria po shqyrton gjithashtu mundësinë e përfshirjes së drejtpërdrejtë në konflikt.

Sipas raportimeve të publikuara nga The New York Times, princi i kurorës Mohammed bin Salman i ka bërë thirrje presidentit amerikan Donald Trump që të mos e ndërpresë ofensivën kundër Iranit, duke e cilësuar fushatën ushtarake SHBA-Izrael si një “mundësi historike” për të riformësuar Lindjen e Mesme.

Burimi i inteligjencës theksoi se Riadi nuk po kërkon vetëm vazhdimin e operacioneve ushtarake, por edhe intensifikimin e tyre. Vetë Trump duket se e ka konfirmuar këtë qasje, duke deklaruar para gazetarëve se princi saudit është “një luftëtar” dhe se “po lufton me Amerikën. Megjithatë, deri më tani nuk ka raportime për përfshirje aktive ushtarake të Arabisë Saudite, në luftën që ka hyrë në javën e katërt.

Analistët politikë në Arabinë Saudite sugjerojnë se një ndërhyrje direkt mund të ndodhë nëse përpjekjet për paqe, të ndërmjetësuara nga Pakistani, dështojnë. Sipas analistit Mohammed Alhamed, gjithçka varet nga vendimi i Iranit: nëse Teherani pranon negociata serioze, ekziston ende mundësia për të shmangur përshkallëzimin, por nëse refuzon dhe vazhdon sulmet, Arabia Saudite mund të ‘kalojë në veprim’.

Ndërkohë, Riadi ka qenë objekt i sulmeve me dronë nga Irani, si pjesë e kundërpërgjigjes ndaj ofensivës së nisur më 28 shkurt nga SHBA-të dhe Izraeli. Një prej sulmeve goditi një rafineri nafte në Yanbu, në brigjet e Detit të Kuq, duke sinjalizuar se Irani mund të kërcënojë edhe rrugët alternative të eksportit të naftës saudite.

Situata mund të përkeqësohet më tej, nëse aleatët e Iranit në Jemen, rebelët Houthi, përfshihen në konflikt me arsenalin e tyre raketor. Eksperti i mbrojtjes Hesham Alghannam ka deklaruar se Arabia Saudite po mban një qëndrim të kujdesshëm neutral për momentin, por paralajmëron se sulmet ndaj aseteve saudite mund ta detyrojnë vendin të kalojë në mbështetje ushtarake ose kundërpërgjigje të kufizuar.

Arabia Saudite dhe Irani kanë qenë rivalë të kahershëm në rajon, duke përfaqësuar përkatësisht boshtet sunite dhe shiite të botës islame. Megjithatë, vitet e fundit Riadi kishte tentuar një afrimitet diplomatik me Teheranin, duke rivendosur marrëdhëniet në një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Kina. Tani, me konfliktin në rritje, kjo strategji duket se po vihet në pikëpyetje, ndërsa rajoni përballet me një nga krizët më të rrezikshme të viteve të fundit.

Next Post
Reforma e zgjerimit në diskutim, KE: Integrimi është një proces i bazuar në meritë

Reforma e zgjerimit në diskutim, KE: Integrimi është një proces i bazuar në meritë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Çdo shkelje do ndëshkohet”, Lamallari mesazh për shoferët: Manovrat e rrezikshme në rrugë nuk do tolerohen nga policia

“Çdo shkelje do ndëshkohet”, Lamallari mesazh për shoferët: Manovrat e rrezikshme në rrugë nuk do tolerohen nga policia

March 27, 2026
Goditet baza e armatimeve të organizatës kriminale të drogës, arrestohen shqiptari dhe partnerja e tij rumune

Goditet baza e armatimeve të organizatës kriminale të drogës, arrestohen shqiptari dhe partnerja e tij rumune

March 27, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Një “gomar” në oborrin e Harvardit

March 27, 2026
Kryesocialisti Rama zbret në terren dhe takon strukturat e PS në Njësinë 2, prezanton ekipin e ri drejtues

Kryesocialisti Rama zbret në terren dhe takon strukturat e PS në Njësinë 2, prezanton ekipin e ri drejtues

March 27, 2026
Faza finale e garës, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve për Drejtor të Policisë së Shtetit. Ja emri që pason

Faza finale e garës, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve për Drejtor të Policisë së Shtetit. Ja emri që pason

March 27, 2026
Të kujdesemi për kopshtin e përbashkët të vlerave tona

Të kujdesemi për kopshtin e përbashkët të vlerave tona

March 27, 2026
Radiografia e Non-Gratës pesë vjet më pas!

Radiografia e Non-Gratës pesë vjet më pas!

March 27, 2026
30-vjeçari nga Bulqiza plagos veten në gjendje të dehur, përfundon në Spitalin e Traumës

30-vjeçari nga Bulqiza plagos veten në gjendje të dehur, përfundon në Spitalin e Traumës

March 27, 2026
Vizita zyrtare e Albin Kurtit në Francë, reagon Vuçiç: Kërkon kushte kundër popullit serb

Vizita zyrtare e Albin Kurtit në Francë, reagon Vuçiç: Kërkon kushte kundër popullit serb

March 27, 2026
Shqiptari sfidon drejtësinë italiane, thyen arrestin shtëpiak dhe del nëpër qytet për të trafikuar kokainë

Shqiptari sfidon drejtësinë italiane, thyen arrestin shtëpiak dhe del nëpër qytet për të trafikuar kokainë

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In