• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aplikacioni ‘Udhë’ risi për transportin, Veliaj: Mbështesim nismat inovatore që vijnë nga të rinjtë!

by
19/04/2022 20:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një nga aplikacionet më të suksesshme në Kosovë, i quajtur “Udhë”, – platforma që ofron risi për transportin, duke ulur kostot përmes ndarjes së automjetit me pasagjerë të tjerë, – do të funksionojë së shpejti edhe në Tiranë. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti Drejtorin Ekzekutiv të “Innovation Centre Kosovo”, Uranik Begu dhe Eroll Gorçin, drejtuesin e platformës “Udhë”, të cilët i përshëndeti për idetë inovatore dhe shumë aplikacione që sot përdoren nga mjaft qytetarë.

Veliaj u shpreh se aplikacioni “Udhë”, i krijuar nga të rinj të talentuar, është një mënyrë shumë e mirë për të kursyer.

“Ne harxhojmë shumë kohë duke promovuar idetë dhe projektet e huaja, por harrojmë idetë e shkëlqyera që i kemi këtu ngjitur, në shtëpinë tonë. Kemi nevojë për aplikacione si ky i juaji, por edhe mënyra të tjera për të kursyer në një moment kur çmimi i naftës dhe i benzinës është rritur. Kjo do të thotë se përpara një sfide kemi gjithmonë dy opsione: E para është të dorëzohesh, si zgjedhja më e thjeshtë dhe e mërzitshme; e dyta është të krijosh inovacion, të përshtatesh. Unë besoj te kjo e dyta. Ne u përshtatëm gjatë pandemisë, gjatë tërmetit, e kështu duhet të përshtatemi edhe tani”, theksoi Veliaj.

Aplikacioni “Udhë” ul jo vetëm koston e transportit për qytetarët, por në të njëjtën kohë shërben edhe për uljen e trafikut. “Çmimin e naftës dhe të energjisë nuk e kemi ne në dorë, prandaj duhet të ndryshojmë sjellje. Po si mund ta bëjmë këtë? Duke ecur më shumë, Tirana i ka distancat e vogla. Duke përdorur autobusin, për këtë kemi edhe një linjë të gjelbër. Duke përdorur biçikletën, Tirana ka 300 ditë diell, kurse 70% e qytetit është me terren të sheshtë. Por, pyetja është: Po me distancat e largëta, kur njerëzit thonë, – “Nuk shkoj dot në Durrës, apo në Rinas me biçikletë, ose në këmbë, me valixhe në krahë?” Aplikacioni “Udhë” i përgjigjet kësaj pyetjeje. Pra, maksimizohet hapësira, minimizohet kostoja financiare, duke i ndarë shpenzimet bashkë. Më e rëndësishmja, ulet trafiku”, deklaroi ai. 

Drejtori ekzekutiv i “Innovation Centre Kosovo”, Uranik Begu falenderoi kryebashkiakun për përkrahjen e nismave të tilla, veçanërisht në fushën e start-up-ve.

“Është kënaqësi kur ne si ‘Inavation Center’ në Kosovë kemi mundësi të sjellim start-up-e të Kosovës në Tiranë, por edhe anasjelltas. Ky vit është viti i Tiranës, viti i Rinisë dhe në kuadër të aktiviteteve kemi dëshirë të sjellim shpirtin e rinisë së Kosovës edhe në Tiranë. Të falënderoj për mbështetjen e përhershme”, tha Begu.

Drejtuesit i ekipit “Udhë”, Eroll Gorçi, u shpreh se kjo platformë bashkon drejtuesit e mjeteve me udhëtarët, duke u mundësuar atyre uljen e shpenzimeve dhe një alternativë në transport. “Ne operojmë prej 1 viti në Kosovë dhe jemi duke filluar dalëngadalë edhe zgjerimin në Shqipëri”, deklaroi Gorçi.

Veliaj shprehu mbështetjen për nisma të tilla, që janë në pararojë të zhvillimit teknologjik dhe që u shërbejnë qytetarëve. Vitin e kaluar në Tiranë u mbajt edicioni i parë i Techstars Startup Weekend Balkans, ku morën pjesë 5 shtete dhe 100 pjesëmarrës.

/b.h

Next Post
VIDEO/ Vrasja e vëllait të Talo Çelës: Si ndodhi krimi brenda pak sekondash, autorët me maska e jelek antiplumb

VIDEO/ Vrasja e vëllait të Talo Çelës: Si ndodhi krimi brenda pak sekondash, autorët me maska e jelek antiplumb

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbledhja me Kolegjin e Kryetarëve, Berisha porosi kryetarëve të degëve: Protesta arma jonë kryesore

Mbledhja me Kolegjin e Kryetarëve, Berisha porosi kryetarëve të degëve: Protesta arma jonë kryesore

April 13, 2026
Izraeli mbështet bllokadën amerikane të porteve iraniane

Izraeli mbështet bllokadën amerikane të porteve iraniane

April 13, 2026
Veliaj: Dado nga kuzhinier u bë pilot! Tani në Bashki kanë frikë të firmosin! Nuk është hapur asnjë kopsht i ri…

Saga e përndjekjes ndaj Veliajt! Ols Dado i bën vetting vjehrrit të ndjerë në tatime, banka, ujësjellës e hipoteka 7 vite pas vdekjes

April 13, 2026
Zgjedhjet lokale, KQZ nis përgatitjet, letër bashkive: Përcaktoni Qendrat e Votimit

Zgjedhjet lokale, KQZ nis përgatitjet, letër bashkive: Përcaktoni Qendrat e Votimit

April 13, 2026
“Bankers” mashtroi për të marrë para, Prokuroria: Janë përfituar nga kreditimi i TVSH-së, 244 milionë lekë

Shqipëria me rezerva për 5 muaj, rritja e çmimit të karburantit kërcënon fluturimet dhe turizmin

April 13, 2026
A do të reduktohet flota e autobusëve? Shoqata e Transportit letër ministrave, nesër pritet vendim

A do të reduktohet flota e autobusëve? Shoqata e Transportit letër ministrave, nesër pritet vendim

April 13, 2026
Përgjimet/ Përplasja me grupin rival të ‘Doqes’, ja si e planifikoi “Ini i Çones” eliminimin e “Gëçe-s”

Përgjimet/ Përplasja me grupin rival të ‘Doqes’, ja si e planifikoi “Ini i Çones” eliminimin e “Gëçe-s”

April 13, 2026
Morën peng një 32-vjeçar dhe e dhunuan për para, 2 të arrestuar në Tiranë, 1 tjetër shpallet në kërkim

Morën peng një 32-vjeçar dhe e dhunuan për para, 2 të arrestuar në Tiranë, 1 tjetër shpallet në kërkim

April 13, 2026
Nga integrimi te strehimi, kryeministri Rama prezanton “formulën” që do ndihmojë qytetarët

Rama mbledh Asamblenë e Partisë Socialiste të Vlorës

April 13, 2026
Hoxha takim me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fazë e re bashkëpunimi për “Shqipërinë 2030”

Hoxha takim me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fazë e re bashkëpunimi për “Shqipërinë 2030”

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In