TIRANE
Mjekësia estetike po dhunohet nga joprofesionistët, të cilët rrezikojnë edhe shëndetin e pacientit. Ky ishte shqetësimi i ngritur nga mjekët estetistë shqiptarë në konferencën e Shoqatës Shqiptare të Dermatologjise Estetike dhe Kozmetologjisë. Profesionistet e Mjekësise Estetike risollën mesazhin mbi sigurinë dhe cilësinë e jetesës duke apeluar qytetarët që të kujdesen për përzgjedhjen e mjekëve të duhur në çdo problematikë.
Mjekësia estetike po kthehet në një biznes që gjen përhapje masive në Shqipëri dhe nuk është më sekret, për shqiptarët, rimodelimi i hundës është preferenca e parë e kirurgjive plastike, shifrat e të cilave po rriten çdo vit. Sot në botë kryhen procedura të Mjekësisë Estetike me një kosto të vlerësuar në 2023 rreth 35 miliardë dollarë që pritet të kapë shifrën e 102 miliardë në 2035. Në këtë treg, ka pjesen e vet, sado modeste, edhe Shqiperia.
Pse po e ngritni kyt shqetsim,ju pengojne ju prefesionisteve,apo po ju dhimsen ato,e ata qe po fryjne buzet,ftyren e bthet,vrafshin veten,qafen e thyefshin.