• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Apeli i GJKKO e riktheu në qeli, Vangjush Dako ende në spital! Duhet të kryejë edhe 9 ditë dënim

by Os De
17/09/2025 11:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako ndodhet ende i shtruar në spitalin e Durrësit në repartin e Infektivit. Ai u shtrua pasi ka patur aritmi, gjendje ankthi dhe probleme me hernien diskale. 

Ditën e djeshme, pas vendimit të Apelit të GJKKO, e cila e dënoi me 2 vjet e 8 muaj burgim ish kreun e bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, SPAK në bazë të kompetencës që ka, nxori menjëherë urdhrin e ekzekutimit të vendimit. Duke përllogaritur kohën e paraburgimit, si dhe atë të arrestit shtëpiak, Dako tani duhet të kryejë edhe 9 ditë burg. 

Policia shkoi në shtëpinë e tij për zbatimin e vendimit por, për shkak të problemeve shëndetësore, ai u dërgua në spital nga efektivët, dhe pas vizitës mjekësore, u shtrua. Dako ruhet nga policia e burgjeve. Në bazë të Kodit Penal, çdo ditë në spital është e barabartë me 1 ditë burg. Nëse do të qëndrojë edhe 9 ditë në spita, detyrimi quhet i kryer. 

Një ditë më parë, Apeli konfirmoi dënimin me 2 vite e 8 muaj burg të dhënë nga GJKKO dhe sipas përllogaritjeve, Dako, i cili ndodhej në arrest shtëpie, do duhet të bënte vetëm 10 ditë burg, pasi pjesën tjetër të dënimit e ka kryer në paraburgim. Ish kryebashkiaku i Durrësit u arrestua më 6 qershor 2023.  

Ai u lirua në shkurt të vitit 2024 pasi i kaloi afati i paraburgimit dhe prej asaj kohe ka qëndruar në arrest shtëpie. Më 25 nëntor të 2024, GJKKO vendosi që ta dënonte me 2 vite e 8 muaj burg për shpërdorim detyre në dy raste. Vendimi i së martës, i marrë nga Engert Pëllumbi, Miliana Muça dhe Iliriana Olldashi, konfirmoi gjithashtu dënimin edhe për tre të pandehurit e tjerë, Fatmir Ejupi, Fiqiri Farruku dhe Adrian Bulku, me nga 2 vite burgim me gjykim të shkurtuar, dënime të pezulluara me shërbim prove nga GJKKO. 

Vangjush Dako u dënua për shpërdorim detyre në 2 raste, në kohën që ushtronte postin e kryetarit të bashkisë së Durrësit. Bëhej fjalë për ndërtimin e një pallati 12 vite më parë në Durrës, që u shemb nga tërmeti i vitit 2019. Leja e ndërtimit të pallatit u zbardh, tre vjet pasi ndërtimi kishte përfunduar dhe kishin hyrë banorët, duke legalizuar 4 kate pa leje. Po kështu dhe vetë ndërtimi nuk ishte bërë sipas projektit të miratuar nga Bashkia Durrës. 

Ndërsa rasti tjetër lidhet me abuzimin me tenderin për ndërtimin e një shëtitoreje në vitet 2014-2015, të zbuluar nga KLSH, që i shkaktoi buxhetit të shtetit një dëm prej 18 milionë lekësh. Sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme, Vangjush Dakos i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë pesëvjeçare. 

Next Post
SPAK zbardh takimet e Dumanit në SHBA: Në fokus, goditja e organizatave ndërkombëtare kriminale

Kush janë prokurorët që mund të zëvendësojnë Altin Dumanin në krye të SPAK?

Comments 1

  1. Anonymous says:
    3 months ago

    Hikni me prralla te neveriteshme,ju skeni dinjitet,ne vendin tone ka humbur,cdo gje luhet vetem me rrena te neveriteshme.Ska drejtesi per hajdutet e k/hajdutit,per ta ka vetem lemoshe,denimet jane per popullin e varfer.

    Reply

Leave a Reply to Anonymous Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam pasur mëshirë në lojë”/ Deklarata e parë e Gjestit pas përfundimit të BBV: Kam duruar shumë gjëra

Humbi të vëllanë në një aksident tragjik, Gjesti i rikthehet karrierës pas tre muajsh shkëputjeje: Duhet të merresha me familjen dhe veten!

December 29, 2025
Belind Këllici: Tërmet Peçi do jetë ministri i i ri i Financave

Kriza me ujin në Vlorë – Këlliçi reagon pas deklaratës së Ramës: E paska gjetur problemin tek tubat e PD! Përtej qesharakes, faji hidhet te..

December 29, 2025
Kush kryeson te Vetëvendosja dhe te PDK-ja, nis numërimi i votave të kandidatëve në Kosovë

Kush kryeson te Vetëvendosja dhe te PDK-ja, nis numërimi i votave të kandidatëve në Kosovë

December 29, 2025
Vlora pa ujë dhe mësimi që na jep Flaurens Shoshi

Vlora pa ujë dhe mësimi që na jep Flaurens Shoshi

December 29, 2025
Lajmi i mirë për Vlorën, mbërrijnë pajisjet nga Turqia për riparimin e ujësjellësit të ri

Lajmi i mirë për Vlorën, mbërrijnë pajisjet nga Turqia për riparimin e ujësjellësit të ri

December 29, 2025
Mesazhet mashtruese në WhatsApp, Autoriteti për Sigurinë Kibernetike: Tregoni kujdes!

Mesazhet mashtruese në WhatsApp, Autoriteti për Sigurinë Kibernetike: Tregoni kujdes!

December 29, 2025
Përplasje me Lavrov? Putin bën lëvizjen befasuese, emëron zv.ministrin e Mbrojtjes në Këshillin e Sigurisë

“Kievi u përpoq të bombardonte rezidencën e Putinit!” Reagimi i ashpër i Lavrov, akuza Ukrainës: Nuk e lëmë pa përgjigje

December 29, 2025
Fuga: Gazetarë, e morët vesh?! Presidenti e shpalli se do të japë dorëheqjen

“Demonstrata e ujit” në Vlorë, si demonstrata e bukës e lidhur me emrin e Koçi Bakos

December 29, 2025
Shënohet përparim në ruajtjen e germoplazmës së pyjeve dhe kullotave

Shënohet përparim në ruajtjen e germoplazmës së pyjeve dhe kullotave

December 29, 2025
VIDEO-Amnistia në burgje pas festave të fundvitit, drafti ende në diskutim. Veprat penale që nuk falen

VIDEO-Amnistia në burgje pas festave të fundvitit, drafti ende në diskutim. Veprat penale që nuk falen

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com