• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Më të sigurt jemi ne këtu se sa ju në Shqipëri”, juristja shqiptare flet nga Dubai: Shteti ka marrë masa

by E S
02/03/2026 10:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Punëve të Jashtme tha dje për Report Tv se ndërkohë që Irani po kryen sulme raketore në Emiratet e Bashkuara Arabe, atje ndodhen rreth 1500 shtetas shqiptarë rezidentë dhe po aq turistë.

Nga Dubai, juristja Drita Avdyli dha një intervistë për emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun, ku përshkroi atmosferën në Emiratet e Bashkuara të Arabe.

Juristja shqiptare u shfaq tejet optimiste dhe aspak e frikësuar nga sulmet iraniane, duke theksuar se të njëjtën siguri ndjejnë të gjithë qytetarët.

“Qeveria ka marrë të gjitha masat, ushqimet dhe fjetjet janë falas. Para se të bien raketat na vjen një mesazh nga Ministria e Mbrojtjes. Këshillohemi të gjithë qytetarët. Unë dje dhe pardje kam bërë edhe plazh”,- tha juristja për Report Tv.

Juristja Avdyli tha se çmimet jo vetëm të produkteve të konsumit të përditshëm, por edhe vlera e apartamenteve ka rënë ndjeshëm.

“Disa biznesmenë mund ta shfrytëzojnë situatën, kanë rënë 35-40% çmimet e apartamenteve”,- tha Avdyli.

Faktin që sulmet iraniane nuk janë shqetësuese, Avdyli tha se “unë si pedagoge sot kam krijuar classroom, jam online me studentët e vitit të tretë”.

“Unë them më të sigurt jemi ne sesa ju aty”,- tha Avdyli.

Next Post
Berisha-Ramës: Largo kë të duash, ti je objektivi kryesor i revoltës popullore

Berisha pranon autorësinë e sulmit mbi vilën 31: Nuk e dija që është qendër kulturore!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com