• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bllokimi i ngushticës së Hormuzit dhe ekonomia jonë

by Fatos Çoçoli
02/03/2026 11:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatos Çoçoli

Bllokimi nga Irani dje i Ngushticës e Hormuzit, një nga arteriet më të rëndësishme energjetike të globit, ku kalon një e katërta e tregtisë botërore të naftës dhe një pjesë e konsiderueshme e gazit të lëngshëm (LNG), mund të ngrejë brenda edhe një jave çmimin e naftës së papërpunuar Brent Oil edhe me 10-12 përqind.

Ngushtica e Hormuzit është një korridor i ngushtë detar, që lidh Gjirin Persik me Oqeanin Indian. Çdo tension apo bllokim në këtë pikë strategjike ka pasoja të menjëhershme për tregjet globale të energjisë.

Bllokimi i 28 shkurtit 2026 nga Irani, i shoqëruar me ndalimin e 55 anijeve brenda ngushticës, përbën një zhvillim me ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë energjetike ndërkombëtare dhe në çmimin e naftës në bursat botërore. Duke qenë se ekonomia jonë e siguron naftën dhe benzinën e automjeteve tona gati 100 përqind nga importi, edhe ne varemi shumë nga ngushtica e Hormuzit.

Pse Hormuzi është jetik për ekonominë globale?

Përmes Hormuzit eksportojnë naftë disa nga prodhuesit më të mëdhenj në botë: Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari, Kuvajti, Iraku dhe vetë Irani. Çdo ndërprerje e qarkullimit detar aty prek menjëherë furnizimin global.

Tregjet e energjisë funksionojnë mbi bazën e pritshmërive. Edhe një kërcënim për bllokim mjafton për të rritur çmimet, ndërsa një bllokim real, si ai i 55 anijeve, rrezikon të shkaktojë panik tregtar, rritje të primeve të sigurimit detar dhe devijim të furnizimeve.

Në raste të ngjashme në të kaluarën, tensionet në Gjirin Persik kanë prodhuar rritje të menjëhershme të çmimit të naftës me 5–15 përqind, brenda pak orësh ose ditësh.

Një bllokim real dhe masiv si ai i 28 shkurtit 2026 rrezikon të shkaktojë shtim të menjëhershëm të naftë së papërnuar Brent, rritje të spekulimeve për ndërprerje të zgjatur të furnizimit, rritje të kostove të transportit dhe sigurimit, si dhe shtim të presionit inflacionist global.

Nëse situata do të zgjasë, çmimi i naftës mund të kalojë pragje psikologjike të rëndësishme, si p.sh., 100 dollarë për fuçi, apo më shumë, varësisht nga kohëzgjatja e sulmit të SHBA-ve dhe Izraelit mbi Iranin dhe kundërpërgjigjet e mëtejshme të këtij vendi.

Impakti për vendet e vogla si Shqipëria

Shtimi i ndjeshëm i çmimit të naftës në botë ka efekt zinxhir. Ai sjell rritje të kostos së karburantit dhe transportit, rritje të çmimeve të produkteve ushqimore dhe mallrave, shtim të presionit mbi inflacionin dhe ngadalësim të rritjes ekonomike globale

Vendet importuese neto të energjisë, veçanërisht ato në Europë dhe Azi, janë më të ekspozuara.

Edhe pse vendi ynë prodhon naftë, ajo nuk mund të shitet me pakicë, se është shumë e rëndë dhe shkon e gjitha për eksport. Prandaj dhe çmimi i brendshëm i karburanteve tek ne lidhet 100 përqind me tregjet ndërkombëtare. Çdo rritje e naftës Brent do të reflektohen shumë shpejt në çmime më të larta të naftës dhe benzinës, në rritje të kostove të transportit dhe në presion mbi buxhetet familjare dhe biznesin. Nëse kriza e luftës në Gjirin persik zgjatet, mund të ketë ndikim edhe në normat e interesit dhe stabilitetin makroekonomik të vendit tonë.

Çmimi i naftës është reagimi i parë dhe më i dukshëm. Por pas tij fshihet një efekt domino mbi inflacionin, rritjen ekonomike dhe stabilitetin financiar botëror, por edhe të vendit tonë. Vendim-marrësiot ekonomikë të qeverisë sonë duhet ta kenë mirë parasysh këtë.

Next Post
Elisa e Çudirave

Gazidede dhe Horoskopa

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

November 9, 2026
Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

November 9, 2026
Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

November 9, 2026
Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

November 9, 2026
Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

November 9, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 9 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 9, 2026
Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

November 9, 2026
Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

November 9, 2026
Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

November 9, 2026
Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In