• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Apeli i amerikanes: Mos e lini Valbonën të shkatërrohet!

by A R
29/09/2016 08:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Veprimet e sotme janë të fundit në betejën, që nisi në janar 2016, kur u mësua për planet për të ndërtuar 14 HEC-e gjatë vetëm 30 kilometrave në lumin e Valbonës, tetë nga të cilat janë krejtësisht në brendësi të Parkun Kombëtar.

Duke ndjekur procesin formal ligjor, banorët u dorëzuan një numër ankesash zyrtare agjencive të ndryshme qeveritare, ku vunë në dukje që nga procedurat e këqia të Mjedisit, tek mungesa e informimit për publikun dhe rreziqet ekonomike që vijnë nga projektet. Në të njejtën kohë, u harxhua shumë energji në demonstrime publike për të tërhequr vëmendjen e medias dhe në shkallë vendi.

Shqetësimet e banorëve u dëgjuan dhe u mbështetën nga organizata kombëtare dhe ndërkombëtare, të tilla si WWF, EuroNatur dhe Riverwatch, të cilat bashkuan zërat e tyre drejt institucioneve të ndryshme qeveritare në nivelet më të larta.

Për fat të keq, ka patur pak ose aspak përgjigje deri tani nga qeveria shqiptare. U pranuan zyrtarisht vetëm pak ankesa. U dërgua një përgjigje, duke iu referuar një ankese të dikujt tjetër, që nuk kishte të bënte me ankesën e dërguar.

Në asnjë rast nuk u ndërmor një veprim konkret dhe në asnjë rast nuk u dërgua ndonjë informacion i kërkuar.
Ndërkohë, duke qenë se kishin konsumuar të gjitha procedurat e duhura ligjore dhe përballë rezultateve tejet të pakënaqshme, banorët e zonës të përfaqësuar nga OJF TOKA pajtuan avokatë për të ngitur padi kundër qeverisë.

Tani kemi të bëjmë me një garë kundër kohës në Valbonë për të parë se çfarë do të ndodhë më tej. Nga një anë, kemi banorët e zonës që kërkojnë mbrojtje të mjedisit, ruajtje të burimeve natyrore dhe kulturore të Shqipërisë, që shprehin shqetësim për një zhvillim të qendrueshëm dhe të shumëllojshëm ekonomik dhë që dëshirojnë të ushtrohet procesi ligjor i duhur dhe zbatimi i legjislacioni shqiptar.

Nga ana tjetër, kemi kompanitë ndërtuese dhe, për fat të keq, edhe qeverinë shqiptare, e cila, edhe pse ka pranuar në tërësi se koncesionet nuk duhej të ishin dhënë, nuk duket se shqetësohet shumë për zbatimin e tyre.

E vërteta e thjeshtë është se këto koncesione nuk duhej të ishin dhënë, pasi pasojat e tyre do të jenë katastrofike – mbi ekonominë, natyrën dhe mbi shoqërinë civile të Shqipërisë që nuk mund të mbajnë mbi vete një tjetër shembull të korrupsionit dhe makutërisë afatshkurtër që triumfojnë mbi arsyen e thjeshtë të shëndoshë.

Rezultatet afatgjata të këtyre zhvillimeve do të ishin tragjedi ekonomike dhe mjedisore dhe një çmim shumë i lartë do të paguhej nga brezat e ardhshëm.

Ndërkohë që kuptohet se ndërtuesit nuk merakosen fort për këtë çmim, të vjen keq të konstatosh se qeveria shqiptare duket se nuk ndjen as brerje ndërgjegjeje dhe as përgjegjësi, as për barrën që i ngarkohet të ardhmes, as për zgjedhjet që mund t’u mohohen brezave që vijnë.

Ndonëse është vonë, ende nuk është tepër vonë. Tani është koha e duhur. Në rast se dëgjohet zëri i arsyes, ai duhet të dëgjohet tani.

Bëje zërin tënd të dëgjohet!
Dita e sotme është një ditë shumë e zezë në Valbonë, shumë e zezë pavarësisht se qielli është i kaltër dhe moti i shkëlqyer, pasi, në rast se kjo do të ndodhë këtu, në kundërshtim të hapur me ligjin, e ardhmja është e zezë për Shqipërinë.

Unë kam ardhur këtu sepse e dua Shqipërinë siç e gjeta dhe besoj se Shqipëria është më e mirë se ajo çka po ndodh tani. Sëbashku mund të kërkojmë diçka më të mirë.
Një nga amerikanët më të shquar, Tomas Jefferson, ka shkruar dikur:

“Nëse ndonjëherë do të vendosja që të kemi një qeveri pa gazeta apo gazeta pa qeveri, nuk do të hezitoja asnjë cast për të zgjedhur të dytën”.

Kjo, pasi ai kishte kuptuar se gazetat, që sot i quajmë “media” ishin zëri i popullit, kërkesa për drejtësi, kërshëria e pashuar që të kemi një botë më të drejtë, më transparente.

Po u shtoj edhe diçka këtyre që shkrova. Ka kaq shumë argumenta për të ndaluar këto zhvillime dhe për të patur një bashkëbisedim inteligjent se si t ë zgjidhim situatën e tmerrshme që kemi trashëguar të gjithë bashkë.

Qeveria pretendon se nuk mund të bëjë asgjë, pasi e ka “trashëguar” problemin.
Po kush, në fund të fundit, do ta trashëgojë shkatërrimin e Valbonës?

Me dashuri nga Valbona
Catherine

*) Catherine Bohne, qytetare amerikane, e mbiquajtur “amerikania e Valbonës”, prej vitesh është dashuruar me Alpet shqiptare

Next Post
Dita e njeriut më të pushtetshëm në planet

Kongresi rrëzon veton e Obamës për ligjin e "11 Shtatorit"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

January 11, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

January 11, 2026
Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

January 11, 2026

Rreziku i një beteje të dështuar ndaj një drejtësie të dështuar

January 11, 2026
“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

January 11, 2026
Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

January 11, 2026
Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

January 11, 2026
Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

January 11, 2026
“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

January 11, 2026
Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In