Ankorimi i anijes muze ‘Art Explora’ në Durrës, Rama: Macron, presidenti i parë francez në Shqipëri që nga pushtimi osman! 

Në hapjen e kësaj anije muze për publikun shqiptar ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama, kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako, ambasadori i BE në Shqipëri, Silvio Gonzato, ministri i Francës për Europën, Benjamin Haddad dhe zëvendësministrja e Kulturës, Elira Pipa.

Në fjalën e tij, Rama tha se ankorimi në Shqipëri i anijes muze “Art Explora” shihej si diçka e parealizueshme më parë, ndërsa theksoi se vizita e presidentit francez Emmanuel Macron në Tiranë në vitin 2024, ishte e para “që prej periudhës së pushtimit osman”.

“Kur flasim për flamurin francez në këtë kohë bëhet diçka më normale, sepse e ndjenim larg Francën, e shikonte Ballkanin me një lloj distance.
Dua të them se që prej mbërritjes së presidentit aktual në Elize, ka një kureshtje, interes dhe vëmendje drejt Shqipërisë. Patëm dhe vizitën e parë të një presidenti francez që prej periudhës së pushtimit osman. Të thuash që nga krijimi i shtetit është e shkurtër. Për herë të parë një president francez na nderoi me ardhjen e tij dhe do na nderoj përsëri së shpejti”,- tha Rama ndër të tjera.

Stylish GIF
Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com