• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ankohet Greqia: Bandat e shqiptarëve po na vjedhin bimët medicinale!

by A R
03/07/2017 10:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Agjencia e lajmeve “Associated Press” i ka dedikuar një artikull një problematike të evidentuar mes Shqipërisë dhe Greqisë sa i përket bimëve aromatike e mjekësore.

Artikulli i publikuar ka tërhequr vëmendjen e medias ndërkombëtare duke gjetur hapësirë ripublikimi në media të tjera si Washington Post, Fox News, ABC News etj, raporton Tv Scan.

Artikulli citon autoritetet greke që thonë se “bandat e shqiptarëve të varfër po kalojnë vazhdimisht kufirin për të korrur ilegalisht në mal bimët medicinale, e kryesisht çajin e malit. Plaçkitësit më pas i shesin bimët për eksport te kompanitë farmaceutike ose kozmetike; një biznes që i siguron vendit dhjetëra milionë në vit”.

E në këtë proces, shqetësimi është se po shkatërrohen edhe bimë të rralla e të rrezikuara.

“Në Greqi është e ndaluar me ligj që të marrësh më shumë sesa një sasi të vogël për përdorim vetjak të bimëve të egra. Por ky ndalim nuk ekziston në Shqipëri, që është një nga shtetet më të varfëra të Europës. Por më e rëndësishme është se bimët zakonisht shkulen e kjo ndalon rigjenerimin natyror, kërcënon ekosistemin dhe i lë malet të zbehura. Shqiptarët pretendojnë se bimët janë aty dhe grekët nuk i marrin ato, ndaj pse të mos përfitojë dikush?” vijon artikulli.

Në artikull citohet ambientalisti grek Christos Toskos i cili shprehet se gjatë 5 viteve të fundit kjo problematikë është thelluar e kalimet e kufirit për këtë qëllim janë bërë të përditshme.

Muajt e fundit, në operacionet e realizuara për këtë qëllim, policia greke ka arrestuar të paktën 10 shqiptarë që kishin marrë dhjetëra kilogramë bimë. Në fund të qershorit tre persona u kapën me 136 kilogramë që ishin ngarkuar në dy kuaj dhe në një gomar, vijon artikulli.

Gazetari ka intervistuar edhe Filip Gjokën, kreun e shoqatës së bimëve aromatike e mjekësore i cili shprehet se shumë shqiptarë të varfër po kalojnë malet në Greqi për shkak se këtë vit ka pasur mangësi në bimët mjekësore e aromatike për shkak të temperaturave të dimrit të kaluar.

Në fund, artikulli evidenton nevojën e zgjidhjes së kësaj problematike mes autoriteteve të të dy vendeve. /b.d

Next Post
Emergjencat Civile: Ulja e temperaturave, nuk ka rrezik për vatra zjarri, por kujdes

Emergjencat Civile: Ulja e temperaturave, nuk ka rrezik për vatra zjarri, por kujdes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Prej 3 javësh protestë kundër resortit të Bashkim Ulajt, banorët e Rrjollit përplasen ashpër me policinë, të moshuarit i bie të fikët në mes të turmës

Prej 3 javësh protestë kundër resortit të Bashkim Ulajt, banorët e Rrjollit përplasen ashpër me policinë, të moshuarit i bie të fikët në mes të turmës

February 25, 2026
Bombë në rezidencën e kryeministrit Albanese? Dalin email-et kërcënuese të organizatës fetare kineze

Bombë në rezidencën e kryeministrit Albanese? Dalin email-et kërcënuese të organizatës fetare kineze

February 25, 2026
Balla takim me Marco Tarquinio: Negociatat teknike me BE synohen të mbyllen brenda 21 muajve

Balla takim me Marco Tarquinio: Negociatat teknike me BE synohen të mbyllen brenda 21 muajve

February 25, 2026
Kontrolli i Burgjeve shndërrohet në agjenci, Lamallari shpjegon ndryshimet në Kuvend: Një instrument modern për mbikëqyrjen penale

Kontrolli i Burgjeve shndërrohet në agjenci, Lamallari shpjegon ndryshimet në Kuvend: Një instrument modern për mbikëqyrjen penale

February 25, 2026
“E dënuar në Greqi”/ ILD nis hetim disiplinor për gjyqtaren Irena Gjoka

“E dënuar në Greqi”/ ILD nis hetim disiplinor për gjyqtaren Irena Gjoka

February 25, 2026
Atentati ndaj Arjan Ndojës dhe Aleksandër Lahos, SPAK rrëzon kërkesën e njërit prej të akuzuarve për gjykim të shkurtuar, shtyhet gjyqi

Atentati ndaj Arjan Ndojës dhe Aleksandër Lahos, SPAK rrëzon kërkesën e njërit prej të akuzuarve për gjykim të shkurtuar, shtyhet gjyqi

February 25, 2026
Barazia e armëve në debatin gjyqësor

Barazia e armëve në debatin gjyqësor

February 25, 2026
Peleshi në Senatin francez, takim me Presidentin e institucionit: Franca mbështetëse e palëkundur e integrimit europian të Shqipërisë

Peleshi në Senatin francez, takim me Presidentin e institucionit: Franca mbështetëse e palëkundur e integrimit europian të Shqipërisë

February 25, 2026
Lëvizte me fenelina policie në makinë për të shmangur kontrollet, arrestohet 32-vjeçari në Peqin, i gjendet armë zjarri

Lëvizte me fenelina policie në makinë për të shmangur kontrollet, arrestohet 32-vjeçari në Peqin, i gjendet armë zjarri

February 25, 2026
Shërbim Prove….

Shërbim Prove….

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In