• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balla takim me Marco Tarquinio: Negociatat teknike me BE synohen të mbyllen brenda 21 muajve

by E B
25/02/2026 12:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Bashkëkryetari i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri (SAPC), Taulant Balla zhvilloi një takim në Bruksel me Marco Tarquinio, Bashkëkryetar i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri, ku në fokus ishte ecuria e procesit të negociatave dhe thellimi i bashkëpunimit institucional.

“Ambicia e Qeverisë dhe e Kuvendit është të përmbyllim negociatat teknike brenda 21 muajve të ardhshëm, duke iu referuar edhe progresit të arritur me hapjen e të gjithë grup-kapitujve në vetëm 13 muaj. KPSA është mekanizëm kyç për dialog transparent, llogaridhënie dhe bashkëpunim mes Parlamentit Europian dhe Kuvendit të Shqipërisë.” shkruan Balla.

Gjatë takimit, dy bashkëkryetarët ranë dakord që mbledhja e radhës e KPSA-së të zhvillohet në muajin korrik në Strasburg, ndërsa sesioni pasues të mbahet në shtator në Tiranë, në funksion të forcimit të mëtejshëm të dialogut institucional dhe bashkëpunimit parlamentar BE–Shqipëri.

Next Post
Bombë në rezidencën e kryeministrit Albanese? Dalin email-et kërcënuese të organizatës fetare kineze

Bombë në rezidencën e kryeministrit Albanese? Dalin email-et kërcënuese të organizatës fetare kineze

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com