• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Barazia e armëve në debatin gjyqësor

by Java News
25/02/2026 12:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Niazi Jaho

Në panelet televizive ku janë trajtuar probleme të natyrës ligjore, ndonjë avokat është shprehur
se në debatin gjyqësor, ka patur raste që gjykatat janë treguar të njëanshme duke i dhënë avantazh prokurorit gjë që vërehet si në komentet për çështje të veçanta edhe në kërkesat e mbrojtjes për marrjen e provave të reja. Por, këto pretendime nuk janë shoqëruar me fakte dhe raste konkrete gjë që nuk i ka mundësuar publikut të ketë një vizion disi më të qartë se ç’duhet kuptuar me barazinë e armëve në procesin gjyqësor.

Është kjo arsyeja që mendova të shpreh ndonjë mendim lidhur me këtë çështje duke ju referuar
legjislacionit tonë: Kushtetutës dhe Kodit të Procedurës Penale si dhe praktikës shumë vjeçare dhe të konsoliduar të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ).

Sipas nenit 31 të Kushtetutës dhe nenit 6 të KEDNJ, gjat procesit penal, i akuzuari ka të drejtë të mbrohet vetë ose me ndihmën e një mbrojtësi ligjor të zgjedhur prej tij, t’u bëjë pyetje dëshmitarëve të pranishëm dhe të kërkojë paraqitjen e dëshmitarëve, ekspertëve dhe personave të tjerë të cilët mund të sqarojnë faktet.

Në çdo proces gjyqësor, palët (prokurori, i pandehuri dhe mbrojtësi i tij) pavarësisht nga funksionet e ndryshme që ata kanë, janë të barabartë në komentet apo debatin gjyqësor, në kundërshtimet apo kërkesat që mund të kenë, etj. Prokurori sipas nenit 24 të Kodit të Procedurës
Penale, ushtron ndjekjen penale dhe përfaqëson akuzën në gjyq në emër të shtetit, ndërsa i
pandehuri ka të drejtë të mbrohet vetë ose me ndihmën e një mbrojtësi të zgjedhur prej tij (neni
34/a i Kodit të Procedurës Penale).

Në shqyrtimin e çështjeve, provat merren dhe vlerësohen me kërkesën e palëve. Gjykata mund të
vendosë (në mënyrë të arsyetuar) pranimin ose refuzimin e këtyre kërkesave. Ajo me nismën e
saj, mund të vendosë zgjerimin e provave të paraqitura nga prokurori. Në këtë vështrim gjykata
në mbështetje të nenit 151 të Kodit të Procedurës Penale duhet të tregohet e paanshme si në
rastet e pranimit të kërkesave të prokurorit edhe në ato të palës tjetër: mbrojtjes.

Kur prokurori me qëndrimet apo veprimet e tij cenon rregullat e seancës gjyqësore, gjykata i
tërheq atij vëmendjen dhe në rast përsëritjeje njofton drejtuesin e prokurorisë. Në të njëjtën
mënyrë ajo vepron edhe me avokatin, por në rast përsëritjeje njofton dhomën e avokatisë (neni
341 i Kodit të Procedurës Penale).

Kryetari i gjykatës njofton të pandehurin se ka të drejtë që në çdo fazë të hetimit gjyqësor, të bëjë
deklarata që ai çmon të përshtatshme (Neni 358 i Kodit të Procedurës Penale). Gjykata i krijon
gjithashtu mundësitë dhe lehtësitë e nevojshme të pandehurit dhe mbrojtësit të tij të njihet me
materialet apo dokumentat që, për arsye të ndryshme nuk janë njohur më parë. Kjo ndihmon në
pregatitjen e mbrojtjes efektive.

Barazia e armëve në procesin penal është e një rëndësie të veçantë. Respektimi i këtij parimi,
nënkupton shqyrtim të çështjes me objektivitet dhe në mënyrë të gjithanshme. Secila palë duhet
të ketë mundësinë për të paraqitur çështjen e saj në kushte që nuk e vendosin atë në disavantazh
në krahasim me kundërshtarin e saj (palën tjetër). Në këtë vështrim barazia e armëve kërkon të
arrihet një ekuilibër i drejtë midis palëve në proces. Ky parim zbatohet si në çështjet penale edhe
në ato civile (shih për këtë vlerësimet e GJEDNJ, në çështjet Foucher kundër Francës 1997,
paragrafi 34, Bulut kundër Austrisë, 1996 dhe Faig Mammadov kundër Azerbajxhanit).

Barazia e armëve nënkupton gjithashtu seancën gjyqësore kontradiktore, mundësinë që palët të
kenë dijeni dhe të komentojnë të gjitha provat e paraqitura ose vërejtjet e dorëzuara për të
ndikuar në vendimin e gjykatës (shih për këtë vendimet e GJEDNJ në çështjet Brandstetter
kundër Austrisë, 1991, paragrafi 67 dhe Bajić kundër Maqedonisë së Veriut, 2021, paragrafi 59).
Në këtë vështrim tërheq vëmendjen vendimi i gjykatës lidhur me çështjen Borges kundër
Belgjikës ku kërkuesit në Gjykatën e Kasacionit i ishte refuzuar njohja me parashtrimet
paraprake të dërguara nga prokurori, madje në kundërshtim me ligjin ai (prokurori) ishte i
pranishëm edhe në dhomën e këshillimit.
Vlen të përmendet se në çështjen Jespers kundër Belgjikës, GJEDNJ është shprehur se
prokuroria është e detyruar t’i paraqitë gjykatës edhe provat që shfajësojnë të akuzuarin, madje
edhe ato që mund të ndikojnë në zbutjen e dënimit. Nëse gjykata vendos refuzimin për të thirrur
një dëshmitar ose ekspert të kërkuar nga mbrojtja duhet ta argumentojë këtë vendim.

Ka patur raste që GJEDNJ në vendimet e saj, ka tërhequr vëmendjen edhe në rastet kur mbrojtja
është caktuar kryesisht nga gjykata, por ai (avokati) ka patur boshllëqe profesionale. Kështu p.sh
në çështjen Elu kundër Turqisë, ajo është shprehur se: edhe në rastet kur gjykata avokatin e
cakton kryesisht, është e nevojshme që ai të ketë aftësi profesionale, në të kundërtën përfaqësimi
nuk mund të konsiderohet efektiv.

Duke përmendur disa vendime të GJEDNJ që kanë të bëjnë kryesisht me zbatimin e parimit të
barazisë së armëve, lexuesit llogjikisht i lind pyetja: po tek ne si qëndron kjo çështje. Nuk e di
nëse tek ne ka ose jo raste të tilla ose të ngjashme me këto. Supozoj se po. Nuk i përjashtoj. Nëse
këtë e konfirmon praktika ato duhen parandaluar nga vetë sistemi tonë i brendshëm gjyqësor.
Vlerësimet e GJEDNJ janë të detyrueshme, por mbi të gjitha ato na ndihmojnë.

Në përfundim u sugjeroj avokatëve (përfaqësuesve të të pandehurve) që në këtë drejtim
konstatimin e bazuar ta shoqërojnë me reagimin në përputhje me ligjin.

Next Post
Atentati ndaj Ndojës dhe Lahos, SPAK rrëzon kërkesën e njërit prej të akuzuarve për gjykim të shkurtuar, shtyhet gjyqi

Atentati ndaj Ndojës dhe Lahos, SPAK rrëzon kërkesën e njërit prej të akuzuarve për gjykim të shkurtuar, shtyhet gjyqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas takimit me diasporën, Kryeministri Rama nesër në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së!

Pas takimit me diasporën, Kryeministri Rama nesër në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së!

September 24, 2026
Opozita mban ‘peng’ foltoren edhe pas rikthimit në Kuvend, mazhoranca kalon direkt në votim dhe miraton me shumicë votash 2 projektligjet!

Opozita mban ‘peng’ foltoren edhe pas rikthimit në Kuvend, mazhoranca kalon direkt në votim dhe miraton me shumicë votash 2 projektligjet!

September 24, 2026
Një person shkon i plagosur në spitalin e Lezhës, transportohet me urgjencë drejt Traumës në Tiranë!

Një person shkon i plagosur në spitalin e Lezhës, transportohet me urgjencë drejt Traumës në Tiranë!

September 24, 2026
U arrestua i fshehur në Rusi, si u zbulua rrjeti i Salvatore Aliut: Të paktën 50 tonë kokainë e trafikuar dhe 491 pasuri nën sekuestro

U arrestua i fshehur në Rusi, si u zbulua rrjeti i Salvatore Aliut: Të paktën 50 tonë kokainë e trafikuar dhe 491 pasuri nën sekuestro

September 24, 2026
Rubio akuza të forta Beogradit: Serbia është e përfshirë në çështje potencialisht problematike dhe shpërthyese!

Rubio akuza të forta Beogradit: Serbia është e përfshirë në çështje potencialisht problematike dhe shpërthyese!

September 24, 2026
VIDEO/ Protesta te Kuvendit, policia rrethon të gjitha rrugët që të çojnë në Parlament, arrestohen disa persona!

VIDEO/ Protesta te Kuvendit, policia rrethon të gjitha rrugët që të çojnë në Parlament, arrestohen disa persona!

September 24, 2026
Vijojnë tensionet politike në sallën e Kuvendit, ndërpritet për herë të tretë seanca plenare!

Vijojnë tensionet politike në sallën e Kuvendit, ndërpritet për herë të tretë seanca plenare!

September 24, 2026
“Një dhimbje e madhe”, reagon Begaj pas tragjedisë që mori jetën e nënës së re dhe dy fëmijëve në Shkodër

Siguria Kombëtare/ Presidenti Begaj takon kreun e komanduar të SHISH, ministrin Demo dhe kryepolicin Hita: U diskutuan çështjet e aktualitetit

September 24, 2026
Tensione në protestën te Kuvendi, përplasje me policinë afër selisë së PD-së! 10 të shoqëruar për sulm ndaj efektivëve, disa prej tyre arrestohen!

Tensione në protestën te Kuvendi, përplasje me policinë afër selisë së PD-së! 10 të shoqëruar për sulm ndaj efektivëve, disa prej tyre arrestohen!

September 24, 2026
Protesta para Kuvendit, i moshuari humb ndjenjat, thirret ambulanca!

Protesta para Kuvendit, i moshuari humb ndjenjat, thirret ambulanca!

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com