• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ankimimi i PD për koalicionin ‘Shtëpia e Lirisë’/ Mblidhet sot KAS, shqyrtohet kërkesa

by Java News
07/02/2022 07:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot në orën 08:30 do të shqyrtohet në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) kërkesa e Partisë Demokratike për të zhbërë koalicionin ‘Shtëpia e Lirisë’ për zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashkitë e vendit. Relatori i kërkesës ankimuese i zgjedhur nga KQZ është Ledio Braho, ndërsa vendimi pritet të jepet në orët e pasdites.

Edhe pse Sali Berisha u përjashtua nga KQZ si pjesë e koalicionit ‘Shtëpia e lirisë’ duke mbetur vetëm LSI dhe PDK, vendimi nuk ka kënaqur Partinë Demokratike, e cila ka dërguar ankimim në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) kundër këtij koalicionin. PD parashtron 3 argumente, dorëzimi i kërkesës për koalicion nga LSI para se të regjistroheshin si parti, u përdorën simbolet e saj pa miratimin e kryedemokratit si dhe mbetët ende e paqartë se cila parti do të propozojë kandidatët për 6 bashkitë në zgjedhjet e 6 marsit.

PD shkruan se kërkesa e paraqitur nga LSI-PDK dhe Komisioni i Rithemelimit u dorëzua para se këto të regjistroheshin si subjekte zgjedhore, duke rënë në kundërshtim me Kodin Zgjedhor. Për këtë arsye PD thotë se këtyre partive u mungon legjitimiteti.

‘Komisionit Rregullator, ka përcaktuar qartë afatin për paraqitjen e kërkesave për regjistrimin e koalicioneve, 24 ore pas miratimit të kërkesave të partive politike, që përkon me datën 03.02.2022. Ne këtë datë, asnjë subjekt zgjedhor nuk ka paraqitur kërkesën për regjistrim si koalicion zgjedhor. Në këtë kuptim, kjo kërkesë është bëre jashtë afatit ligjor’, argumenton PD.

Një tjetër pikë që mbështetet PD ku kërkon mosnjohjen e këtij koalicioni është edhe përdorimi i simboleve të saj nga  “Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit” të Berishës, dhe se ky komision nuk figuron i regjistruar si subjekt zgjedhor dhe as si parti politike.

“Kërkesa dhe marrëveshja përmbajnë referenca te Partia Demokratike e Shqipërisë, në kushtet kur kjo e fundit as nëpërmjet kryetarit të saj apo ndonjë personi tjetër te autorizuar nga ana e tij, nuk shprehur vullnetin për të qenë pjesëmarrëse në këtë koalicion”, shkruan PD.

Gjithashtu sipas PD marrëveshjes i mungon edhe një element tjetër i rëndësishëm që ka të bëjë me përcaktimin e numrit të kandidatëve nga secila parti politike.

“Në kushtet kur subjekti “Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit” është përjashtuar nga marrëveshja, mbetet e paqartë se cila parti politike do te propozoje kandidatet e koalicionit”, shkruan PD

Një ditë më parë KQZ vendosi largimin e Berishës nga koalicioni “Shtëpia e Lirisë” ndërsa pranoi krijimin e saj vetëm mes dy partive të regjistruar në këto zgjedhje LSI-së dhe PDK-së. Ashtu siç ligji e diktonte, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi vendosi largimin e Komisionit të Rithemelimit të Sali Berishës, pasi nuk ishte regjistruar si parti dhe përdorte simbolet e një partie tjetër të kryesuar nga Lulzim Basha.

g.kosovari

Next Post
Fati i Ilir Metës në Kushtetuese/ Vota e Marsida Xhaferllarit mes Presidentit dhe SHBA-ve, Tusha vendimtare për shkarkimin, ja 4 mesazhet kundër aleatit kryesor të Berishës 

Meta ‘përballë’ Kushtetueses/ Sot seanca e radhës për shkarkimin e tij. Priten përgjigjet për 70 pyetje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjerimi i Tiranë–Durrës, ja datat dhe oraret kur do të bllokohet aksi pranë Mbikalimit të Kasharit

Zgjerimi i Tiranë–Durrës, ja datat dhe oraret kur do të bllokohet aksi pranë Mbikalimit të Kasharit

August 31, 2026
“Trembet” Tajvani: Kina po forcon kontrollin ajror dhe detar përreth nesh

“Trembet” Tajvani: Kina po forcon kontrollin ajror dhe detar përreth nesh

August 31, 2026
Makabër në Malin e Zi, ekzekutohen tre të rinj në një poligon qitjeje

Makabër në Malin e Zi, ekzekutohen tre të rinj në një poligon qitjeje

August 31, 2026
Vdes papritur ish e dashura e McGonigal, zbuloi detaje për aktivitetet e ish-zyrtarit të FBI

Vdes papritur ish e dashura e McGonigal, zbuloi detaje për aktivitetet e ish-zyrtarit të FBI

August 31, 2026
FOTO/ Del vendimi për maturantët, çfarë do të ndryshojë për provimin e matematikës

Shqipëria përafron legjislacionin me BE-në për njohjen e kualifikimeve profesionale, ja 7 objektivat që synohen

August 31, 2026
(Procedurat) Fondet te “e-Albania”/ Fermerët mund të aplikojnë nga shtëpia!

Fondet për fermerët, AZHBR shtyn deri më 11 shtator afatin për skemën, u jep më shumë kohë për plotësimin e dokumenteve!

August 31, 2026
Protesta, hija e vetvetes?

Protesta pa kokë, për kë do të votojnë ‘revolucionarët’ në maj 2027?!

August 31, 2026
Hoxha takohet me homologen Meinl-Reisinger: Austria mbështetëse e palëkundur e rrugës së Shqipërisë drejt BE-së!

Hoxha takohet me homologen Meinl-Reisinger: Austria mbështetëse e palëkundur e rrugës së Shqipërisë drejt BE-së!

August 31, 2026
10 futbollistët e vitit 2022/ Messi shpallet lojtari më i mirë, Ronaldo mbetet jashtë renditjes

Legjenda e gjallë e Argjentinës, 6 trofe të rëndësishëm, 207 ndeshje dhe 125 gola! “Marka” që Messi i lë kombit të futbollit!

August 31, 2026
Raportohen 38 vatra zjarri. Situatë e rënduar në Lurë, Priskë dhe Elbasan, ndërhyrje nga toka dhe ajri. Përmirësohet situata në Krujë

Luftë me flakët në Dajt dhe Dibër, Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 4 vatra aktive, nuk ka rrezik për banesat!

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com