• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ankimimi i gjyqtarëve për reformën, Kushtetuesja shqyrtim më 19 korrik

by A R
29/06/2017 09:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë më datë 19 korrik ankimimin e gjyqtarëve për tre ligjet e reformës në drejtësi. Ankimimi do të bëhet vetëm mbi bazë dokumentesh. Unioni dhe Shoqata e gjyqtarëve kanë depozituar një padi në Kushtetuese për disa nene specifike të vetingut si dhe të disa pikave në dy ligjet bazë të tjera.

Bëhet fjalë për ligjin e organeve të qeverisjes së drejtësisë dhe të statusit të gjyqtarëve. Shoqatat e Gjyqtarëve kërkojnë që gjykata të shfuqizojë si të papajtueshme me kushtetutën kushtet e zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, konkretisht nenin 7 në pikat a dhe c ku thuhet se gjyqtarët në kohën e kandidimit, të kenë ushtruar funksionin e gjyqtarit për të paktën 10 vjet dhe të jenë vlerësuar të paktën “shumë mirë” në dy vlerësimet e fundit të performancës etike dhe profesionale.

Gjyqtarët kërkojnë shfuqizimin e pikës 1 të nenit 59 ku thuhet se Kryetari dhe Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor zgjidhen në mbledhjen e parë të Këshillit nga radhët e anëtarëve jogjyqtarë me shumicën e thjeshtë të votave të anëtarëve. Këtu kërkohet të hiqet fjalë zëvendëskryetari. Ndërsa në pikën 8 të nenit 62, ku thuhet se Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit përbëhet nga 2 anëtarë jo gjyqtarë dhe 1 anëtar gjyqtar, shoqata e gjyqtarëve kërkon që të hiqen fjalët 2 anëtarë jo gjyqtarë dhe 1 anëtar gjyqtar.

E njëjta gjë kërkohet edhe në pikën 13 të nenit 62 ku ligji citon: Për shqyrtimin e ankimeve kundër vendimeve të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për arkivimin e ankimit ose pushimin e hetimit ndaj një gjyqtari, krijohet një komision i përkohshëm i përbërë nga 2 anëtarë jo gjyqtarë dhe 1 anëtar gjyqtar. Shoqata e gjyqtarëve kërkon të shpallen si të papajtueshme me kushtetutën edhe pika 6 e nenit 68, pika 2 e nenit 72, pika 1 e nenit 157, pika 8 dhe 13 e nenit 160, pika 6 e nenit 166 dhe pika 2 e nenit 175. Shoqata ka kërkuar shfuqizimin e disa pikave edhe të ligjit për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, një tjetër ligj i goditur më parë në gjykatën kushtetuese nga unioni edhe më parë. Kërkesa është bërë më datën 25 maj dhe ky është ankimimi i 4 që vjen në Gjykatën Kushtetuese për ligjet e reformës në drejtësi pas ligjit të Vettingut dhe ligjit për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. /b.d

Next Post
Drejtësia për 21 Janarin/ Ja si debaton Rama në facebook me komentuesit

"Pas 4 vjetësh mos u anko se të luante timonin Pandi, shkelte frenat Braçja..."

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 5 tetor 2026: Binjakët nisin javën me sukses

October 5, 2026
Në prag të reshjeve, Bashkia Tiranë pastron Lanën dhe paralajmëron ndotësit: Kundërvajtësit do gjobiten

Në prag të reshjeve, Bashkia Tiranë pastron Lanën dhe paralajmëron ndotësit: Kundërvajtësit do gjobiten

October 5, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

10 futbollistët me më shumë kontribute për gola në histori

October 5, 2026
Vetëm pak orë pas miratimit në Kuvend, Begaj dekreton ligjin për formulën e re të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve!

Viti i ri akademik, Begaj: Investimi në arsim, më i sigurti për zhvillimin e shoqërisë

October 5, 2026
Ekzekutimi dështoi dy herë| Vrasësja në SHBA në gjendje kritike, prognoza ende e paqartë

Ekzekutimi dështoi dy herë| Vrasësja në SHBA në gjendje kritike, prognoza ende e paqartë

October 5, 2026
Ndryshimi i Ligjit për Specialen, sot seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës

Ndryshimi i Ligjit për Specialen, sot seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës

October 5, 2026
Djali i Jair Bolsonaros mund Lulan, por sërish nuk zgjidhet president

Djali i Jair Bolsonaros mund Lulan, por sërish nuk zgjidhet president

October 5, 2026
FOTOT/ Mësuesja i dërgonte foto të zhveshura të dashurit, por gabimisht i’a nis një studenti

Vetëm 14% e shqiptarëve verifikojnë informacionin online, ndër më të ulëtat në Europë

October 5, 2026
“Të zgjatet vettingu”/ BE dhe SHBA deklaratë të përbashkët: Reforma në Drejtësi po jep rezultate!

“Kopjojmë Italinë, por nuk kemi infrastrukturë”, avokati: Sistemi i drejtësisë, në kolaps

October 5, 2026
Vera zgjatet në Shqipëri, raporti: Deri në 25 ditë më shumë me temperaturë mbi 25°C

Vera zgjatet në Shqipëri, raporti: Deri në 25 ditë më shumë me temperaturë mbi 25°C

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com