Shkatërrimi i plantacioneve me kanabis në Lazarat, duket se ka detyruar shqiptarët trafikantë anembanë botës që të nisin të mbjellin kanabis.
E fundit vjen nga ku tre shqiptarë janë arrestuar dhe dënuar nga drejtësia britanike, për ndërtimin e një ferme ku kultivonin kanabis në qytetin Wigan.
Sipas policisë, vlera e kanabisit të mbjellë në këtë fermë kapte vlerën e 500 mijë stërlinave.
Tre shqiptarët Vullnet Cjapi, Afrim Hoxha dhe Ledian Kola, të cilët pranuan akuzat për prodhim kanabisi, janë dënuar secili me nga 3 vite e 4 muaj burg.
Sipas gazetës Vigan Today, që raporton dënimin e shqiptarëve, ata kishin marrë me qera një shtëpi trekatëshe brënda të cilës kishin mbjellë nëpër vazo mijëra rrënjë kanabis.









