• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Angazhimi i qeverisë për strehimin, trondit PD-në: Dhe tragjedinë afgane Rama kërkon ta kthejë në propagandë Gëbelsiane

by Java News
18/08/2021 18:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përpjekjet e qeverisë dhe të Edi Ramës për një akomodim sa më të shpejtë dhe të mirë të afganëve të larguar pas ardhjes së talibanëve në pushtet, ka shqetësuar PD-në.

Përmes ish ministrit të Jashtëm Tritan Shehu, partia më e madhe opozitare ka sulmuar Edi ramën se po kërkon ta kthejë këtë tragjedi në propagandë.

Postimi i plotë i Shehut:

Edhe tragjedine afgane Rama kerkon ta ktheje ne propagande Gebelsiane.

Fanfara, teatralitet dhe “entusiazem” nga Qeveria per te pritur ata afgane fatkeq!

Intervista, deklarata “emocionalizuese” nga Rama ne nje sere mediash, duke u cfaqur jo si nje prites qe thjesht po ben detyren e tij, por sikur te ishte shpetimtari i atij atij populli te katandisur kaq keq.

Role patetike, krejt te pa pershtateshme keto te Kryeministrit.

Ketu nuk eshte fjala as per “zakone e tradite shqiptare”, as per vlerat e “popullit shqiptar” as per kanun a dicka tjeter te tille.

Ketu nuk eshte fjala as per “miq e vellezer”  afgane, qe realisht jane shume larg nesh e me kujtojne keshtu “miqte e vellezerit kineze”, as per ndjenja personale te Rames, qe kerkon te marre pamjen e nje “prezence hyjnore”.

Pallavra, teatralitete bajate keto, primitivizma shume larg civilizimit, te cilit ne i perkasim, qe vetem te bejne te shqyesh gazi.

Ne kete rast ne nuk po bejme asgje me shume se sa detyren ndaj aleances e aleateve, nen te cilen luftuam edhe ne Afganistan.

Kemi te bejme me nje kerkese te ShBA e NATO, te ciles Shqiperia duhet t’i pergjigjet pozitivisht, ne permbushje te obligimeve tona.

Ndersa Rama cuditerisht po ben te gjitha piruetat per ta mohuar kete, kur tashti duhet te informoje institucionet e publikun, te beje transparencen e te dhenave me termat e ketij projekti, e te prezantoje masat konkrete te realizimit.

Mjafton te shikohet e degjohet ne ekran qe nga Draghi i Italise, Merkeli e deri te kryeministri i Kanadase ne pronocimet e tyre te thjeshta, transparente, konkrete, per te kuptuar si po e ben ai qesharak imazhin tone para botes se emancipuar.

Kete duhet te beje Rama, thjesht detyren, pa fshehur te verteten racionale te inisiatives.

Ne fakt vetem kete ai nuk po e ben, sic nuk e ka bere edhe deri me tash ndaj institucioneve e opinionit shqiptar…te tjerat jane vetem fishekzjare pimitivizmi e cfaqje kompleksesh./m.j

Next Post
Ish-agjenti special në FBI/ Mbërrin në Shqipëri këshilltari i ri i BKH, takim me Yuri Kim: Mbështetje SPAK

Ish-agjenti special në FBI/ Mbërrin në Shqipëri këshilltari i ri i BKH, takim me Yuri Kim: Mbështetje SPAK

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Balla në takimin e KPSA: Shpresojmë që vendimi i Apelit për krerët e UÇK të jetë i drejtë dhe pa ndikim politik! Reforma Territoriale kalon në…

Lokalet 2027/ Balla: Nuk kemi një propozim për datën, respektojmë kompetencën e presidentit

October 29, 2026
Barack Obama kritikon ashpër Trumpin në përpjekjen e fundit për zgjedhjet e mesit të mandatit

Barack Obama kritikon ashpër Trumpin në përpjekjen e fundit për zgjedhjet e mesit të mandatit

October 29, 2026
Taksat që ndryshojnë nga 1 janari 2019, ulet tatimi mbi dividentin

Paketa fiskale 2027, Dhoma Amerikane e Tregtisë i kërkon qeverisë të rishqyrtojë rritjen e taksave

October 29, 2026
Masakra e Padalishtës në Kosovë, arrestohen dy të dyshuar për krime lufte

Masakra e Padalishtës në Kosovë, arrestohen dy të dyshuar për krime lufte

October 29, 2026
Ngrohja globale kërcënon shtëpizat malore në Alpet Zvicerane: Gjysma e tyre në rrezik shembjeje nga shkrirja e ngricave

Ngrohja globale kërcënon shtëpizat malore në Alpet Zvicerane: Gjysma e tyre në rrezik shembjeje nga shkrirja e ngricave

October 29, 2026
Kandidatët kryesorë për të zëvendësuar presidenten e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde

Kandidatët kryesorë për të zëvendësuar presidenten e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde

October 29, 2026
“KLP nuk është mbledhur kurrë”, avokati i Veliajt: Po anashkalohen procedurat për të legjitimuar Dadon

“Veliaj, me tre të dënuar përjetë” / Avokati: Njëri prej tyre, personazh i njohur i krimit!

October 29, 2026
Gjermania dhe Koreja e Jugut thellojnë partneritetin e sigurisë mes shqetësimeve Rusi-Kore e Veriut

Gjermania dhe Koreja e Jugut thellojnë partneritetin e sigurisë mes shqetësimeve Rusi-Kore e Veriut

October 29, 2026
Britania e Madhe po përgatitet për luftë? Nxjerr në lundrim tri nga katër nëndetëset bërthamore

Britania e Madhe po përgatitet për luftë? Nxjerr në lundrim tri nga katër nëndetëset bërthamore

October 29, 2026
Vendimi i Apelit për bojkotin, avokatët presin Dhomën e Avokatisë, shtyhet seanca ndaj Beqajt

Vendimi i Apelit për bojkotin, avokatët presin Dhomën e Avokatisë, shtyhet seanca ndaj Beqajt

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In