Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në vendin tonë, Juri Kim, zhvilloi sot takime prezantuese me ministrin në Detyrë të Punëve Europiane dhe të Jashtme, Gent Cakaj, ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, dhe ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.
Gjatë takimeve, ambasadorja Kim shprehu vlerësimin e thellë të Shteteve të Bashkuara për kontributet e Shqipërisë si një aleate e NATO-s dhe mbështetjen e saj të rëndësishme në misionet tona të përbashkëta.
Diplomatja gjithashtu rikonfirmoi angazhimin e Shteteve të Bashkuara në ndihmë teknike për zbatimin e reformës në drejtësi dhe premtoi mbështetje të vazhdueshme për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. /e.s/