• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lufta bëhet në gjunjë

by Frrok Çupi
28/01/2020 18:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Të gjitha palët kanë rënë në gjunjë:

Presidenti i Republikës, një luftëtar i çartur i stilit shia pas- Mesjetë, është afruar në gjunjë para altarit të armikut të tij dhe po bën kryqin. Fotografinë e Edi Ramës me kancelaren Merkel e përcolli si ikonë shenjtorësh. Poshtë fotos shkroi, pak a shumë: ‘Ja kjo është, këtu duhet të bëjmë e të shkojmë në Evropën e qytetërimit kristian’. Deri tani për Ilir Metën ‘kryqi’ i qytetërimit perëndimor kishte qenë një simbol djalli, hitlerian po deshe. Mbi të gjitha, qeverinë Rama dhe parlamentin i kishte quajtur ‘banda kriminale’. Në emër të eliminimit të bandës parlament, presidenti ishte ngritur më këmbë dhe luftonte me të gjitha armët: ‘O e mund djallin, o vras veten si presidenti anti- amerikan Allende!’, kishte thërritur…, por më këmbë.

Tani është ulur në gjunjë para altarit me foton e engjëllit Rama.

Kryetari i Partisë Demokratike dhe i quajtur ‘i mbarë opozitës’, ka hedhur armët e vjetra.

Njëra prej tyre ishte ‘shpata e harruar’ që personazhi i novelës së shkrimtarit Franz Kafka e mbante që prej Luftës së Parë. Shpata e harruar i rrinte tjetrit në kurriz, mes mishit e kockës, por që nuk e vinte re; shpata i ishte bërë njësh me trupin. Për Lulzim Bashën, si armë e vjetër u duk vetë paraardhësi, kryetari Berisha, si dhe metoda e tij luftarake. Opozitari aktual e ka harruar ‘shpatën e vjetër’ dhe ndjek vijën e re politike europianiste, si të mos kishte ekzistuar ‘historia e vjetër’ me dy kryetarë. Edhe zërin e çjerrë, me fraza lineare të bezdisshme, e ka lënë diku larg njerëzve. ‘Burizani partizan’ nuk shfaqet më në luftë, edhe pse lufton për të rrëzuar qeverinë…, por në gjunjë.

Kryetari i qeverisë, Rama, ndodhet mes Berlinit dhe Burizanës. Aq sa ç ’gjunjëzohet para Berlinit dhe Evropës mbarë për të garantuar fonde që të shuajë vuajtjen e Burizanës pas tërmetit, aq gjunjëzohet para çdo të pastrehu pas tërmetit. Edi Rama, i vetëm në luftë për të mbyllur plagët e vjetra e të reja, ka harruar investimet, ka harruar Unazën e Madhe, Teatrin, Bibliotekën… Vrasësit, si minjtë e fjalës së urtë, kryejnë akte monstruoze, sepse ‘qeveria është në gjunjë’…

Të gjithë kanë varur armët:

Ilir Meta i ka varur në një shpresë fluide. Ai që dje ndjehet i lumtur pse takoi edhe ambasadoren e re të Shteteve të Bashkuara. Zonja Yuri Kim mund të jetë ambasadorja e fundit në jetën e Metës si president me të cilën takoi duart. Deri më sot, nëpër kafene, ishte thënë se ‘ambasadorja e re nuk shkel në këtë vend para se të ikë Meta’, mirëpo ja mrekullia ku var armët presidenti. Deri tani kishte shpresë se në Amerikë do të ndodhte ‘gjëma’ me presidentin Trump, por edhe kjo po i dështon. Kishte menduar se me 200 petritë të LSI dhe PD do t’i vinte flakën Parlamentit e gjykatave, por kjo iku qëkur iku Basha. Kishte shpresuar se Haradinaj do t’i ndërtonte kështjellën e Drakulës në malet e Namuna, ku të prehej i qetë pas neverisë në vendin e tij.., por edhe këtë s’e lejuan amerikanët. Presidenti Meta kishte shpresuar se do të ngjallej nga hiri vetë fuqia komuniste e kryeministrit model Shehu, por as kjo. Më në fund kishte menduar se do të kthehej së prapthi vetë Republika dhe ky të sundonte pa qeveri, pa parlament, pa shkolla…, por edhe kjo nuk mund të bëhej.

Pritet fundi i Marsit që të shkarkohet nga posti. Nëse nuk e shkarkojnë, atëherë shkarkohen të gjithë të tjerët.

Tani i ka varur armët në një pemë të përjetshme që quhet ‘faktori kohë’.

Kryetari i Opozitës ka ndërruar disa ‘çengelë’ ku varen armët: Fillimisht në një marrëveshje me kryeministrin Rama. Pastaj në një foto prej dylli me presidentin Trump. Kohët e fundit i thanë se dy prokurorë të vegjël të Tiranës mund ta lirojnë nga akuza për lobim në Amerikë me fonde ruse ose të paidentifikuara… Kohët e fundit ka zgjedhur që të presë pa zë. Filozofi i lashtë grek, Sokrati, thoshte ‘jeto pa u dukur’, por kjo ka ndodhur para se Basha të merrte PD-në. Lul Basha, tashmë me emër të shkurtuar ‘Lul’ që të duket sa më pak, është duke pritur të shkëmbejë barrën e akuzave me shërbesën politike në dobi të kundërshtarit. Nëse ndodh kjo, atëherë shpresat e larta popullore për ‘Reformën e re në Drejtësi’ bien në gjunjë…

Kryeministri Rama, sikur të mos ishte tërmeti e sikur të mos ishte vëmendja kaq e fokusuar në rajon e Shteteve të Bashkuara, me siguri do të kishte mjaft kohë që të merrej me të tjerët përballë…

Të gjithë ‘armiqtë’ kanë rënë në gjunjë përballë njëri tjetrit. Kjo i ka frikësuar njerëzit e vendit tonë se ‘edhe një herë po thuret një lojë’. Në fakt, ulja në gjunjë ka më shumë lidhje me lojën e kumarit se me luftën. Por edhe një lidhje me ‘luftën’ e ka kjo gjendje: Këta mendojnë se mund të ngrihen më këmbë sapo të largohet Amerika… Si zor duket. /VERITAS.COM.AL/

Next Post
Pendohet autori i vrasjes në Korçë: Nuk doja, por më dëmtoi varrin e nënës

Pendohet autori i vrasjes në Korçë: Nuk doja, por më dëmtoi varrin e nënës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Harmoni ngjyrash dhe formash/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

Harmoni ngjyrash dhe formash/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

June 21, 2026
VIDEOLAJM/ Dita e 22-të e protestës para Kryeministrisë, ja pjesëmarrja e tubuesve

VIDEOLAJM/ Dita e 22-të e protestës para Kryeministrisë, ja pjesëmarrja e tubuesve

June 21, 2026
Shqiptari i Luginës së Preshevës rri gatitu para xhandarit serb, por ja që merr turrin të shkojë në Tiranë për të protestuar kundër Edi Ramës

Shqiptari i Luginës së Preshevës rri gatitu para xhandarit serb, por ja që merr turrin të shkojë në Tiranë për të protestuar kundër Edi Ramës

June 21, 2026
VIDEO/ I bëri thirrje administratës që t’i bashkohet tubimit, protestueses ia ndërpresin fjalën

VIDEO/ I bëri thirrje administratës që t’i bashkohet tubimit, protestueses ia ndërpresin fjalën

June 21, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Kali i pushtetit

June 21, 2026
Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?!

Protesta që e di cilët do të heqë nga puna, por jo cilët dëshëron të marrë në punë

June 21, 2026
I shkruan emrin mbi një kosh mbeturinash, reagon Ardit Bido: Albin Kurti, ç’punë kanë aktivistët e VV të më piketojnë?

I shkruan emrin mbi një kosh mbeturinash, reagon Ardit Bido: Albin Kurti, ç’punë kanë aktivistët e VV të më piketojnë?

June 21, 2026
“Epsteini” ynë

Mos ia hiqni Albin Kurtit meritat për protestat në Tiranë

June 21, 2026
“Pak relaks me llajkefollouve të gunës”, video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës

“Pak relaks me llajkefollouve të gunës”, video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës

June 21, 2026
Dita e 22-të e tubimit në Tiranë/ Protestuesit mblidhen në sheshin “Skënderbej”, pritet marshimi i përhershëm drejt Kryeministrisë

Dita e 22-të e tubimit në Tiranë/ Protestuesit mblidhen në sheshin “Skënderbej”, pritet marshimi i përhershëm drejt Kryeministrisë

June 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In