• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Anëtarësimi në BE/ “Jemi në një moment vendimtar për Shqipërinë dhe RMV!”

by
24/06/2022 19:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetarja Erisa Zykaj, në një lidhje me “Skype” me emisionin “Ballkan” në Abc të gazetares Linda Karadaku, ka folur për “kthesën” e madhe në Bruksel, ku mesa duket do të ketë një lajm të mirë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave, pasi një ditë më parë u duk sikur edhe këtë vit nuk do të kishte çelje negociatash.

Zykaj tha se ndodhemi në një moment vendimtar të procesit të hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian.

“Ndodhemi në një moment vendimtar të procesit të hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian. Pas votimit pro heqjes së vetos bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut me shumicë të gjerë në parlamentin bullgar, rruga duket e hapur për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për të ecur përpara në rrugën e tyre të integrimit europian. Ndërkohë, përfaqësues zyrtarë të Maqedonisë së Veriut kanë deklaruar, se e konsiderojnë propozimin e votuar nga Bullgaria si të papranueshëm. Por Bashkimi Europian mbetet optimist për finalizimin e propozimit lidhur me kuadrin negociues me Maqedoninë e Veriut. Nga burimet e Bashkimit Europian, kosndierojnë, se mund të ndërtohet terreni, që edhe Maqedonia e Veriut të afrojë qëndrimin e saj me propozimin bullgar”, tha Zykaj.

Gjithashtu Zykaj solli në kujtesë edhe përgjigjen e presidentit të Francës Emmanuel Macron dhënë për Abc mbrëmjen e së enjtes, i cili ishte i pari që ha lajmin optimist për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Zykaj tha se në konferencën për shtyp në ditën përfundimtare të samitit europian të 23 dhe 24 qershorit, presidenti  fancez, Emmanuel Macron ka përshëndetur votimin në parlamentin bullgar, që hap rrugën për negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe duke bërë këtë hap edhe rrugën për Shqipërinë.

“Në orët në vijim do vazhdojmë me detajet teknike që të finalizojë një marrëveshje në ditët që vijnë. Makineria e Bashkimit Europian këtu është gati të punojë për aprovimin e vendimit zyrtar dhe të zbatojë atë që mund të vendoset” ka deklaruar presidenti francez Macron.

/e.d

Next Post
FOTO/ “Jam në Tiranë”! Në gjurmët e nënës së zhdukur nga Librazhdi që la 2 fëmijët e ikën me 20 vjeçarin, ja SMS-ja që dërgoi

FOTO/ “Jam në Tiranë”! Në gjurmët e nënës së zhdukur nga Librazhdi që la 2 fëmijët e ikën me 20 vjeçarin, ja SMS-ja që dërgoi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sekretet e Michelangelos dalin në dritë pas 500 vitesh, zbulohet peneli i veçantë që përdori në kryeveprën e tij

Sekretet e Michelangelos dalin në dritë pas 500 vitesh, zbulohet peneli i veçantë që përdori në kryeveprën e tij

November 1, 2026
Rama emëron si këshilltare një stratege për median, vjen nga Maqedonia e Veriut

Rama emëron si këshilltare një stratege për median, vjen nga Maqedonia e Veriut

November 1, 2026
Edi Rama shpërndan pamjet: Përfundon Loti 2 i rrugës Papër–Ura e Grykshit në Elbasan

Edi Rama shpërndan pamjet: Përfundon Loti 2 i rrugës Papër–Ura e Grykshit në Elbasan

November 1, 2026
Koreja e Veriut teston bombën thërrmuese për raketat balistike

Koreja e Veriut teston bombën thërrmuese për raketat balistike

November 1, 2026
Mjaft me Instagram dhe TikTok për personat nën 15 vjeç, Turqia vendos rregulla të rrepta për mediat sociale

Mjaft me Instagram dhe TikTok për personat nën 15 vjeç, Turqia vendos rregulla të rrepta për mediat sociale

November 1, 2026
“Vetëm ushtria e di çfarë ka ushtria!” / Nufi flet për blerjet sekrete: Një dorë e huaj ose vendase kërkon të na sabotojë

“Vetëm ushtria e di çfarë ka ushtria!” / Nufi flet për blerjet sekrete: Një dorë e huaj ose vendase kërkon të na sabotojë

November 1, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Serbi, përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

Zgjedhjet parlamentare në Serbi, përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

November 1, 2026
Gracka ku ra gazetari Fevziu

Kujt i shërbejnë sulmet, inatet personale dhe mllefet ndaj Shqipërisë? 

November 1, 2026
SHBA/ Zgjedhjet e mesmandatit nën tension, hetim në Alaskë dhe përplasje për 20 mijë vota në Kaliforni

SHBA/ Zgjedhjet e mesmandatit nën tension, hetim në Alaskë dhe përplasje për 20 mijë vota në Kaliforni

November 1, 2026
Identifikohen personat që iu vendos eksploziv në Durrës, dy shpërthime brenda 40 minutash

I vendoset tritoli një dyqani lulesh në Tufinë, policia identifikon autorin

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In