• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ançeloti, i pari trajner i huaj i perfaqësues braziliane dhe disa gjykime…

by Java News
16/07/2023 12:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ançeloti, i pari trajner i huaj  i perfaqësues  braziliane dhe disa

Nga  Skifter Këlliçi

…Dhe emërohet trajner i kësaj përfaqësuese, pesë herë kampione e botës, jo si zakonisht pra për  të marrë drejtimin e saj pas disa javësh a ditesh, siç    ndodh rëndom, por pas…një viti, kur të këtë përfunduar kampionati spanjoll  futbollit, ku” Reali” I tij, si gjithnjë do të jetë lakmuesi  i parë për titullin  kampion së bashku  me “shëemrën e  vet, , “Barcecelonën”    ‘ Përse ky vendim kaq inxituar I FB tëFutbollit, sikur të druhej se mos Ancelotin  do t’ia rrëmbenin pretendues të tjerë.

Le të bëjmë së bashku  me këtërast  një histori të shkurtër të futbollit brazilian.

Një ndër futbollistët e parë brazilinë që zbarkoi  në Evropë  pas  Luftës së  Dytë Botërore, ishte Zhulinjo, i cili në vjeshtë të vitit 1950  veshi fanellën e “Juventusit” të Torinos. Që atëherë dhe deri tani në klubet evropiane   kanë lujatur me dhjetëra e dhjetëra brazilanë dhe vetëm sezonin 2022-23 plot 484 të tillë, nga të cilët rreth 30 edhe  në Shqipëqri, ndër të cilët po kujtoj dy prej tyre, Kainjën   dhe Patrikun të  “Tiranës”. Por ndësa në vjetarët e futbollit boteror janë shumë të ralla rastet kur  trajnerë të huaj të kenë drejtuar klube braziliane të futbollit, sot ka shpërthyer  një ”bum” trajnerësh të huaj nga vende amerikolatine  që janë vendosur në  Brazilin  e  mbiqajtur d “Meka e futbollit’”, si argjentinasit Sanpaoli, Vojvoda, Kude’, portogezët Ferreira, Pepa, Kaiksinga, …që  pritet të sjellin në klubet braziliane risi në fushën taktike, sepse për teknikë brazilianëve, siç dihet,“nuk ua  ha qeni shkopin”.

Mirëpo lajmi  gjëmimtar që qarkullonte prej disa javësh në  mjediset mbarëbotërore se trajneri  i mirënjohur italian, Ançeloti,  kinse do linte    “Realin” e     Madridit,    dëshmoi këto ditë se nuk ishte  “shaka e 1 prillit’ , sepse u përhap  në eter , në ekranet e televizorëve dhe faqet e gazetave të të tërë rruzollit tokësor, si vendim përfundimtar I FB të Futbollit,  me të vetmin ndryshim se kjo  do të ndodhë në verë të vit 2024.

Pra, për herë të parë në historinë e vet, përfaqësuesja e Brazilit do të udhëhiqet  nga një  huaj, …me synimin që ajo, së pari  të rrëmbejë Kupën e Amerikës Latine, e cila  fillon atë vit dhe,  mbi të gjitha,  për të gjashtën herë të jetë zotëruesja   e Kupës së Botës në vitin 2026. Por i habitshëm është fakti se përse FB e Futbollit nënshkruan  me Ançelotin kontratën  një vit  përpara se ai të fillojë puën si trajner i përfaqësueses?! Sepse, siç pohon trajneri tjetër italian  Kapelo, në faqet e ”Gaxeta dello Sportit”, Ançeloti është trajnër “që ka fituar gjithçka”.

Mund të pranohej ky afirmim absolut nëse të paktën këtë sezon ai të kishte  arritur të ashtuquajturën  “tripletë”, pra të kishte fituar kampionatin, Kupën e Spanjës dhe Kupën e Ligës së Kampionëve,  kur në fakt,  “Reali”  i tij zuri vendin e dytë në kampionatin spanjoll me 10 pikë më pakse “Barcelona”, kampione, humbi në gjysëfinalen e Ligs së Kampionëve  në të gjitha aspektet me “Mançster Sitin” e Guardiolës, që fitoi këtë tripletë, dhe arkivoi vetëm kupën e Mbretit, duke dëshmuar se skuadra e tij pati lëkundje “tektonike” me lojëra opake, 6 humbje dhe një pikë më shumë se “Atletiko”që zuri vendin e tretë.

Pra, nuk mund të themi se ”Ançeloti” ka fituar gjithçka…siç pohon  Kapeloja . Dhe nëse do të thellohemi dhe më tutje në jetëshkrimin sportiv të  Ançelotit, të paktën në këto pesë sezonet e fundit,  atëherë shprehja e mësipëme e   Kapelos do të vihet edhe më shumë në dyshim.

I larguar nga “Reali” me vendim të presidentir të tij Perez në sezonin 2016-17, Ançeloti nuk plotësoi lakmitë e  bosëve të “Bajernit”, që të fitonte Ligën e  Kamionëve dhe u shtrëngua  të largohej. Në sezonin 2018-19  ai drejtoi “Napolin” e De Laurentisit, një bos lakmitar, pa rrëmbyer asnjë trofe  dhe  një sezon më pas u detyrua të mërgonte në Angli, ku gjeti punë tek “Evertoni’,  i cili kalamendej nga mesi i renditjes së kampionatit anglez..

Dhe, jo vetëm nuk e ngriti të paktën në 10-shen e parë, por e zbriti dhe më poshtë. Arsyeja? Fare e theshtë:n uk kishte më në dispozicion këmbët e   arta, sidomos të futbollistëve të huaj, veçanërisht t te “Reali”.

Nuk dihet si do t’i shkonin punët Ançelotit,  sikur Zidani, trajner i “Realit” me të cilin kishte fituar dy herë Ligën,  (2016-17; 2019- 20)  dhe Ligën e Kampionëve, (2016,17,18), të largohej nga “Reali”, me sa duket për t’u bërë trajner i përfaqësueses franceze, ambicje e tij ende e pasendërtuar.

Atëherëu kujtua për të presideti Perez që e ftoi  Ançelotin të zinte vendin e Zidanit, dhe kështu ai,falë tij ,u ngjit sërishmi nëpiedestalin e trajnerëve të mirë të Evropës.

Po sikur Peresi të mos i bënte këtë mirësi Ancçlotit,në cilën skuadër do të përfundonte ai si trajner? Nuk dihet…

Po të kthehemi përëri të vendimi i FB të Futbollit që e emëroi Ançelotin trajner të përfaqësueses së futbollit, kur “Reali” i tij u rendit i dyti në  Ligën spanjole, e përsëris, pa shkëlqyer në të.

A do të shkëlqejë në sezonin 2023-24 që pritet të filljoë në gusht, a do të fitojë Kupën e Mbretit, dhe më pas edhe Ligën e    Kampionëve si sezonet e fundit? Mundet…Por mund të ndodhë edhe e kundërta: që “Barcelona” përseri të bëhet mbretëreshë , të bëjë edhe ajo tripletën, që  mbase shemra e “Realit” , “Atletiko” të ngjitet më lart dhe t’I zërë vendin, të përsëritet kështu skenari i këtij sezoni që shkoi. … Asgjë nuk është e sigurtë.

Atëherë nëse ndodh kjo, sido të fillojë punën Ançeloti si trajner i Brazilit, kur ai vihet në këtë detyrë pasi vjen duarbosh nga Spanja?…

Prandaj  mendoj se FB e Futbollit duhej të kishte një listë edhe me emra të tjerë trajnerësh dhe të zgjidhte midis tyre atë që do të kishte suksese në fund të sezonit 2023-24

Por këto janë hamendësime.

Tashmë emri I Ançelotit do të vihet krahas trajnerëve Feola të Braziit 1958, për herë të parë kampion  i Botës, dhe ngadhnjimtarëve të tët jerë  nga Moreira, trajneri i  Brazilit të vitit 1962,  Zagalo, trajner I Brazilit 1970,  Pereira, i vitit I 1994   dhe Skolari i Botërorit të  vitit  2002, për të përsëritur suksesin e tyre.

Pa iu thënë hapur, ky është   vetmi kusht që i është  vënë  Ancçelotit,  jo vetëm nga FB e Futvollit por edhe nga shumë prej  yjeve  të  dukurshme të futbollit brazilian,  Ronaldo,  Ronaldinjo, Karlos Alberto …për të ardhur  tek futbollistët e sotëm, Neimar, Vinicius Militao,…por edhe kusht i  “torsidësës”, siç quhet në Brazil gjallesa shumë e shumë milonëshe e futbollit në këtë vend të madh jugamerikan.

A do të arrijë Ançeloti të përmbushë këtë dëshirë përvëlake  të tyre?

Nga përvoja e gjatësi gazetar dhe historian i futbollit do të paraqes më poshtë disa gjykime që mbase shkojnë ndesh jo vetëm me gjykime të specialistëve të futbollit, por dhe të futbolldashësve tanë.

Pa dyshim që Ançeloti  i ka të gjitha mundësitë që pas më shumë se 20 vjetësh pritjeje, ta shpjerë përsëri  Brazilin në   Olimpin futbollit botëror. Dhe kjo sepse nga 484 futbollistët brazilianë që luajnë sot në klubet e Evropës,  rreth 30 që janë kandidatë absolutë   për të luajtur në përfaqësuesen e ardhshme që ai do të drejtojë.

Po përmend  një pjesë  prej tyre:

Miitao, Vinicius, Rodrigo, Junior, Ederson, Jesus, Beker, Markuinjo, Fabinjo, Riçarlison, Fred, Kazemiro, Tiago Silva, Neimar, Alison, Aleks Sadro, Artur, Ederson, Antoni, Pedro, Danilo… që luajnë në klubet më të njohura të Anglisë, Francës,  Spanjës, Italisë…si dhe shumë e shumë të tjerë  që luajnë në klubet braziiane.

Të shohim…

Next Post
Edhe një herë për Butrintin

Edhe një herë për Butrintin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“E ka ekzagjeruar”, Petro Koçi: Zegjine Çaushi nuk është imazhi i PS-së, është një parti serioze

Petro Koçi: Po të isha në Parlament, nuk do ta votoja Reformën Territoriale!

October 5, 2026

Territorialja, Deputetja mohon debatet brenda PS: Nuk ka vota kundër, por sugjerime dhe kërkesa

October 5, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

Beqiri: Pezullimi i dosjes “Tropoja” po çon në parashkrim krimet ku është kallëzuar Sali Berisha

October 5, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

Tetori sjell surpriza! Meri Shehu tregon çfarë pritet për çdo shenjë të horoskopit

October 5, 2026
Tragjike në rrugën Elbasan-Peqin: Humb jetën një grua, plagosen dy të tjerë

Tragjike në rrugën Elbasan-Peqin: Humb jetën një grua, plagosen dy të tjerë

October 5, 2026
Sezoni në Durrës, Dhoma e Tregtisë optimiste: Pritëm 1.5 milionë, synojmë rritje të turistëve

Durrës, nis parkimi me pagesë në rrugët e qytetit, skema e re në disa akse dhe tre sheshe

October 5, 2026
Franca dhe Gjermania bëjnë thirrje për masa ndaj Kinës: Industria evropiane përballet me goditje masive

Franca dhe Gjermania bëjnë thirrje për masa ndaj Kinës: Industria evropiane përballet me goditje masive

October 5, 2026
Iku me kamion drejt Shqipërisë pasi një burrë humbi jetën, Altin Shehu shkon në gjykatë dhe mbron të vërtetën sipas tij

Iku me kamion drejt Shqipërisë pasi një burrë humbi jetën, Altin Shehu shkon në gjykatë dhe mbron të vërtetën sipas tij

October 5, 2026
“U sulmuan dhunshëm dhe barbarisht”- Erion Braçe flet për agresionin ndaj deputeteve: Protesta me elementë fashistë!  Liria politike është kushtetuese

“Territorialja e pakonsultuar me Grupin”, Braçe i përgjigjet Ballës: S’më përjashtojnë dot ata që më gjetën në PS

October 5, 2026
Nis Operacioni “Agimi i Jemenit”! Mbi 100 avionë sauditë në ofensivën e madhe kundër rebelëve Huthi

Nis Operacioni “Agimi i Jemenit”! Mbi 100 avionë sauditë në ofensivën e madhe kundër rebelëve Huthi

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com