• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Analizë/ “Hija” e Olldashit, kërcënimi kryesor për Lulzim Bashën

by A R
18/01/2017 20:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Basha po përgatit spastrimin e klanit opozitar brenda PD-së. Figura kyçe si Bode, Topalli, Bregu e Patozi rrezikojnë të mbeten jashtë listave për deputetë.

Pesë muaj përpara zgjedhjeve, për Lulzim Bashën, kundërshtari kryesor nuk janë as PS dhe as LSI, por vetë “hija” e Sokol Olldashit. Ndërsa katër vite më shumë në opozitë është një skenar me të cilin, jopublikisht të gjithë janë pajtuar brenda PD-së, kërcënimi i vetëm për Bashën vjen tashmë nga “lufta brenda llojit”.

Gjatë katër viteve të fundit, zhvillimet në PD kanë qenë shpesh larg vëmendjes mediatike, por në mënyrë të vazhdueshme, në degët e partisë në mbarë vendin, demokratët e “gardës së vjetër” janë zëvendësuar nga persona besnikë ndaj Lulzim Bashës.

Lideri i PD ka arritur të forcojë pozitat e tij duke mbushur me ish-vartës të Bashkisë Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike, të vetmen instancë që mund të shkarkojë liderin e partisë. Në këto kushte, Basha është i përgatitur mirë për humbjen e ardhshme të zgjedhjeve, e cila nuk do të rrezikonte lidershipin e tij të partisë, pasi asnjë mocion mosbesimi nuk mund të marrë më shumë se gjysmën e votave.

Për humbjen, alibia është bërë gati. Pas 18 korrikut, votuesve të PD do t’u serviret justifikimi i vjedhjes së votës për humbjen, ashtu siç ndodhi në zgjedhjet lokale 2015 apo në zgjedhjet e Dibrës e Ersekës në 2016-n. Mungesa e votimit elektronik, ndonëse është rezufuar nga BE dhe OSBE për pamundësinë e zbatimit në një kohë kaq të shkurtër, do të trumpetohet nga PD si prova e qartë e vjedhjes së zgjedhjeve nga “klika kriminale në pushtet”.

Megjithatë, pavarësisht zëvendësimit të shumë funksionarëve të PD me njerëzit e vet, pozitat e Bashës në parti janë larg të qënit të konsoliduara, siç tregon edhe dreka e 13 janarit e klanit Olldashi. Edhe pse gëzon mbështetjen e Berishës dhe grupit të tij të influencës dhe biznesmenëve, Basha është i vetëdijshëm që oponenca e Patozit, Rulit, Bodes, Carës dhe Bregu (të pranishëm në drekë), apo edhe të tjerëve si Selami e Topalli rrezikon të përçarjë PD në mënyrë fatale.

Në këto kushte, kërkesa e artikuluar nga Basha gjatë kësaj jave, për shtyrjen e zgjedhjeve, ka si qëllim kryesor fitimin e më shumë kohe, për të përgatitur spastrimin përfundimtar brenda partisë. Deri më tani, Basha e ka paguar shtrenjtë oponencën e figurave kyçe dhe një numër i madh degësh të PD, në të gjithë vendin janë të përçara dhe në luftë midis tyre, për shkak të kryetarëve jopopullorë të zgjedhur nga Basha apo për shkak të bojkotimit të kryetarëve të klanit “opozitar”, nga të besuarit e Bashës.

Nëse këto figura nuk largohen nga partia, edhe me rrezikun e formimit të një force të re të djathtë, kryetari i PD e di që ajo që mund t’i ngelet në dorë është vetëm një patate e nxehtë, një partie të shpërbërë dhe e shpartalluar në të gjithë vendin. Pavarësisht këtij rreziku, shenjat e deritanishme nga lidershipi i PD tregojnë se Basha do të çojë deri në fund spastrimin, duke moskonkurruar në listat e deputetëve figura si Bregu, ndërsa mbetet i paqartë fati i shumë të tjerëve, përfshi Bode apo Topalli, mbështetësit më të fortë të të ndjerit Olldashi, në garën e tij për kryetar partie ndaj Bashës në 2013-n.

Me zgjedhjet të humbura, qëllimi i vetëm i Bashës është të shpëtojë nga “hija e Olldashit”, duke konsoliduar përfundimisht pozitat e tij brenda partisë, edhe nëse kjo rrezikon ta shkatërrojë përfundimisht PD-në.

Paradoksalisht, humbja e zgjedhjeve të ardhshme, është mbase skenari më i mirë, në të cilin lideri i PD-së mund të shpresojë, pasi do t’i japë atij justifikimin për të çuar deri në fund eliminimin e të gjithë zërave kundërshtarë, duke mbushur partinë më të madhe të opozitës vetëm me apartçikë dhe servilë të kryetarit të PD-së. “O me mua, o tokë e djegur”, për fat të keq, hija e rëndë që rëndon mbi PD e bën të ardhmen e saj të duket më të zymtë se kurrë./Lexo.al/a.m.

Next Post
GJERMANI/ Si e rrëzoi Gjykata Kushtetuese gjermane votimin elektronik

GJERMANI/ Si e rrëzoi Gjykata Kushtetuese gjermane votimin elektronik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In