• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

GJERMANI/ Si e rrëzoi Gjykata Kushtetuese gjermane votimin elektronik

by Java News
18/01/2017 20:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Armando Meta

JAVANEWS/ Votimi elektronik është testuar në një numër të madh shtetesh të zhvilluara si Australia, Belgjika, Kanadaja, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Italia, Kazakistani, Holanda, Norvegjia, Rumania, Zvicra, Anglia etj. Por shumë shpejt u zbulua si shumë pajisje për këtë qëllim kishin probleme të tmerrshme sigurie. Vetëm në një minutë kohë u arrit të zëvendësohej memoria e pajisjes duke e programuar atë që të manipulonte votimin. Përveç kësaj, u zbulua se kishte probleme me fshehtësinë e votës dhe se dikush me një radiomarrëse mund të gjente se si kishte votuar çdo votues. Kur këto probleme u bënë publike shumë nga këto vende të zhvilluara perëndimore u rikthyen në sistemin tradicional të votimit dhe të numërimit të votave në mënyrë manuale.

Testim për votim elektronik u krye edhe në Gjermani. U përdorën për pak kohë pajisje për votimin elektronik, derisa edhe aty filloi një fushatë kundër përdorimit të këtyre pajisjeve. Një grup gjerman ngriti një çështje gjyqësore, e cila vazhdoi deri në Gjykatën Kushtetuese. Me një vendim të saj, Gjykata konstatoi se Kushtetuta e Gjermanisë u jep qytetarëve të drejtën të kuptojnë se si numërohen votat e tyre, pa pasur nevojë për njohuri të veçanta. Pajisjet e votimit elektronik mund të kuptohen vetëm nga një programues dhe ato nuk kishin ndonjë lloj transparence për votuesit. Për këtë arsye, Gjykata vendosi t’i konsideronte ato si të paligjshme. Kjo sanksionoi për Gjermaninë rikthimin te votimit në mënyrë manual.

Votimi me anë të internetit

Votimi në internet mund të duket si një zhvillim shumë i natyrshëm i teknologjive të votimit , por votimi nëpërmjet internetit konsiderohet si një ide shumë e keqe nga shkencëtarët e fushës. Në shumë vende aplikohet votimi në internet, por vetëm për një numër të vogël votuesish. Mjafton të thuhet se në Estoni, që konsiderohet sot si vendi më i informatizuar, vetëm rreth 25% e votuesve votojnë nëpërmjet internetit. Votimi në Internet mund të cënojë fshehtësinë e votës. Si rrjedhim, krijohen hapësira për votim të detyruar dhe për trafikim të votave.

Nga ana tjetër, votimi me internet mund të rrezikohet nga keqbërës të shumëllojshëm. Një kategori e tillë mund të jenë manipulues të brendshëm që kanë interes të favorizojnë njërën apo tjetrën parti. Një tjetër kategori, që potencialisht mund të rrezikojë votimin online, janë të ashtuquajturit “aktivistë”. Një shembull tipik i kësaj kategorie është grupi i quajtur Anonymous. Zakonisht këta aktivizohen nëse qeveritë ose kompanitë bëjnë veprime, të cilat aktivistët i konsiderojnë të gabuara.

Për shkak se sistemi i votimit vepron nëpërmjet internetit, ai mund të sulmohet nga çdo vend i botës. Vitet e fundit ka pasur raste sulmesh kibernetike të mbështetura nga shtete të huaja dhe nga shërbimet e tyre të inteligjencës. Qëllimi kryesor ka qenë ndërhyrja në punët e brendshme të shteteve të sulmuara. Sulmet në sistem mund të jenë të llojeve të ndryshme. Zakonisht ato synojnë bllokimin e sistemit për një periudhë të caktuar kohe. Nëse këto sulme realizohen nga keqbërës me mjete dhe mundësi financiare të mëdha, është shumë e vështirë të përballohen. Mjafton të kujtojmë këtu se objekt i këtyre sulmeve janë bërë edhe Google, Pentagoni dhe RSA.

Nëse këto organizata, që shpenzojnë shuma të mëdha dhe kanë infrastruktura gjigante për sigurinë, nuk arrijnë të mbrohen ndaj këtyre sulmeve, sa shanse mund të ketë KQZ-ja në Shqipëri? Praktikisht zero. Kur vende si Holanda dhe Gjermania kanë hequr dorë nga votimi elektronik, duket se një alternativë e tillë është tërësisht e parealizueshme në një Shqipëri shumë herë më të prapambetur në këtë drejtim.

 

Next Post
“Ti e vendi jeni në mendjen time…” Letra e veçantë e Bush për Trump, para se të shtrohej në spital

"Ti e vendi jeni në mendjen time..." Letra e veçantë e Bush për Trump, para se të shtrohej në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

October 20, 2026
“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

October 20, 2026
Eliminohet 46-vjeçari në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

Eliminohet 46-vjeçari në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

October 20, 2026
Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

October 20, 2026
Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

October 20, 2026
Deputeti i PS komenton protestuesin që mori mikrofonin në protestë: Ish-punonjës i SHIK-ut të Gazidedes, eksponent i hapur i PD-së

Deputeti i PS komenton protestuesin që mori mikrofonin në protestë: Ish-punonjës i SHIK-ut të Gazidedes, eksponent i hapur i PD-së

October 20, 2026
Makina e shkatërruar në rrugë, detaje të tjera nga atentati në Tiranë, thirrjet e drithëruese të djalit: Ku e kam babën?

Makina e shkatërruar në rrugë, detaje të tjera nga atentati në Tiranë, thirrjet e drithëruese të djalit: Ku e kam babën?

October 20, 2026
Blendi Klosi për protestat e studentëve: Jemi gati për dialog, por duhet të distancohen nga dhuna, shteti do të përgjigjet ndaj forcave të errëta!

Blendi Klosi për protestat e studentëve: Jemi gati për dialog, por duhet të distancohen nga dhuna, shteti do të përgjigjet ndaj forcave të errëta!

October 20, 2026
U gjet i pajetë brenda makinës, policia del me njoftim zyrtar për vrasjen në Tiranë

U gjet i pajetë brenda makinës, policia del me njoftim zyrtar për vrasjen në Tiranë

October 20, 2026
Protesta/ Shëndetësia: 6 të lënduar, mes tyre kalimtarë, efektivë dhe protestues

Protesta/ Shëndetësia: 6 të lënduar, mes tyre kalimtarë, efektivë dhe protestues

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com