• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

ANALIZA/ Si ndryshon rrjedha e bisedimeve Kosovë-Serbi pas vrasjes së Ivanoviçit

by A R
18/01/2018 16:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është anuluar për një kohë të pacaktuar, kjo me kërkesë të palës serbe e cila pas vrasjes së liderit të Iniciativës Qytetare, Oliver Ivanovic ka deklaruar se nuk do të ketë vazhdim të dialogut deri sa të zbardhet ky rast.

Lidhur me këtë “kusht” të Serbisë që mos të ketë vazhdim të dialogut deri në zbardhjen e vrasjes së Ivanoviqit, analistët e cilësojnë si pretekst i shtetit fqinj para ndërkombëtarëve për të treguar se gjoja qytetarët serbë në Kosovë janë të rrezikuar. Kështu ka thënë për Telegrafin analisti politik, Belul Beqaj.

”Pala serbe dëshiron të denigroj edhe më shumë politikën e Kosovës. Serbia dëshiron të ngarkoj me përgjegjësi Kosovën për vrasjen e Oliver Ivanoviqit duke drejtuar gishtin kah Kosova për një vrasje që nuk është ndriçuar ende. Ajo ka plane tjera rreth dialogut por dëshiron të përdor vrasjen si një pretekst para opinionit ndërkombëtarë për të treguar sa janë ,gjoja se, të rrezikuar serbet në shtetin e Kosovës”, ka thënë Beqaj.

Ai ka theksuar se vrasja e Ivanovicit do të shërbej si pretekst edhe pse dihet publikisht se Oliver Ivanoviq dhe Iniciativa e tij qytetare SDP ka qenë e rrezikuar edhe publikisht nga pushteti serb, por ai është vrarë në Kosovë.

”Mos zbulimi eventual,por edhe zbulimi i urdhërdhënësit dhe vrasësit do të instrumentalizohet për nevojat e pushtetit të Serbisë. Në rastin e parë si argument i pa aftësisë së shtetit të Kosovës , në rastin e dytë duke kontestuar gjetjet, nëse zbulohet se kjo është bërë nga Serbia!”, tha Beqaj.

Edhe analisti Nexhmedin Spahiu ka theksuar se nuk beson që do të ketë ndërprerje të përhershme të dialogut, duke thënë se shtetet perëndimore dhe aleatët e Kosovës do t’i bëjnë presion Serbisë që të futet në dialogë.

“Në fakt Serbia nuk është e interesuar realisht për dialogë, ajo këtë e bënë vetëm sa për tu arsyetuar para shteteve të fuqishme”, tha Spahiu për Telegrafin.

Ai shtoi se Serbia edhe për një kohë do ta përdor vrasjen e Ivanoviqit si arsyetim që të mos vazhdojë dialogu.

“Zbardhja e rastit të vrasjes së Ivanoviqit do të thotë shumë, nëse ajo vrasje do të zbardhet atëherë Kosova do të përfitonte shumë për faktin që Serbisë në një mënyrë do ti merrej fytyra”, ka thënë Spahiu.

Të pyetur rreth asaj se çfarë do të ndodh në rast se Serbia do të ndërpresë përgjithmonë dialogun me Kosovën, analistët u shprehen skeptikë rreth kësaj çështje duke thënë se dialogu do të vazhdojë.

“Dialogu do të vazhdojë …Por, do të ketë synim tjetër. Serbia do të kërkoj që normalizimi zgjidhjes të bëhet përmes ndarjes territoriale”, është shprehur Beqaj.

Kurse Nexhmedin Spahiu ka thënë se në rast se do të ndodhte një gjë e tillë do të thoshte shpallje lufte.

“Serbia nuk do ta thotë këtë përfundimisht sepse kjo në një mënyrë do të thoshte shpallje lufte, dhe ajo nuk është e gatshme të konfrontohet me gjithë Bashkësinë Ndërkombëtare”, theksoi Spahiu.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, tha se dialogu Kosovë-Serbi është pa alternativë dhe si i tillë duhet të kontribuojë në përmirësimin e jetës së qytetarëve nga të dyja anët e kufirit, në përmbylljen e procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe me përfundimin e shpejtë të këtij procesi, i cili duhet të rezultojë me marrëveshje gjithëpërfshirës, që çon drejt njohjes ndërmjet dy shteteve./Telegrafi/a.m.

Next Post
Një tjetër kandidat për kreun e FSHF

Një tjetër kandidat për kreun e FSHF

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shkolla të pastra” në Tiranë| 28-vjeçari në pranga, 235 doza kokainë dhe 2 pistoleta sekuestruar

“Shkolla të pastra” në Tiranë| 28-vjeçari në pranga, 235 doza kokainë dhe 2 pistoleta sekuestruar

September 30, 2026
Kurti i përgjigjet Vuçiçit pas mesazhit për ushtrinë serbe: Kosova më e sigurt se kurrë

Kurti: Aktgjykimi i Speciales është i padrejtë, do të bëjmë të pamundurën për korrigjim

September 30, 2026
Gjykata gjermane dënon me burg dy shqiptarët e kapur në plantacionin e kanabisit në Künzell

Gjykata gjermane dënon me burg dy shqiptarët e kapur në plantacionin e kanabisit në Künzell

September 30, 2026
Shqipëria zgjeron vaksinimin kundër HPV-së dhe gripit, Spahiu: Forcojmë mbrojtjen ndaj sëmundjeve infektive

Shqipëria zgjeron vaksinimin kundër HPV-së dhe gripit, Spahiu: Forcojmë mbrojtjen ndaj sëmundjeve infektive

September 30, 2026
Ish-drejtuesi i Policisë së Durrësit paraqitet në SPAK! Do të pyetet për Agasin

Ish-drejtuesi i Policisë së Durrësit paraqitet në SPAK! Do të pyetet për Agasin

September 30, 2026
Nisi misionin në Shqipëri, ambasadori i ri amerikan takon kryeministrin Rama

Nisi misionin në Shqipëri, ambasadori i ri amerikan takon kryeministrin Rama

September 30, 2026
OBSH ngre alarmin për kolerën: Më pak raste, por 30% më shumë vdekje që nga ’99

OBSH ngre alarmin për kolerën: Më pak raste, por 30% më shumë vdekje që nga ’99

September 30, 2026
Gjykata Supreme lejon Trump të rifillojë deportimin e emigrantëve në vendet e treta -

Gjykata Supreme lejon Trump të rifillojë deportimin e emigrantëve në vendet e treta –

September 30, 2026
Dalin emrat e të arrestuarve nga operacioni ‘INVESTING’, katër në pranga për mashtrime online

Dalin emrat e të arrestuarve nga operacioni ‘INVESTING’, katër në pranga për mashtrime online

September 30, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës, detajet e para

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com