• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Analiza/ Rusia po vuan izolimin! Rezistenca e guximshme e Ukrainës ka tronditur Putin, e vetmja rrugëdalje…

by
08/03/2022 18:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Ëndrra e Putin për rënien e Kievit brenda ditës dhe pushtimin e Ukrainës është kthyer në një makth”, kështu e nis artikull dailymail, ndërsa sjell në vëmendje situatën aktuale në Ukrainë.

Pushtuesi kanë arritur deri në vendosjen e minave tokësore në korridoret humanitar dhe goditjen me armë ndaj familjeve të cilët janë në përpjekje për tu larguar nga vendi.

Shenjat janë të qarta, Putin duket i tronditur…

Më herët në një deklaratë thuajse të papritur Rusia njoftoi se di të ndërpresë veprimet ushtarake vetëm në rast se Ukraina plotëson kërkesat e Mokës, të cilat konkretisht kishin të bënin me ndryshimin e Kushtetutës për të ruajtur neutralitetin, të njohë Krimenë  si territor rus dhe të njohë rajonet e Donetsk dhe Lugansk si territore të pavarura.

 

 

Por çfarë fshihet pas kësaj?

Tashmë shtrohet pyetja nëse forcat e tij të armatosura janë të paaftë për të përfunduar misionin e tij me sukses?

Në pamjet të parë kjo duket e pamundur. Ushtria e pushtuesit Rusisë është 280,000 trupa, krahasuar me ushtrinë e Ukrainës prej 170,000 trupash.

Por duket se lufta nuk është një lojë numrash. Ushtarët e Ukrainës janë të trajnuar mirë dhe shumë të motivuar për të mbrojtur vendin e tyre nën udhëheqjen e presidentit të tyre karizmatik Volodymyr Zelensky.

Shumë prej tyre kanë përvojë luftarake të fituar nga betejat kundër trupave ruse në Donetsk dhe Lugansk në 2014 dhe ato mbështeten nga 100,000 rezervistë, dhe forca të mbrojtjes territoriale që përfshijnë të paktën 100,000 veteranë dhe një numër gjithnjë në rritje të vullnetarëve civilë.

Në të kundërt, 40 për qind e ushtarëve rusë janë rekrut, shumë prej të cilëve kanë pasur pak trajnim.

Dhe ndërsa Putini ka avantazhin në pajisjet ushtarake, ajo që vërtet rezulton vendimtare në luftëra është vullneti për të fituar, fitimtar është ai që lodh palën tjetër, duke ia këputur moralin deri në atë pikë sa nuk mund të rezistojnë më.

Askush nuk e di këtë më mirë se Putini, një ish-anëtar i KGB-së, i cili po sillet si një hetues i KGB-së me një të burgosur të lidhur në një karrige, ku ndalohet ushqimi dhe uji, ku mohohet  gjumi dhe dritëa,dhe më pas tortura derisa të nënshtrohen.

Në rastin e Ukrainës, kjo nënkupton pluhurosjen e qyteteve me bombardime të pamëshirshme dhe ndërprerjen e furnizimeve jetike që u nevojiten për të mbijetuar.

Por Ukraina po i reziston me kokëfortësi këtyre përpjekjeve.

Dhe sa më gjatë të qëndrojë, aq më e madhe është mundësia që të jetë Rusia ajo që do të thyhet.

Ndër të tjera profesori Mark Galeotti, ka thënë se e vetmja rrugëdalje për të dalë nga kjo rrëmujë është të heqin qafe njeriun që e krijoi atë

Tani edhe ushtaraku më i lartë i Britanisë e konsideron këtë një mundësi.

Kur Shefi i Shtabit të Mbrojtjes, Admirali Sir Tony Radakin, u pyet në fundjavë nëse një kontroll nga Rusia i Ukrainës ishte ende i pashmangshëm, përgjigja e tij ishte ‘Jo’.

“Rusia po vuan, Rusia është një fuqi e izoluar. Është më pak e fuqishme se sa ishte dhjetë ditë më parë. Disa nga elementët kryesorë të forcave ruse janë shkatërruar nga përgjigja e Ukrainës.’, tha ai.

Ndërkohë, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken hodhi poshtë idenë se Rusia mund të pushtonte me sukses Ukrainën dhe të instalonte një regjim kukull: “Dyzet e pesë milionë ukrainas do ta refuzojnë këtë në një mënyrë ose në tjetrën.”

Dhe për këtë ai ka te drejtë. Sa më i gjatë dhe më brutal të jetë konflikti, aq më e fortë do të jetë rezistenca e Ukrainës, shkruan dailymail.

Dhe me furnizimin e armatimit nga Perëndimi, ukrainasit mund të zhvillojnë një luftë guerile për vite që do të demoralizonte trupat ruse dhe përfundimisht do të dobësonte vendosmërinë e tyre.

Putini supozoi se Ukraina do të shembet shpejt përballë pushtimit të tij dhe se Perëndimi, pas disa protestave simbolike, përfundimisht do të ngrinte supet dhe do ta pranonte atë ashtu si  aneksimin e Krimesë në 2014.

Por në Krime, shumë njerëz identifikohen si rusë dhe i mirëpritën.

Në Ukrainë, popullsia është e pavarur dhe nuk ka dëshirë të gëlltitet nga një ari i vjetër rus i ndenjur ekonomikisht, i korruptuar.

Rezistenca e guximshme e Ukrainës e ka tronditur atë, si dhe reagimi i fuqive perëndimore, të cilat zbuluan me vonesë shtyllat e tyre dhe vendosën sanksione që kanë ndezur një krizë ekonomike në Rusi, e cila do të minojë përpjekjet e saj ushtarake.

2

1

Sa më gjatë të vazhdojë lufta në Ukrainë, aq më e madhe është perspektiva e kolapsit ekonomik në vend.

As dështimi ushtarak, as rrënimi ekonomik, nuk janë të mira për Putinin.

Shtypja brutale e fjalës së lirë nga Kremlini, e cila mban jashtë lajmeve televizive çdo raportim të vërtetë të luftës, mund të nënkuptojë se disa njerëz janë mashtruar.

Por e vërteta nuk mund të fshihet prej tyre përgjithmonë.

E vërteta për luftën e Putinit do të jetë e pamundur të fshihet.

Ai mund të masazhojë statistikat , duke pretenduar se 498 trupa ruse janë vrarë kur numri i vërtetë mund të jetë deri në 10,000, por asnjë propagande nuk mund të ndryshojë situatën e tmerrshme në terren.

Sa kohë përpara se shefat e tij ushtarakë të fillojnë të pyesin nëse e vetmja mënyrë për të nxjerrë veten dhe njerëzit e tyre nga kjo rrëmujë është të heqin qafe njeriun që e krijoi atë?

Po aq shqetësuese për të janë edhe pakënaqësitë  brenda FSB-së, agjencisë së frikshme ruse të spiunazhit dhe pasardhës të KGB-së famëkeqe.

Një raport i realizuar nga një analist i FSB-së, që u zbulua në fundjavë, e përshkruan pushtimin rus të Ukrainës si një ‘dështim total’, duke përfunduar: ‘Rusia nuk ka rrugëdalje. Nuk ka opsione për një fitore të mundshme, vetëm humbje”.

Pavarësisht nëse raporti është i vërtetë apo jo, duket se këto fjalë tingëllojnë si të vërteta.

Putini, nuk është i çmendur.  Ai mund të shohë se gjërat kanë shkuar keq dhe po kërkon një plan daljeje për të shpëtuar fytyrën.

Pra, a do ta pranojë Ukraina? Djalli është në detaje!

Nëse rusët po ofrojnë të tërhiqen në zonat në Lindje të mbajtura nga rebelët separatistë që nga viti 2014, kjo mund të jetë një tjetër situatë…

Por nëse Putini dëshiron të mbajë të gjithë rajonet Donetsk dhe Lugansk, kjo është e paimagjinueshme.

Njerëzit atje po luftojnë me guxim për t’i rezistuar rusëve. Ata nuk do të duan të sundohen prej tyre.

Nëse Ukraina pajtohet me kushtet e Putinit, ajo po jep dorëheqjen për të mos u bashkuar kurrë me ombrellën mbrojtëse të NATO-s.

4
3

Por nga ana tjetër askush nuk mund të fajësonte Ukrainën nëse vendosin të pranojnë ofertën për të shpëtuar jetë civilësh.

Por do të ishte një pilulë e hidhur, dhe nga ajo që kemi parë nga Zelensky dhe qytetarët e tij të guximshëm, ata nuk do të duan ta gëlltisin atë.

Putinit do t’i duhet të bëjë më mirë se kjo përpjekje për të shantazhuar Ukrainën në një paqe të brishtë që nuk mund t’i besohet se do ta mbajë gjatë…

/b.h

Next Post
Sherri Berisha-Basha çoi PD-në 13 % nga 41 % që ishte 2021, PS-ja rritje me 12 % të votave

Sherri Berisha-Basha çoi PD-në 13 % nga 41 % që ishte 2021, PS-ja rritje me 12 % të votave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tentuan të grabisin ish-futbollistin e “Aston Villas”, dënohen me burg dy shqiptarët në Britani

Tentuan të grabisin ish-futbollistin e “Aston Villas”, dënohen me burg dy shqiptarët në Britani

February 4, 2026
Nga studimet, te lëvdatat në TikTok: Fushata e heshtur e ndikimit kinez në Ballkan

Nga studimet, te lëvdatat në TikTok: Fushata e heshtur e ndikimit kinez në Ballkan

February 4, 2026
FOTO / Brenda bibliotekës së Abacisë së Shën Galenit, një nga thesaret më të vjetra të dijes në Evropë

FOTO / Brenda bibliotekës së Abacisë së Shën Galenit, një nga thesaret më të vjetra të dijes në Evropë

February 4, 2026
Kushërinjtë shqiptarë “zbrazin” shtëpitë në Kretë, “viktimë” edhe një bashkatdhetare

Kushërinjtë shqiptarë “zbrazin” shtëpitë në Kretë, “viktimë” edhe një bashkatdhetare

February 4, 2026
82 vjet nga ‘Masakra e 4 Shkurtit’, Balla në aktivitetin përkujtimor: Plagë e hapur në kujtesën kombëtare

82 vjet nga ‘Masakra e 4 Shkurtit’, Balla në aktivitetin përkujtimor: Plagë e hapur në kujtesën kombëtare

February 4, 2026
“Shqipëria e tepron me paraburgimin”, ekspertët e KiE: Po shkelen standardet e lirisë personale

“Shqipëria e tepron me paraburgimin”, ekspertët e KiE: Po shkelen standardet e lirisë personale

February 4, 2026
Mbetjet e rrezikshme të Kurum, Policia ekzekuton 20 nga 33 masat e sigurisë

Mbetjet e rrezikshme të Kurum, Policia ekzekuton 20 nga 33 masat e sigurisë

February 4, 2026
Tabaku në SHBA: Lufta kundër krimit dhe klima e biznesit, në fokus të takimeve

Tabaku në SHBA: Lufta kundër krimit dhe klima e biznesit, në fokus të takimeve

February 4, 2026

Sindikata e gjykatësve, si parti politike

February 4, 2026
Paraburgimi në Shqipëri, KiE propozon disa rekomandime: Të vlerësohet periodikisht

Paraburgimi në Shqipëri, KiE propozon disa rekomandime: Të vlerësohet periodikisht

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In