• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

ANALIZA/ Presidenti i Kinës e shikon vendin e tij si fuqi udhëheqëse globale

by Java News
20/10/2017 12:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndoshta në fjalimin më të rëndësishëm të karrierës së tij, kreu kinez Xi Jinping premtoi të mërkurën “një epokë të re” që “e sheh Kinën të afrohet më pranë pozicionit së qendrës” si “një fuqi udhëheqëse globale” me një ushtri “të klasit botëror”.

Duke pasur parasysh se si tjetër ai përshkroi regjimin që synon të ndërtojë gjatë viteve të ardhshme, ky parashikim duhet të shqetësojë vendet demokratike të botës. Para më shumë se një dekadë, Shtetet e Bashkuara dhe udhëheqësit e tjerë perëndimorë nxitnin Kinën të bëhej një “palë e interesuar” globale. Por superfuqia që zoti Xi synon të udhëheqë nuk duket si partner bashkëpunues dhe që gradualisht liberalizon shoqërinë që ata imagjinonin.

Në vend të kësaj, sundimtari 64-vjeçar i Kinës, duke përqëndruar pushtetin në duart e veta, tani kërkon të përforcojë autoritetin e Partisë Komuniste në të gjitha fushat e jetës, në kurriz të sundimit të ligjit, mosmarrëveshjeve politike, ndërmarrjeve private dhe madje vetë privatësinë: Një sistem i ri i monitorimit shoqëror do të ngrihet me shpejtësi dhe do të vlerësojë aktivitetet e çdo qytetari, duke ruajtur imazhet e fytyrës për njohje të lehtë.

Ndërsa duke i’u referuar tregjeve, ndërmarrjeve private dhe hapjen ndaj investimeve të huaja, zoti Xi premtoi t’i ndihmojë kompanitë shtetërore të bëhen “më të forta” dhe “më të mëdha”. Ai shpalli iniciativën e tij “një rrip, një rrugë”, një projekt i drejtuar nga qendra për të derdhur qindra miliarda dollarë investimesh në infrastrukturë në vendet e Euroazisë.

Mbi të gjitha, vizioni i tij i Kinës si një superfuqi u injektua nga një agjendë nacionaliste. Në një fjalim që zgjati tre orë e 25 minuta, zoti Xi përdori fraza si “fuqi të fortë” ose “fuqi të madhe” 26 herë, sipas një numërimi të New York Times.

Xi u shpreh se një prej veprimeve më të diskutueshme ndërkombëtare të regjimit të tij, fortifikimi i ishujve në Detin e Kinës Jugore, ishte një nga pikat kryesore të pesë viteve të tij të para në detyrë, edhe pse një gjykatë ndërkombëtare e gjeti Pekinin të vepronte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Betimi më i madh e z. Xi ishte që “të mos lejojë askënd. . . në çdo kohë ose në çdo formë, për të ndarë asnjë pjesë të territorit kinez nga Kina”. Kjo do të përfshinte Hong Kongun dhe Tajvanin së bashku me ato gurë të kontestuar. Por ai nuk tha asgjë për Korenë e Veriut apo fiksimin e saj maniak për një arsenal bërthamor, krizë që më së shumti kërkon bashkëpunimin e përgjegjshëm të Kinës.

Ditët e mbetura të kongresit të partisë, z. Xi zbuloi se sa fuqia e tij personale do të forcohet. Analistët dyshojnë se ideologjia e tij neo-totalitare do të shkruhet në kushtetutën e partisë, duke e vendosur atë në një nivel me Mao Ce Dunin dhe Deng Xiaoping.

Ata do të shikojnë nëse një pasardhës është i pozicionuar për ta zëvendësuar atë pas një mandati të dytë pesëvjeçar, ose nëse zoti Xi do të përforcohet në stilin e Presidentit rus Vladimir Putin.

Çështja nëse strategjia e zotit Xi për dominimin e partisë dhe shtetit mund të ketë sukses në bërjen e Kinës një fuqi udhëheqëse e botës do të marrë shumë më tepër kohë për t’u realizuar. Ka arsye për të dyshuar se politikat e komandës dhe kontrollit që dështuan në shekullin e 20 mund të zbatohem me sukses në epokën dixhitale.

Por sundimtari ambicioz i Kinës ka një avantazh të madh. Falë rrëmujës së sistemit politik të SHBA-ve dhe tërheqjes nga dy presidentë të njëpasnjëshëm nga roli global i Amerikës, një regjim ambicioz mund të gjejë një vakum për të mbushur. /The Washington Post lexo.al

Next Post
VIDEO/ Debati në Këshillin e Mandateve, Tahiri i jep vetes 5 minuta pushim

VIDEO/ Debati në Këshillin e Mandateve, Tahiri i jep vetes 5 minuta pushim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Operacion antidrogë në Malësi të madhe, asgjësohen 306 bimë kanabis! Arrestohen 2 persona

Operacion antidrogë në Malësi të madhe, asgjësohen 306 bimë kanabis! Arrestohen 2 persona

June 20, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Çfarë mund të presësh nga një klasë politike që punon t’i sigurojë favore vetes?

June 20, 2026
Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, Rama: Një qeveri nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma! BE është Itaka jonë

Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, Rama: Një qeveri nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma! BE është Itaka jonë

June 20, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e diel 21 qershor 2026

June 20, 2026
‘Nuk kam qenë kurrë në Aruba, riciklim i algoritmit’, Rama: ‘Drogagji’ refreni që më ndjek si e vërtetë

‘Nuk kam qenë kurrë në Aruba, riciklim i algoritmit’, Rama: ‘Drogagji’ refreni që më ndjek si e vërtetë

June 20, 2026
Pentagoni i kërkon Kongresit amerikan deri në 80 miliardë dollarë për kostot e luftës me Iranin

Pentagoni i kërkon Kongresit amerikan deri në 80 miliardë dollarë për kostot e luftës me Iranin

June 20, 2026
Largimi i Koçekut nga grupi i PS? Rama: Kalëruan këtë parti sa mundën, pastaj filluan t’i gjuajnë me këpucët e blera majë kalit

Largimi i Koçekut nga grupi i PS? Rama: Kalëruan këtë parti sa mundën, pastaj filluan t’i gjuajnë me këpucët e blera majë kalit

June 20, 2026
“Zvërneci u bë pjesë e një lufte ideologjike!”, Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner dhe hija e vjehrrit të tij

“Zvërneci u bë pjesë e një lufte ideologjike!”, Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner dhe hija e vjehrrit të tij

June 20, 2026
‘Zvërneci’/ Rama: Kritika është bërë identitet! Nuk po luftohet që problem të zgjidhet, por që të vazhdojë

‘Zvërneci’/ Rama: Kritika është bërë identitet! Nuk po luftohet që problem të zgjidhet, por që të vazhdojë

June 20, 2026
“Kupola e Nxehtësisë” mbi Evropë, temperaturat pritet të shkojnë deri në 45°C

“Kupola e Nxehtësisë” mbi Evropë, temperaturat pritet të shkojnë deri në 45°C

June 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In