• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Analiza/ Negociatat e sulmet ndaj Ramës për Trump, tallja e Bashës me qytetarët

by A R
09/11/2016 15:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike dhe portalet pranë saj i kanë hyrë një rruge pa krye. Sot, pas fitores së kandidatit Republikan Donald Trump vetë PD dhe portalet në gji të saj dolën dhe trumbetuan si fundin e botës, faktin se pse kryeministri Rama, kishte deklaruar mospëlqimin e platformës Trump. Siç në fakt këtë e kanë deklaruar pjesa dërrmuese e liderve botërorë, ku i fundit që e përsëriti këtë qëndrim ishte kryeministri Italian Mateo Renzi.

Ndërkohë që presidenti Francez Hollande tha sot se “kjo fitore hap ne periudhe të re paqëndrueshmërie” e ambasadori francez  në SHBA deklaroi në Twitter pas fitores së Trump se “Një botë po falimenton para syve tanë. Marramendje.” e në kohën që të gjitha mediat ndërkombëtare e trajtojnë fitoren e tij dhe të tezave të tij si kataklizëm botërore, mediat në gjirin e PD-së e trajtojnë si fitore të madhe. Kuptohet, mediat në gjirin e PD-së janë me profesionale se CNN, BBC etj, sepse kanë analistët më në zë të njohur ndërkombtarisht.

Akoma më  tej shkon doktori që bën akuzatorin kur nga SHBA ka qenë dhe mbetet më i akuzuari si penguesi i integrimit të vendit dhe reformës në drejtësi. Të cilës akoma i qëndron kundër PD duke e çuar në Kushtetuese e duke përdorur si kavie disa deputetë që lobuan deri në limitin e kohës kundër çeljes së negociatave. Mirëpo, absurdi erdhi në deklaratën për mediat që zhvilloi Basha. Pasi kishte harxhuar çdo fishek duke vënë lloj e soj kushtesh për mos’hapjen e negociatave BE-Shqipëri, doli dhe tha se negociatat duhet të hapen një orë e më parë.

Duke i trajtuar shqiptarët si injorantë, të verbër e shurdhë, ju hodhi sot hi syve kur pa që BE nuk mori parasysh asnjë nga kushtet e PD-së. Sot, absurdi i Bashës dhe tallja që tentoi tju bëjë shqiptarëve në deklaratën e mbatjtur për mediat ku u hoq si ithtar i Integrimit, s’është gjë tjetër veçse treguesi më i qartë se PD e ka humbur busullën e s’di as ku është e as çfarë thotë. Ndërkohë që para 3 ditësh doli dokumenti ku PD i kërkonte KE-së të mos japë rekomandim pozitiv, ndërkohë që dje Aldo Bumçi sa su rrah me Majlinda Bregun pse kjo e fundit votoi Kundër qëndrimit të PD për mosçelje negociatash, sot Basha del e trajton publikun si budalla e i thotë se ai dhe PD kanë qenë përherë për çelje negociatash. E tha këtë, pasi BE i dha shuplaka dhe dha raportin më pozitiv që i është dhënë vendit në 25 vjet. E tha kur pa që edhe grekët votuan PRO Shqipërisë në BE, ndërkohë që PD ishte kundër. E tha kur pa që në 25 vjet, PD ishte e para parti që dilte hapur kundër integrimit europian.

Pra, e tha kur e pa që u diskretitua si nga opinioni publik shqiptar dhe nga ai ndërkombëtar. Gjithë tentativa e sotme që nisi me shpalljen si fitoren e tij fitoren e Trump e deri tek hipokrizia dhe mashtrimi publik se PD ka qenë pro çeljes së negociatave është tregues i një shterimi ideshë brenda PD-së dhe “vdekja” politike e saj pas 25 vitesh egzistencë. /Lexo.al/a.m.

 

Next Post
Javën e ardhshme rikthehen reshjet e dendura, Ministria e Bujqësisë: Rrezikon Lezha dhe Shkodra

Situata nga përmbytjet, MEI: Ja situata e furnizimit me energji

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hetimi për kampet e emigrantëve në Shqipëri fiton çmim europian gazetaresk

Hetimi për kampet e emigrantëve në Shqipëri fiton çmim europian gazetaresk

October 22, 2026
Makina përfundon në kanal në Lushnjë, plagosen çifti i bashkëshortëve

Makina përfundon në kanal në Lushnjë, plagosen çifti i bashkëshortëve

October 22, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Shehaj dhe Qori janë ANTIFA shqiptare”/ Idajet Beqiri hedh akuza të forta: Berisha mban grupet e zjarrit!

October 22, 2026
Trump “ngrin” Patriotët për Ukrainën: Çfarë fshihet pas këtij vendimi dhe cili është reagimi i Zelenskyt?

Trump “ngrin” Patriotët për Ukrainën: Çfarë fshihet pas këtij vendimi dhe cili është reagimi i Zelenskyt?

October 22, 2026
Bordi Drejtues i PISA-s në Tiranë/ Kumbaro: Siguria dhe mirëqenia e nxënësve në qendër të përgjegjësisë së këtyre ditëve

Bordi Drejtues i PISA-s në Tiranë/ Kumbaro: Siguria dhe mirëqenia e nxënësve në qendër të përgjegjësisë së këtyre ditëve

October 22, 2026
Pas 18 vitesh nga licencimi, projekti eolik 72 MW në Konispol ndryshon planin e ndërtimit

Pas 18 vitesh nga licencimi, projekti eolik 72 MW në Konispol ndryshon planin e ndërtimit

October 22, 2026
Alarm në fluturimin drejt Gjermanisë, pasagjerët vjellin në bord, dyshohet për përhapjen e norovirusit

Alarm në fluturimin drejt Gjermanisë, pasagjerët vjellin në bord, dyshohet për përhapjen e norovirusit

October 22, 2026
“Dështojnë” përpjekjet diplomatike, Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme gjatë natës, 7 të vrarë në Kiev

“Dështojnë” përpjekjet diplomatike, Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme gjatë natës, 7 të vrarë në Kiev

October 22, 2026
Rezervat valutore të Rajonit arrijnë në rreth 62 miliardë dollarë, Shqipëria rritje rekord

Rezervat valutore të Rajonit arrijnë në rreth 62 miliardë dollarë, Shqipëria rritje rekord

October 22, 2026
Automjeti merr flakë në lëvizje, shkrumbohet mjeti dhe plagoset rëndë drejtuesi

Automjeti merr flakë në lëvizje, shkrumbohet mjeti dhe plagoset rëndë drejtuesi

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In