• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Analiza/ Leskaj: 125.8 mld lekë dëme në 4 vite, Llalla: Ksera u kap pas kallëzimit të KLSH

by A R
01/02/2016 11:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i KLSH Bujar Leskaj tha në analizën vjetore të institucionit që drejton, se në 4 vitet e fundit, janë zbuluar shkelje me një vlerë prej 125.8 miliardë lekësh, duke theksuar se shuma është 8 herë me e lartë sesa periudha e mëparshme. Ai ka nënvizuar se, në 4 vitet e fundit kallëzimet penale janë rritur me 3.2 herë, por sipas tij ka pasur një pandëshkueshmëri të zyrtarëve të akuzuar.

“Shumë zyrtarë mbahen në administratë edhe pse kanë bërë shkelje”, ka thënë kreu i KLSH-së.

Duke u fokusuar tek sektori energjitik, Leskaj ka përmendur faktin se institucioni i tij ka kallëzuar një zyrtar të lartë të shtetit për situatën në CEZ, por më pas është bërë pre e sulmeve politike.

“Por, edhe pse jemi anatemuar nga segmente politike, ne i qëndrojmë konstatimeve tona në sektorin energjitik”, ka vijuar më tej Leskaj.

Kryeprokurori Adriatik Llalla në fjalën e tij tha se organi akuzës nuk mund të ketë rezultate të prekshme pa punën e isntitucioneve të tjera si ai i KLSH-së, kur vjen puna për hetimin dhe akuzën ndaj zyrtarëve të lartë. Lalla theksoi se ish Ministri Spiro Ksera u arrestua falë kallëzimeve të bëra nga KLSH.

“KLSH ka konstatuar shkelje të shumta dhe ka referuar në Prokurori. Mbi bazën e kallëzimit të tyre u ngritën dyshime të forta se ish-ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera dhe zyrtarë të tjerë kishin kryer veprat penale të korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Roli i prokurorisë nuk mund të ketë efikasitet pa prurjet e institucioneve të tjera, sic është KLSH, kur vjen fjala për dënimin dhe korrupsionin e zyrtarëve të lartë. Ne ju inkurajojmë të jeni më të bindshëm në luftën kudër krimit financiar.”- tha Llalla.

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani foli për një nevojë imediate që ata zyrtarë apo nëpunës që gjenden në shkelje të ligjit, do duhet të largohen nga puna e tyre. Pavarësisht se shumë prej atyre nuk do të përfundojnë në burg për shkak të veprave penale, Manjani theksoi se nëse këta të fundit gjenden në shkelje të ligjit, ata do duhet të largohen nga puna.

“Unë këtu ja i varuri i vetëm që duhet të mbroj të gjithë të varurit e tjerë. Ka një sentencë të njohur tashmë, që thotë se qeveria është problemi. Nga kjo pikëpamje, nevoja për audit dhe kontroll të vazhdueshë çdo qeverie  e ka të pashmangshme e të domosdoshme. Ndaj përgëzime për rekomandimet dhe auditet e KLSH. Pa dyshim konstatimet tuaja janë detyrim për ne.

Shkelja e ligjit nuk mund të çojë detyrimisht në veprimtari penale. Ndjekja penale është një gjë, por morali i një nëpunësi që kapet në shkelje ligji… sigurisht ai nuk duhet të jetë më nëpunës i shtetit. I kam kërkuar qeverisë që rekomandimet e KLSH të jenë të zbatueshme, pikë së pari, në respektimin e ligjit dhe në moralin e respektimit të tij.

Kemi shumë nevojë në audit të perfomancës. Çdo objektiv qeverisës është i lidhur me paranë publike, dhe -këto para kanë nevojë patjetër që të auditohen.”- tha Manjani.

Ministri Drejtësisë vuri në dukje dhe perceptimin se menjëherë sapo dikush del në televizion menjëherë miklohet apo linçohet. Sipas Manjanit, perceptimi i drejtësisë si një drejtësi popullore e stilit komunist do duhet të marrë fund.

“Natyrisht që shkelja e ligjit është e larmishme për ne nuk është e rëndësishme të lidhet detyrimisht me shumat përkatëse, por ka disa gjëra që duhen sqaruar njëherë e mirë, sepse në komentin e analizën publike, ende për fat të keq nuk kemi hequr dorë nga parimet e drejtësisë popullore, ku të drejtohet gishti dhe menjëherë sapo del në televizor shpallesh fajtor”, tha ai.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, duke marrë fjalën para të pranishmeve vlerësoi rolin e KLSH në rritjen e efiçencës së përdorimit të fondeve publike. Duke vlerësuar bashkëpunimin dypalësh, Sejko theksoi se auditimi përbën një levë të rëndësishme që shërben për përmirësimin e qeverisjes institucionale.

Kryetari i komisionit të ekonomisë, Erion Braçe ka deklaruar se nga viti 2015 ka një ligj që e forcon KLSH-në dhe ka shtuar se, është vet ky institucion që zgjedh auditorët, duke nënvizuar se nuk ka asnjë ndërhyrje.

“Ajo që na bashkon është interesi publik, liria dhe konkurrenca në tregje. Ajo që duhet të bëjmë është të prekim të paprekshmit”, është shprehur Braçe.

Next Post

Me kë bëri dashuri për herë të parë Xhensila (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

March 4, 2026
Bllokohen në Rinas gati 1 mijë pajisje elektronike

Bllokohen në Rinas gati 1 mijë pajisje elektronike

March 4, 2026
“Fituesi i parë i luftës me Iranin”/ The Economist: Si po imponon Netanyahu logjikën izraelite të luftës në Perëndim

“Fituesi i parë i luftës me Iranin”/ The Economist: Si po imponon Netanyahu logjikën izraelite të luftës në Perëndim

March 4, 2026
Pse Shqipëria është vendi më i dallluar i Europës kundër Iranit

Pse Shqipëria është vendi më i dallluar i Europës kundër Iranit

March 4, 2026
A është nul çështja penale e “Sterilizimit”?

A është nul çështja penale e “Sterilizimit”?

March 4, 2026
“Trump nuk e di çfarë do”, Ish-drejtori i CIA-s: Nuk ndryshohet një regjim me bomba. Rreziku i kësaj lufte…

“Trump nuk e di çfarë do”, Ish-drejtori i CIA-s: Nuk ndryshohet një regjim me bomba. Rreziku i kësaj lufte…

March 4, 2026
I preferuari i Khameneit, kush është Mojtaba, Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit?

I preferuari i Khameneit, kush është Mojtaba, Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit?

March 4, 2026
Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

“E dimë ku do të takohen Khamenei dhe këshilltarët e tij”, telefonata e fundit Trump-Netanyahu që dha dritën jeshile për sulmin ndaj Iranit

March 4, 2026
“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

“Gjyqi ndaj Beqajt, provë sesa i keq është ligji procedural”, Manjani: Kur gjykata bëhet edhe prokuror, drejtësia humb paanësinë

March 4, 2026
IKMT rikthehet në Orikum, prish dy objekte mes kundërshtimeve të pronarëve

Dhunoi drejtorin e ekzekutimit të vendimeve brenda IKMT-së, shpallet në kërkim i riu

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In