• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Analiza/ Kush janë celulat antiamerikane që fshihen pas portaleve fantazëm?

by Java News
01/07/2016 18:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka nisur prej kohësh një lojë e pisët dizinformuese  duke përdorur portalin fantazëm (foreignpolicynews.org) me shkrues fantazëm. Sepse duke përdorur  emrin e  prestigjiozes amerikane “Foreign Policy Magazine” ky portal tenton të shitet si serioz duke hedhur shashka të pavërteta deri në të rrezikshme, vetëm e vetëm që të ngopë interesa politike në Tiranë. Natyrisht disa portale “shejtanë-budallenj” në Tiranë bëjnë sikur se dinë  këtë lojë dhe e publikojnë sikur kanë shpikur zjarrin, duke rrezikuar të kthehen dhe vetë në fantazmo-komikë.

Ju kujtohet të gjithëve i famshmi Adam B. Fairmont, i cili ishte një personazh i krijuar nga PD-ja për të mundësuar hedhjen e qëndrimeve opozitare në gjuhë angleze nën emrin e një portali të huaj. Pas një hulumtimi të portalit Lexo.al, doli që në fakt Adami nuk ekzistonte, por ishte thjeshtë një personazh i krijuar nga Tirana për të goditur kundërshtarin me shkrime në anglisht. (Lexo http://lexo.al/kush-eshte-adami-dixhital-qe-ka-pushtuar-portalet-ne-shqiperi/). Shkrimet natyrisht që i bënte dhe i bën akoma stafi i Berishës, pasi qëndrimet janë kryekëput (edhe në fraza) si ato të doktorit, veçse dalin nën emrin e Adamit Dixhital.

I tillë ishte edhe rasti i djeshëm i Jason Katz, ish-zyrtari i lartë i Komitetit amerikano-herbe, i cili shkruante me porosi në xhep nga Tirana. Veçse Jason kishte dalë të paktën me emrin e tij teksa shkruante në një media periferike në SHBA duke  sulmuar kryeministrin Rama, ndërkohë që ngrinte në piedestal para pak muajsh në po të njëjtën media kreun e Kuvendit Meta. Natyrisht, lobingu paguhet dhe Jason në këtë rast kishte kryer detyrën e porositur dhe asgjë më shumë. Lexo (http://lexo.al/nga-kush-paguhet-jason-katz-per-te-kundershtuar-politiken-amerikane/)

Por a nuk duket sikur politika në Tiranë (në këtë rast Berisha-Basha-Meta) po investohen herë me emër e herë anonim kundër politkës se jashte amerikane dhe konkretisht, kundër reformës në drejtësi?

Sepse në portalin fantazëm (foreignpolicynews.org) loja është shtrirë përtej Adamit Dixhital, sepse në fakt aty ka edhe Peter Tase Dixhital, i dirigjuar nga Genci ish-ambasador, sot këshilltar i Metës në Kuvend.  Në lojë pra ka hyrë edhe Genci.

Por, kush është Genci Muçaj dhe lidhja e tij me Peter Tasen, Adamin Dixhital dhe portalin fantazëm që shpërndan trakte partiake?

Genci Muçaj, është një  ish-ambasador i vendit tonë në Turqi (i u kthye në Tiranë më 5 shkurt 2016, pasi ushtroi për 3 vjet këtë detyrë) i cili pak pasi  është kthyer në Tiranë i është besuar  nga Meta,  Drejtoria e Marrëdhënieve Dypalëshe dhe Shumëpalëshe, brenda Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë.

E thënë ndryshe, kemi Adamin Dixhital të krijuar nga PD për të shprehur qëndrimet në anglisht, Peterin që shkruan nën frymëzimin e këshilltarit të Metës në portalin fantazëm dhe Jasoni që mesa duket  paguhet nëpërmjet Komitetit (që loboi që Meta të shkelë në SHBA) për të shkruar e lobuar. Që të tre ama, i bien fort plitikës amerikanë në Tiranë dhe kryeministrit Rama, por njëkohësisht flasin me superlativa pro  Metës.

Ku duan të dalin? Ndoshta është reforma në drejtësi i gjithë problemi. /Lexo.al

Next Post

Komandot shqiptare në Mali, misione në ferrin e shkretëtirës (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarrfikësit në betejë me flakët në Siçili, mbi 1000 vatra zjarri nga temperaturat ekstreme

Zjarrfikësit në betejë me flakët në Siçili, mbi 1000 vatra zjarri nga temperaturat ekstreme

July 22, 2026
Kaos nga moti i keq në Ballkan, mijëra dëme në bujqësi, infrastrukturë dhe automjete

Kaos nga moti i keq në Ballkan, mijëra dëme në bujqësi, infrastrukturë dhe automjete

July 22, 2026
“Shpresojmë të çojë përpara anëtarësimin e Shqipërisë”, Begaj uron Irlandën për Presidencën e BE

34-vjeçarja me foshnjën në burg, Begaj kërkon lirimin dhe shqyrtimin e amnistisë personale

July 22, 2026
Aksidenti tragjik te TEG-u, viktima dhe i plagosuri rëndë dyshohet se janë shtetas egjiptianë

Aksidenti tragjik te TEG-u, viktima dhe i plagosuri rëndë dyshohet se janë shtetas egjiptianë

July 22, 2026
“Kemi pritur marrëveshje politike”/ Haxhiu njofton se seanca e parë e Kuvendit të ri mbahet në gusht, Kosova ende në krizë për presidentin

“Kemi pritur marrëveshje politike”/ Haxhiu njofton se seanca e parë e Kuvendit të ri mbahet në gusht, Kosova ende në krizë për presidentin

July 22, 2026
Çfarë pritet të ndodhë më 30 korrik? Shtohet seancë surprizë pas mbledhjes së Ramës me PS!

Çfarë pritet të ndodhë më 30 korrik? Shtohet seancë surprizë pas mbledhjes së Ramës me PS!

July 22, 2026
Avokati i Popullit viziton 34-vjeçaren me foshnjën 7-muajshe në burg

Avokati i Popullit viziton 34-vjeçaren me foshnjën 7-muajshe në burg

July 22, 2026
Flakët pushtojnë një sipërfaqe me bar e shkurre në Lazarat, ndërhyrja e shpejtë shpëton banesat e banorëve

Flakët pushtojnë një sipërfaqe me bar e shkurre në Lazarat, ndërhyrja e shpejtë shpëton banesat e banorëve

July 22, 2026
Policia jep detaje për aksidentin tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut

Policia jep detaje për aksidentin tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut

July 22, 2026
Pas kërcënimit të Trump, Irani paralajmëron kundërpërgjigje: Do të godasim infrastrukturën strategjike në rajon

Pas kërcënimit të Trump, Irani paralajmëron kundërpërgjigje: Do të godasim infrastrukturën strategjike në rajon

July 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In