Nga Tim Parks
Tre vjet pasi një kryebashkiak i ri i Firences u bë kryeministër nën petkun e një ndryshimi të gjeneratave, italianët shkojnë në votime më 4 mars me pak shpresë për zgjedhjen e një qeverie të re me ndonjë ndjenjë të vërtetë drejtimi. Vendi po përballet me një vakum ekzistencial që po bërtet që të mbushet.
Ish kryeministri Matteo Renzi, në krye të Partisë Demokratike (PD) të qendrës së majtë, nuk është më forca popullore që ai ishte dikur. Ai erdhi në zyrë duke premtuar reforma radikale institucionale për ta bërë Italinë shumë më të lehtë për të qeverisur dhe ai u përpoq t’i realizonte. Ndër të tjera, propozimet e tij do të kishin shfuqizuar Senatin italian – shtëpinë e sipërme të parlamentit – si një forcë serioze.
Por nëse ka një gjë që italianët nuk do të kenë, është një njeri të vetëm me një bazë të fuqishme lokale të pushtetit që udhëheq çështjet kombëtare vetë. Renzi humbi një referendum mbi reformat e tij në dhjetor 2016 dhe u detyrua të japë dorëheqjen si kryeministër. Dhe ndërsa fitoi një mandat të ri për të drejtuar PD, partia shpejt filloi të ndahej rreth figurës së tij autokratike dhe tani konsiderohet si një forcë e konsumuar.
Pasardhësi i Renzit, ish Ministri i Jashtëm Paolo Gentiloni, e paraqet veten si inteligjent, neutral, akomodues, i butë – lloji i udhëheqësit kujdestar që italianë janë të lumtur me të. Një nga arsyet për dobësinë e Italisë në forumet ndërkombëtare është se shumë shpesh udhëheqësit që shkojnë aty (Mario Monti, Enrico Letta dhe tani Gentiloni) nuk kanë fuqi reale në vend. Ata janë atje ku janë, sepse nuk kërcënojnë kutinë me interesa të caktuara.
Sidoqoftë, në kohën e zgjedhjeve, dalin në pah më shumë udhëheqësit e partive më dinamike, shqetësuese dhe liderë që flasin hapur. Duke luftuar me PD-në e Renzit, ka në thelb tre lojtarë të tjerë të mëdhenj që mund të zgjedhin italianët.
Lëvizja 5 Yje – e themeluar në vitin 2009 nga ish-komediani vullkanik Beppe Grillo – në sondazhe, është përpara me 27 për qind kundrejt 24 për qind të PD-së. Në thelb një grupim anti-establishment, utopik, puritan – nuk është edhe zyrtarisht një parti – L5Yjet tërheqin pakënaqësinë e madhe dhe në rritje që rrjedh nga rënia e gjatë e ekonomisë, nivele shumë të larta të papunësisë së të rinjve (afër 35 për qind) dhe nivelet e larta të emigracionit. Më e fortë në çështje negative sesa pozitive, sulmon rehatinë dhe korrupsionin, burokracinë evropiane dhe epërsinë gjermane dhe karakterizohet nga përdorimi i internetit për të gjitha vendimet e partisë.
Megjithatë, Grillo nuk do të bëhet kurrë kryeministër, ose madje nuk do të zgjidhet në parlament. Me një politikë të zhurmshme për përjashtimin e të gjithë të dënuarve me vepra penale nga parlamenti, ai automatikisht e përjashtoi veten (ai u gjykua dhe u dënua për vrasje, pas një aksidenti rrugor më 1981). Partia kështu do të shkojë në zgjedhje duke propozuar 31-vjeçarin Luigi Di Maio si kryeministrin kandidat, një njeri i cili, si Gentiloni, mund të spostohet në çdo moment, pasi ai nuk është një pikë e vërtetë e besnikërisë së grupit.
Nuk është e qartë se çfarë do të bënte në fakt një qeveri e drejtuar nga L5Yjet. Ata kanë folur për një referendum për t’u tërhequr nga euro, i cili perceptohet të jetë një faktor kyç në rënien ekonomike të vendit (një vlerësim i mbështetur kohët e fundit dhe argumentuar me kujdes nga vetë kreu i Bankës së Italisë).
Por, pavarësisht nga pakënaqësia në rritje me politikën monetare evropiane dhe me Gjermaninë në veçanti, nuk ka entuziazëm të madh për braktisjen e institucioneve evropiane dhe nuk ka besim të përhapur që Italia mund të “shkojë e vetme”. Grillo po mundohet të impresionojë. Ajo që njerëzit duan është një Evropë më efektive dhe dashamirëse, e cila është si të thuash, një mot më i mirë.
Partia e Forza Italia e ish kryeministrit Silvio Berlusconi, në 16 për qind të votave, përbën të vetmen parti të madhe në qendër. Për shkak të një dënimi në 2013 për korrupsion, biznesmeni 81 vjeçar nuk mund të kandidojë në zgjedhje apo të mbajë ndonjë zyrë publike deri në vitin 2019. (Ai po kundërshton ndalimin në Gjykatën Evropiane, por vendimi nuk do të mbërrijë në kohë për zgjedhjet). Cilin partia do të propozojë si kryeministër të mundshëm do të varet nga aleanca e saj me partinë e katërt më të madhe dhe vetëm një lojtar tjetër të rëndësishëm, Liga a Veriut, me udhëheqësin e saj dinamik, njeriun e njerëzve, Matteo Salvini.
Në të kaluarën, Liga e Veriut u përqendrua pothuajse tërësisht në veri të vendit. Tani, Salvini po kërkon mbështetje nga e gjithë Italia, duke u zhvendosur nga një apel paksa separatist drajt një qëndrimi anti-imigrant, anti-musliman dhe anti-evropian. Ashtu si me L5Yjet, ajo që ai kundërshton është mjaft e qartë, por politikat e tij pozitive mungojnë, janë misterioze ose dukshëm të paarritshme. Një aleancë e mundshme midis Ligës, me 14 për qind të saj, plus Forza Italia kryeson sondazhet; çdo qeveri që mund të formojnë ka shumë mundësi të jetë një histori e vjetër, me pakënaqësitë e shtuara.
Asnjë nga këto nuk është inkurajuese. Votuesit më idealistë do të tërhiqen nga partitë e shumta të shkëputura, fragmente dhe kauza të veçanta tipike të jetës politike italiane. Ashtu si në të gjitha fushatat zgjedhore, këtu flitet më shumë se kush po largohet nga cili ose bashkuar me kë, ose me kë bëri aleancë, sesa politikat aktuale dhe më shumë imagjinatë të dedikuar për të menduar emra dhe simbole të reja për partitë, lëvizjet dhe koalicionet eventuale sesa duke hartuar politika të artikuluara në mënyrë të qartë që mund të bëjnë që vendi të lëvizë përsëri.
Së paku, nëse politikat e tilla janë duke u hartuar, ata nuk janë shumë të përfolura. Politikat e vetme që përbëjnë lajm janë dhuratta apo kërcënimet e mëdha: garancia nga L5Yjet dhe Berlusconi se të gjithë qytetarët do të marrin të ardhura bazë pavarësisht nga papunësia; ose premtimin e Salvini për të policuar në mënyrë efikase brigjet kundër emigracionit. Askush nuk pret që kjo të ndodhë.
Rezultati i zgjedhjeve bëhet dyfish i pasigurtë me hyrjen në tetor 2017 të një ligji të ri zgjedhor pas rënies së reformave ambicioze të Renzit. Kjo është diçka çmendurisht komplekse, një mashtrim i sajuar nga komiteti. Por pasoja kryesore është se 37 për qind e vendeve do të shpërndahen në bazë të shumicës së parë të së kaluarës dhe 61 për qind në baza proporcionale, ndërsa 2 për qind e mbetur do të zgjidhen nga italianët që jetojnë jashtë. Pragu në nivel kombëtar për përfaqësimin proporcional të një partie do të jetë një përqindje shumë e ulët prej 3 përqindësh, duke garantuar një parlament shumë të copëtuar.
Kandidatët dhe pozita e tyre në krye ose në fund të listave proporcionale – e para është zgjedhje thuajse e garantuar; e fundit, përjashtim – të gjitha do të vendosen nga partia në nivel kombëtar. Secili kandidat mund të qëndrojë në një zonë elektorale me shumicë votash dhe deri në pesë zona proporcionale. (Kështu emrat e famshëm mund të tërheqin vota në zona të ndryshme, edhe nëse ata mund të zgjidhen vetëm në një.) Partitë duhet të deklarojnë aleanca eventuale përpara zgjedhjeve dhe pastaj të paraqiten si një grupim. Për vendet e shpërndara proporcionalisht, votuesit nuk mund të zgjedhin cilët kandidatë në listën që ata preferojnë, por thjesht duhet të votojnë partinë.
Pasoja e gjithë kësaj është se deputetët do t’i detyrohen pothuajse tërësisht zgjedhjes së tyre partisë në nivel kombëtar dhe pothuajse fare të gjithë njerëzve që votojnë për to në nivel lokal, të cilët në këtë mënyrë munden lirisht të injorojnë. Është e vështirë të imagjinohet një sistem më pak i mundshëm për të inkurajuar përfshirjen politike në nivelin bazë.
Ka pasur shumë dënime për pikëpamjet dhe partitë populiste dhe nacionaliste në Britani., Francë, Austri dhe Holandë. Duke marrë parasysh se sa kohë Italia ka qenë në rënie ekonomike, është e habitshme se sa pak nacionalizëm ka këtu, dhe sa sipërfaqësore dhe thjesht retorike është kur ajo shprehet.
E majta, frymëzimi fillestar i së cilës ishte promovimi i interesave të klasave të punës, tani kushton vëmendjen e saj për “të qenit mirë” me të gjithë, me përqendrim shumë të admirueshëm në vështirësitë e emigrantëve dhe çështjeve gjinore, por me çmimin e alienimit të shumicës së bazës së saj historike.
E djathta e qendrës ofron të ashtuquajturën qeverisje të ndjeshme brenda idealizmit disi të lodhur të një projekti evropian që po largon një numër të madh të të rinjve dhe jo vetëm nga vendi.
Por as të qenit i mirë as (me sa duket) i mençur ofron shumë eksitim. Asnjë lider dhe asnjë parti nuk po promovon një vizion pozitiv koherent që njerëzit mund të dëshirojnë të bashkohen përreth. Askush nuk duket se ka ndonjë ide për një të ardhme që nuk do të sjellë konfuzione ose rezultate të vendosura. Nëse kjo është demokracia nën muzgun e një shteti komb, atëherë është e zymtë, e shurdhër dhe potencialisht e rrezikshme./POLITICO – Lexo.al/a.m.