• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Analiza: A mund t’i japin zgjedhjet e ardhshme fund karrierës politike të Netanyahut?

by E B
27/06/2026 17:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zgjedhjet e ardhshme në Izrael pritet të përcaktojnë trashëgiminë politike të kryeministrit Benjamin Netanyahu, i cili po përballet me presion në rritje për mënyrën si ka menaxhuar luftërat në rajon dhe për akuzat për korrupsion.

Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë i Izraelit, konsiderohet si “i mbijetuari” i madh i politikës izraelite. Por me zgjedhjet e përgjithshme që pritet të mbahen në tetor, ai përballet me sfidën më të madhe të karrierës së tij, e cila mund t’i japë fund një jete politike gati katërdekadëshe në mënyrë të tensionuar.

Në sfond qëndron një seri zhvillimesh politike, pasi sipas raportimeve Netanyahu ka bindur presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, të bashkohet me të në një luftë kundër Iranit më 28 shkurt, duke bërë që Teherani të kryente sulme ndaj Izraelit, vendeve të Gjirit dhe anijeve në Ngushticën e Hormuzit.

Izraeli ndodhet gjithashtu në një tjetër luftë në veri me grupin e armatosur libanez Hezbollah. Kjo e ka vendosur Netanyahun mes presionit amerikan për të ndalur ofensivën dhe një opinioni publik izraelit që kërkon vazhdimin e luftës kundër Iranit dhe aleatëve të tij në rajon.

Ndërkohë, ai përballet edhe me zemërim publik për mungesën e një hetimi të pavarur mbi dështimet e qeverisë së tij para dhe pas sulmeve të Hamasit më 7 tetor 2023 në jug të Izraelit.

Pas luftës shkatërruese në Gaza, Izraeli është përballur me rritje të kritikave ndërkombëtare dhe me një përkeqësim të imazhit të tij në disa vende, si dhe me kritika më të forta brenda establishmentit politik amerikan.

Në të njëjtën kohë, Netanyahu përballet ende me disa akuza për korrupsion që datojnë që nga viti 2019, dhe nëse shpallet fajtor, mund të përfundojë edhe në burg.

Në këtë kontekst, zgjedhjet izraelite po mbahen në një moment vendimtar si për Netanyahun, ashtu edhe për vetë vendin.

“Duket se Netanyahu mund të jetë në telashe serioze”, tha analisti politik Nimrod Flaschenberg për Al Jazeera. “Marrëveshja SHBA–Iran nuk është pritur mirë dhe për publikun nuk është aspak e qartë se çfarë po ndodh në Liban.”

“Nuk dihet nëse është armëpushim, tërheqje apo diçka tjetër, dhe media këtu është shumë skeptike. Së fundmi është edhe çështja e SHBA-ve. Izraelitët prej kohësh kanë menduar se veprojnë në mënyrë autonome, por ngjarjet e fundit kanë treguar se kjo është më shumë një iluzion.”

Mes presionit dhe kufijve politikë

Publiku izraelit është shumë i vetëdijshëm për rëndësinë e mbështetjes amerikane për sigurinë e vendit. Tani, SHBA-të dhe Izraeli duket se kanë qëndrime të ndryshme për luftën në Liban, me Trump që kërkon ulje të përshkallëzimit për të ruajtur stabilitetin dhe për të rikthyer normalitetin në lundrimin në Hormuz.

Irani ka përfshirë Libanin në marrëveshjen e tij me SHBA-të për përfundimin e luftës, ndaj çdo sulm i ri izraelit në jug të Libanit rrezikon stabilitetin e këtij mirëkuptimi.

Netanyahu po kritikohet si nga mbështetësit e linjës së ashpër, ashtu edhe nga më të moderuarit në Izrael: të parët i kërkojnë të vazhdojë luftën kundër Hezbollahut, ndërsa të dytët paralajmërojnë se kundërshtimi i SHBA-ve do të dëmtojë marrëdhëniet strategjike me Uashingtonin.

Izraeli vazhdon të mbajë nën kontroll rreth një të pestën e territorit të Libanit, ndërsa një marrëveshje kornizë e nënshkruar në Uashington e bën të paqartë praninë e tij ushtarake në të ardhmen. Sipas sondazheve, rreth tre të katërtat e izraelitëve mbështesin vazhdimin e kontrollit në Liban, ndërsa vetëm një pakicë e vogël e kundërshton.

Gadi Eisenkot, ish-shefi i shtabit të ushtrisë izraelite dhe sfiduesi kryesor politik i Netanyahut, e ka kritikuar mungesën e një strategjie të qartë ndaj SHBA-ve për Libanin.

“Dështuam të shfrytëzojmë arritjet tona ushtarake dhe u zgjuam në një realitet sigurie që nuk duhej lejuar”, tha ai. “Edhe fakti që Izraeli ka nevojë për miratimin e Uashingtonit për të kryer sulme në Liban është i paimagjinueshëm.”

Sipas ish-këshilltarit të qeverisë izraelite Daniel Levy, opozita po e sfidon Netanyahun edhe nga e djathta, duke pretenduar se ka zgjidhje “magjike” për luftën në Liban.

“Ndërkohë, Netanyahu do të përpiqet të fitojë kohë dhe të minojë marrëveshjen SHBA–Iran”, tha ai.

Marrëdhëniet SHBA–Izrael

Sipas memorandumit të mirëkuptimit mes Iranit dhe SHBA-ve të nënshkruar më 18 qershor, palët angazhohen për “ndërprerjen e menjëhershme dhe të përhershme të operacioneve ushtarake në të gjitha frontet, përfshirë Libanin”, si dhe për garantimin e “integritetit territorial dhe sovranitetit të Libanit”.

Megjithatë, Izraeli ka refuzuar publikisht të tërhiqet nga territori libanez dhe ka vazhduar sulmet, ndërsa lufta e fundit ka shkaktuar rreth 4 mijë e 230 të vrarë dhe 12 mijë e 179 të plagosur që nga 2 marsi. Në të njëjtën kohë, qytetet në veri të Izraelit mbeten në rrezen e raketave dhe dronëve të Hezbollahut.

“Netanyahu u premtoi banorëve të veriut një të ardhme që nuk mund ta realizonte”, tha analisti Ori Goldberg. “Ai u premtoi një mëngjes kur të zgjoheshin dhe të mos shihnin më kërcënim, por njerëzit janë të lodhur dhe kërkojnë normalitet.”

Megjithatë, sipas disa analistëve, Netanyahu mund të ketë ende hapësirë për manovrim në Liban.

Sipas raportimeve, presidenti Trump është gjithnjë e më i pakënaqur me veprimet e Netanyahut, madje në një telefonatë e ka quajtur atë “të çmendur”.

Më 7 qershor, Trump deklaroi për “Financial Times” se Netanyahu duhet të respektojë marrëveshjen e armëpushimit me Iranin, duke thënë: “Unë i marr vendimet. Ai nuk i merr vendimet.”

Sipas Daniel Levy, tensionet mes dy liderëve janë shtuar, pasi nuk ka pasur takime të reja pas fillimit të luftës me Iranin.

“Kjo e shqetëson Netanyahun. Ai po kërkon një takim tjetër dhe po përpiqet të rikthejë mbështetjen e presidentit amerikan para zgjedhjeve”, tha ai.

“Netanyahu po shikon minutën, jo orën; koha po i mbaron.”

/tvklan.al

Comments 1

  1. Bruno says:
    June 28, 2026 at 10:33

    Cdo gje e keqe,apo e mire,e kane nji funde,duket edhe kriminelit bibi,po i vjen fundi,bibi gjakatare, ke bere genocid,ne Gaza.Ka vrare,mbi 70000 civile,te pa fajeshem,femije,gra e pleq,krimineli bibi eshte i denuar,nga gjykata nderkombtare,per krime lufte.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

November 24, 2026
Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

November 24, 2026
Vance hedh poshtë zërat se SHBA u tërhoq: Administrata e Trump është optimiste për negociatat për paqe në Ukrainë

Zv/presidenti amerikan JD Vance nën hetim, dyshohet se favorizoi donatorin politik në dhënien e një kontrate për naftën venezueliane!

November 24, 2026
“Siguria kibernetike globale është në pikën më të ulët”- Pedagogia: Inteligjenca Artificiale ka sjellë sulme intensive në pak kohë!

“Siguria kibernetike globale është në pikën më të ulët”- Pedagogia: Inteligjenca Artificiale ka sjellë sulme intensive në pak kohë!

November 24, 2026
Sulm kibernetik ndaj CIA-s dhe inteligjencës amerikane, ekspozohen disa informacione!

Sulm kibernetik ndaj CIA-s dhe inteligjencës amerikane, ekspozohen disa informacione!

November 24, 2026
Cristian Shpendi shkatërrues, shkëlqen me “tripletë” ndaj Ascolit!

Cristian Shpendi shkatërrues, shkëlqen me “tripletë” ndaj Ascolit!

November 24, 2026
Zogaj: Spiropali e ka bërë skanerin e partisë së vet, nuk ka dashur konfrontim me Ramën!

Zogaj: Spiropali e ka bërë skanerin e partisë së vet, nuk ka dashur konfrontim me Ramën!

November 24, 2026
Një akt paqeje në familje, Victoria Beckham i dorëzon të birit Brooklyn të drejtat e markës tregtare të emrit të tij!

Një akt paqeje në familje, Victoria Beckham i dorëzon të birit Brooklyn të drejtat e markës tregtare të emrit të tij!

November 24, 2026
Avaria në nënstacionin elektrik, Pogradeci dhe Buçimasi mbeten pa energji elektrike për dy orë! (VIDEO)

Avaria në nënstacionin elektrik, Pogradeci dhe Buçimasi mbeten pa energji elektrike për dy orë! (VIDEO)

November 24, 2026
Panik në ajër, avioni me shqiptarë në bord pëson defekt gjatë fluturimit për në Tiranë! Kthehet me urgjencë në Londër, rrëfimi i pasagjerit

Lufta hibride? Kaos në qiellin britanik, bllokohen lokalizuesit për 140 avionë pasagjerësh në një ditë!

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In