• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

ANALIZA e BB/ 2017-a, nisja e epokës së çmimeve të larta, ja ku parashikohet rritja

by A R
26/01/2017 20:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banka Botërore ka parashikuar së fundmi fitime më të larta për mallrat industriale të tilla si energjia dhe metalet në vitin 2017, për shkak të shtrëngimit të kushteve të furnizimit dhe rritjes së kërkesës.

Parashikimi i janarit për tregjet e mallrave e mbajti të qëndrueshëm parashikimin e çmimeve të naftës së papërpunuar për vitin 2017 në nivelin 55 dollarë për fuçi, me një rritje 29 për qind nga 2016-ta.

Parashikimi merr në konsideratë marrëveshjen vendeve të OPEC dhe prodhuesve të tjerë për të kufizuar prodhimin pas një periudhe të gjatë ekspansioni.

Banka ka rishikuar me rritje edhe parashikimin e saj për çmimet e metaleve me një rritje prej 11 për qind nga rritja e 4 për qind e parashikuar në tetor 2016 si rezultat i shtrëngimit të mëtejshëm të kërkesës dhe ofertës nga Kina dhe vendet e zhvilluara, raporton Monitor.

“Çmimet për shumicën e mallrave duket se kanë prekur fundin vitin e kaluar dhe janë në rrugën e duhur për rritje më 2017,” tha John Baffes, Ekonomist i Lartë dhe autori kryesor i pritshmërive për tregjet e mallrave. “Megjithatë, ndryshimet në politikat mund të zhvendosin këtë trend.”pohoi ai.

Çmimet në bujqësi në tërësi pritet të rriten me më pak se 1% në vitin 2017. Rritje të lehta  priten edhe në lëndët e para për prodhimin e vajrave ushqimore.

Në këtë kundërt, çmimet e metaleve të çmuara  pritet të bien me 7%,  pasi rritja e normave të interesit zhvendos interesin për të investuar në këto mallra.

Analistët e Bankës Botërore vënë re një frenim të ritmeve të rritjes së investimeve ne 1.6% më 2015 nga mbi 7% në 2010.

“Dobësia e investimeve, si publike dhe private, pengoi eksportet në vendet në zhvillim”, tha Ayhan Kose, Drejtor i Grupit “Perspektivat e Zhvillimit”. “Shumica e këtyre ekonomive kanë hapësirë të kufizuar politikash për të luftuar ngadalësim në rritjen e investimeve, kështu që ata kanë nevojë për të përmirësuar më tej mjedisin e biznesit, nxitjen e diversifikimit ekonomik, dhe për përmirësimin e qeverisjes.” shtoi ai

Parashikimet e Bankës Botërore për tregjet e mallrave publikohen një herë çdo tre muaj, janar, prill, korrik dhe tetor. Raporti ofron analizë të detajuar të tregut për grupe të mëdha të mallrave, duke përfshirë energjinë, metalet, bujqësisë, metalet të çmuar dhe plehrat./a.m.

Next Post

Akuzat ndaj Vlahutin për blerjen e vilës 1.6 mln €, reagon BE: Blerja në mënyrë korrekte

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In