• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Analiza/ A do nisë lufta pas vrasjes së ambasadorit rus?

by A R
19/12/2016 20:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Media prestigjoze britanike “Express” i ka kushtuar një artikull tensioneve që mund të pasojnë, pas vrasjes së ambasadorit rus në Ankara ditën e sotme, Andrei Karlov.
Kështu, sipas kësaj medieje, tensionet mes Turqisë dhe Rusisë kanë qenë gjithnjë në ngritje që me nisjen e konfliktit në Siri.

Vrasja e Karlovit është vetëm incidenti i fundit i përplasjes mes Putinit dhe Erdoganit.

TENSIONET TURQI-RUSI

Në nëntor të vitit 2015, Kremlini u bë kërcënues kur një avion rus u rrëzua nga forcat turke në kufirin turko-sirian.

AnkaraWar-761790Një valë e madhe sanksionesh u ndërmorën nga Rusia dhe goditën fort Turqinë. Të gjitha importet e prodhimeve bujqësore nga Turqia u ndaluan, u vendos regjimi me viza për qytetarët turk dhe shumë agjenci ruse turizmi e hoqën vendin në Azinë e Vogël nga lista e destinacioneve.

Në shtator të këtij viti, Rusia ka shprehur shqetësime të mëdha për avancimin e Turqisë në Siri. Trupat ushtarake ruse, sipas Rusisë po pushtojnë një pjesë të Sirisë Veriore.

Erdogan-Putin-745315Po kështu, Turqia u akuzua edhe për prishjen e armëpushimit të 28 shkurtit në Veri të Sirisë, duke bombarduar forcat kurdë.

Rusia u kundërpërgjigj duke i prerë rrugën me të cilën Turqia furnizonte rebelët në Siri, si edhe ka nisur të ndihmojë kurdët në veri që të marrin më shumë pushtet dhe të kërcënojnë Turqinë.

Ekspertët janë të mendimit se vrasja e sotme do të dëmtojë më shumë imazhin e Turqisë në arenën ndërkombëtare.

Nga njëra anë, kemi Turqinë që kërkon rrëzimin e Asadit dhe nga ana tjetër Rusinë që e mbron Asadin.

Marrëdhëniet mes dy vendeve u përmirësuan pak pas puçit ushtarak në Turqi, kur Rusia mbështeti Erdoganin në atë mësymje.

Në gusht, dy liderët u takuan në Shën Petersburg dhe diskutuan për ngrohje të marrëdhënieve. Mirëpo, të dyja vendet janë angazhuar fort në luftën në Siri prej 5 vitesh në kampe të ndryshme.

Ka shumë pak të ngjarë që të pajtohen për Sirinë dhe këto mospajtime, duke ua shtuar edhe ngjarjet e fundit mund të shërbejnë si pretekst për nisjen e një lufte./Panorama/a.m.

Next Post
Policia turke arreston nënën dhe motrën e autorit të vrasjes së ambasadorit rus

Policia turke arreston nënën dhe motrën e autorit të vrasjes së ambasadorit rus

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Opozita iraniane shpall qeverinë e përkohshme: A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

March 1, 2026
Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

March 1, 2026
Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

March 1, 2026
Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

March 1, 2026
“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

March 1, 2026
“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In