• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

ANALIZA/ 4 faktorët pse po ndodhin sulmet terroriste në Turqi

by Aalison Pearse Stevens
29/06/2016 14:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dikur Turqia ishte shembull për stabilitet, si dhe një destinacion i madh i turizmit. Ja pse kjo tash ka ndryshuar në mënyrë drastike. Të martën në mbrëmje, Turqia u godit nga edhe një sulm tjetër vdekjeprurës në aeroportin “Ataturk” në Stamboll, që la të vdekur 41 persona, dhe 239 të tjetër të lënduar. Time shpjegon katër faktorët, të cilët, beson se janë shkaktari i sulmeve terroriste në rritje kundër Turqisë, përcjell Gazeta Express.

1. Lufta në Siri

Kur Qeveria siriane e sulmoi brutalisht trazirën e Pranverës Arabe në vitin 2011, kryeministri i atëhershëm i Turqisë Recep Tayyip Erdogan – tani president i Turqisë – ishte i shpejt në thirrjen që i bëri presidentit sirian, Bashar Assad të japë dorëheqje, duke e krahasuar regjimin e tij me atë të Gjermanisë naziste. Lufta e përgjakshme civile në Siri ka pesë vite që vazhdon. Turqia ndan një kufi 804 kilometërsh me Sirinë, dhe akuzohet se i ka lejuar luftëtarët e huaj ta kalojnë kufirin për t’iu bashkuar grupeve, si ISIS në Irak dhe Siri. Ndërsa, në anën tjetër ka pasur një lëvizje edhe më të madhe: më shumë se 2.5 milionë sirianë vlerësohet se tani jetojnë në Turqi.

2. Kryengritja kurde

Roli i Turqisë në Siri është komplikuar nga beteja që vetë e udhëheq kundër një kryengritje të nisur nga grupi etnik turk, të cilët jetojnë përgjatë Turqisë lindore dhe në disa pjesë të Sirisë, Irakut dhe Iranit. Qeveria turke pohon se militantët kurdë që e luftojnë ISIS-in janë një shtrirje e Partisë Së Punëtorëve Kurdistian (PKK), e cila është duke luftuar për autonominë kurde që nga vitet 1970-ta. Preokupimi i Turqisë me luftimin e forcave kurde në Siri – përfshirë sulmet ajrore – e vë atë në konflikt edhe me luftëtarët kurdë të mbështetur nga ShBA dhe regjimin e Assadit të mbështetur nga Rusia. Liderët kurdë thonë se kjo, në efekt, e vë Turqinë në të njëjtën anë me ISIS-in në këtë konflikt.

3. ISIS

Një numër në rritje i sulmeve terroriste janë kryer në token turke gjatë vitit të fundit, duke vrarë qindra njerëz. Për disa sulme, Qeveria turke e hedhur fajin mbi rebelët kurdë, por – duke e nënvizuar kërcënimin kompleks me të cilin vendi po përballet – zyrtarët turk po ashtu besojnë se ISIS është duke kryer sulme.

4. Gjeopolitikat

Sulmi i djeshëm në Stamboll erdhi vetëm pak ditë pasi Turqia njoftoi se do t’i normalizojë marrëdhëniet me Izraelin, të cilat ishin prishur në vitin 2010 pas një incidenti në të cilin aktivistët turq të flotijes u vranë nga forcat izraelite të sigurisë të cilët po tentonin ta thyenin bllokadën e Izraelit kundër ndihmave humanitare në Rripin e Gazës. Papritmas, duke kërkuar që t’i japë fund izolimit të shkaktuar nga politikat e veta në Siri, Erdogani po ashtu sinjalizoi këtë javë për një ngrohtësi në marrëdhëniet me Rusinë, duke ia dërguar një letër kërkim faljeje Putinit për rrëzimin e aeroplanit luftarak rus, të cilin Turqia e rrëzoi afër kufirit të vet me Sirinë.

ma.me

Next Post

Lejet e ndërtimit/ Brenda korrikut projektuesit duhet të depozitojnë firmën elektronike  

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Franca krijon rezervë të re ushtarake, mijëra të rinj i bashkohen programit vullnetar

Franca krijon rezervë të re ushtarake, mijëra të rinj i bashkohen programit vullnetar

August 31, 2026
Thirret protesta para SPAK-ut: Drejtësia nuk duhet të vonojë, askush mbi ligjin!

Thirret protesta para SPAK-ut: Drejtësia nuk duhet të vonojë, askush mbi ligjin!

August 31, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Policia britanike heton si vrasje vdekjen e një foshnjeje, shtatë në pranga

August 31, 2026
E rëndë në Berat, familjarët gjejnë të varur në pemë 41-vjeçarin. Nisin hetimet për shkakun e ngjarjes

Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë

August 31, 2026
Qeveria i kalon Bashkisë Krujë pronësinë e 196 apartamenteve për pasojat e tërmetit

Qeveria i kalon Bashkisë Krujë pronësinë e 196 apartamenteve për pasojat e tërmetit

August 31, 2026
Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

August 31, 2026
Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

August 31, 2026
Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

August 31, 2026
Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Lëvizje në Policinë e Shtetit, emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë

August 31, 2026
Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com