• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lejet e ndërtimit/ Brenda korrikut projektuesit duhet të depozitojnë firmën elektronike  

by Aalison Pearse Stevens
29/06/2016 14:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Aplikimi online për lejet e ndërtimit do të bëhet i detyrueshëm pas 1 shtatorit 2016 dhe një element i rëndësishëm i tij është pajisja e projektuesve me firmën elektronike, brenda muajit korrik. Në mungesë të firmës elektronike, asnjë projektues nuk do të ketë mundësi të kryejë dorëzimin e projekteve për pajisje me leje ndërtimi. Kjo u bë e ditur gjatë një takimi që Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni zhvilloi projektues dhe arkitektë.

“Kemi filluar vetëm me aplikimin online për lejet e ndërtimit, ndërkohë që gjithë procesi i dixhitalizimit të dokumentacionit që disponojnë institucione të tjera, si për shembull, Zyra e Regjistrimit të Pasurive etj., është një hap që duam ta realizojmë më tej, duke qenë të ndërgjegjshëm se procesi është vështirë. Ne mirëpresim sugjerimet tuaja se si mund të përmirësohet ky proces”, – tha Ministrja Gjermeni në fjalën e saj.

Ajo u ndal edhe në punën që grupi i ekspertëve të MZHU po bën, për përmirësimin e procesit të kontrollit dhe disiplinimit të punimeve të ndërtimit, duke kërkuar që arkitektët, projektuesit apo ndërtuesit të shprehin mendimin e tyre, se ku apo si duhet ndërhyrë.

“Me këtë proces rishikimi, synohet ndarja e qartë e përgjegjësive ndërmjet bashkisë dhe inspektoriatit vendor nga njëra anë; dhe ndarja e qartë e përgjegjësive që do të ushtrojnë profesionistët e licencuar, të përfshirë në procesin e kontrollit nga ana tjetër si dhe vendosja e përgjegjësive të qarta dhe të zbatueshme në rast shkeljesh nga ana e këtyre profesionistëve, qofshin këto përgjegjësi financiare apo edhe disiplinore. Qëllimi dhe ambicia jonë si Ministri është që me këto ndryshime ligjore, të garantojmë një proces sa më efektiv të kontrollit të punimeve, i cili eviton që në fazat fillestare, ndërtimet pa leje”, – bëri me dije Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni.

Brenda 10 ditëve të ardhshme, projektuesit dhe arkiktektët mund të dërgojnë  pranë Ministrisë së Zhvillimit Urban të gjitha  mendimet dhe sugjerimet, për përmirësimin e ligjit për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve.

(javanews.al) Me. Ar

 

Next Post

Basha: PD nuk heq dorë nga neni 88, Rama ta pranojë ose ne nuk e votojmë draftin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In