• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 7, 2023
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
    • Rajon
No Result
View All Result
Javanews
Home Intervistë

Analisti amerikan, Joseph: “Shqipëria e Madhe” nuk i intereson SHBA-së

Java News by Java News
22/01/2022 21:12
Analisti amerikan, Joseph: “Shqipëria e Madhe” nuk i intereson SHBA-së
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eksperti dhe njohësi i zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor dhe profesori amerikan i Universitetit  “Johns Hopkins SAIS” në Washington, Edward P. Joseph, në një intervistë ekskluzive për Gazetën Express ka folur më në detaje për disa prej çështjeve të mbuluara në Raportin e titulluar “Nga kriza në konvergjencë: një strategji për të trajtuar paqëndrueshmërinë në Ballkan në burimin e saj” dhe gjithashtu edhe për letrën që Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i ka dërguar ditë më parë kreut të Qeverisë së Kosovës, Albin Kurtit.

Gazeta Express/ Intervistoi: Besnik Veliu

Edward P. Joseph e tregon pse është vendosur në raport propozimi për vendosjen e sanksioneve për ata që promovojnë bashkimin e Kosovës me Shqipëri dhe punën e emërimit të një emisari special amerikan për njohjen e Kosovës nga pesëshja mosnjohëse evropiane.

Gjithashtu profesori amerikan sqaron edhe konsatimin tjetër të raportit se Qeveria Kurti gjendet në mjegullnajë sa i përket orientimit gjeo-strategjik, duke përmendur këtu projektin e gazsjellësit Trans-Adriatik.

Tutje, Edward P. Joseph në këtë intervistë flet edhe për mesazhet e letrës së Blinkenit për kryeministrin Kurti, vizitën e përmendur nga Kurti në Amerikë dhe për atë se çfarë duhet të ndodhë me marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe për çështjen e “Manastirit të Deçanit”.

Gazeta Express: Kur folët për sanksione, çfarë saktësisht deshët të thonit? Sepse, për shembull, nëse do të ketë sanksione për Kryeministrin Kurti nga ShBA-ja, ai do të duhej të jepte dorëheqje dhe kjo, me gjasë, do të shkaktonte një ngërç tjetër në procesin e dialogut.

Edward P. Joseph: Sanksionet e propozuara në raport janë të lidhura – qëllimisht dhe qartazi – me një zotim më të gjerë nga ShBA-ja për të arritur njohje të plotë ndërkombëtare për Republikën e Kosovës – jo për Republikën e Kosovës dhe Shqipërisë ose të ngjashme. Pse duhet që ShBA-ja të caktojë një emisar të posaçëm për njohjen e Kosovës, mes hapave të tjerë në këtë drejtim, nëse Kosova është duke punuar që ta minojë konceptin për Kosovën, të cilin ShBA-ja dhe aleatët e saj e kanë për vendin?

Çështja është që njohja e Kosovës e nënkupton Kosovën si vend unik dhe funksional brenda kufijve të vet të tanishëm – jo në federatë ose konfederatë me Shqipërinë. As “Shqipëria e Madhe”, as “Serbia e Madhe” nuk janë në interesat e ShBA-së; kjo është kundër interesave të ShBA-së.

Kjo nuk është as në interesin e Kosovës. Për shembull, njohja nga Greqia do të mund të ishte transformuese për Kosovën dhe rajonin. Por është e qartë se Athina – si Uashingtoni – nuk sheh stabilitet që del nga ndonjë “bashkim” ose ndarje e Kosovës. Siç citojmë ne në raportin tonë në “Johns Hopkins SAIS-Wilson Center”, komentuesit grekë me ndikim presin një traktat mes Prishtinës dhe Athinës, që i përjashton aventurat e tilla.

Kërcënimi me sanksione është i rëndësishëm për të gjitha palët:

Për Prishtinën, që t’i kuptojë parimin dhe vizionin për Kosovën, të cilat e tërheqin përkrahjen e ShBA-së dhe të aleatëve.

Për Athinën dhe vendet e tjera, që nuk e njohin Kosovën, që të kuptojnë se zotimi i ShBA-së ka të bëjë me përkrahjen e sovranitetit të Kosovës – jo me përkrahjen e ëndrrave për bashkimin e popullit shqiptar.

Për Serbinë dhe për përkrahësit e saj në Rusi, Kinë dhe gjetiu, që të shohin se ShBA-ja ka një qasje strategjike, të mbështetur në bashkekzistencën demokratike dhe multietnike – pa i favorizuar ambiciet kombëtare shqiptare para ambicieve kombëtare serbe.

Gazeta Express: Raporti gjithashtu specifikon një paqartësi të Kurtit në lidhje me orientimin strategjik të Kosovës. Ju e përmendët çështjen e gazsjellësit të mbështetur nga ShBA-ja. Pra, nënkuptohet se çështja e gazsjellësit nuk është vetëm çështje “gypash”, siç ka thënë Kryeministri Kurti, por është çështje e orientimit strategjik, që do ta zmbrapste ndikimin rus në rajon.

Edward P. Joseph : Gazsjellësi Trans-Adriatik është pjesë e një strategjie më të gjerë për diversifikimin e burimeve të energjisë në rajon. Duke e marrë parasysh rrezikun e tanishëm të pushtimit rus të Ukrainës – ku Moska e përdor kërcënimin e tërthortë të ndërprerjes së furnizimit me energji për Evropën -, nevoja për diversifikim është e qartë. Kriza energjetike në Kosovë dhe rritja e çmimeve e bën rastin e Gazsjellësit Trans-Adriatik edhe më të logjikshëm. Ishte mirë që ministrja e Jashtme e Kosovës, Gërvalla, e diskutoi gazsjellësin, mes tjerash, në takimin e saj dje me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Dendias. Ky takim ishte një shenjë tjetër e mirë për qasjen “konvergjente”, që ne e rekomandojmë në raportin tonë të “SAIS-Wilson Center”.

Gazeta Express: Sa kohë ju ka marrë ky raport në tërësi, a ka pasur ndonjë çështje për të cilën nuk jeni pajtuar me bashkautorët? Nëse po, për cilat çështje? Dhe a e keni dërguar këtë raport në adresa të rëndësishme të vendimmarrjes politike ndërkombëtare?
Edward P. Joseph: Ky raport është rezultat i relfektimit të gjatë, të nisur nga unë në vjeshtën e vitit 2020 me zgjedhjen e parashikuar të Joe Bidenit president. Kam punuar në rajon dhe rreth rajonit gati që nga nisja e luftës në Bosnjë (kam arritur atje në gusht të vitit 1992, tre muaj pas fillimit të luftës). Kam shërbyer në të gjitha zonat e konfliktit gjatë luftërave në: Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci, Kosovë dhe Maqedoni Veriore. Gjithashtu kam shërbyer si zëvendësdrejtor i Misionit të OSBE-së në Kosovë, përfshirë vitin 2012. Unë e kam negociuar marrëveshjen për mbajtjen e zgjedhjeve kombëtare serbe në Kosovë në maj të vitit 2012.

Siç shkruajmë ne në raport, përkeqësimi alarmues në rajon është “i vullnetshëm”. ShBA-ja, BE-ja dhe NATO-ja e mbajnë përparësinë strategjike në tërë rajonin (ndryshe nga situata në Ukrainë). Është thjesht e pamundur për të kuptuar se tridhjetë vjet pas shpërthimit të luftës, përsëri flitet për luftën në Bosnjë e Hercegovinë, konfrontim në Kosovë dhe tensione të pashembullta në Mal të Zi.

Raporti e trajton pyetjen thelbësore: pse Ballkani është ende në një rrëmujë të tillë pas kaq shumë vjetëve dhe pas kaq shumë përpjekeve? Ne e identifikojmë burimin: paaftësia e Serbisë për ta pranuar rendin perëndimor. Ne e identifikojmë arsyen e kësaj paaftësie: leva që e mban Serbia mbi Kosovën – dhe ShBA-në e BE-në. Ne e identifikojmë zgjidhjen e kësaj gjendjeje: të gërryhet dhe përfundimisht të eliminohet leva serbe mbi Kosovën. Kjo bëhet përmes ndryshimit të pozicioneve të katër shteteve të NATO-s që nuk e njohin Kosovën: Greqia, Spanja, Sllovakia dhe Rumania. Ne përshkruajmë se si kjo mund të arrihet në një mënyrë shumë praktike, duke punuar kryesisht me Greqinë dhe kryesisht brenda NATO-s.

Gazeta Express: A keni pasur mundësi që ta lexoni letrën e Sekretarit Blinken për Kryeministrin Kurti dhe cilat janë konkluzionet tuaja për atë letër?

Edward P. Joseph :Po, e kam lexuar letrën dhe ajo është shumë e qartë: është një letër pozitive e përkrahëse nga Sekretari Blinken, me qëllim të përforcimit të përpjekjeve të dy diplomatëve të emëruar amerikanë, ambasadori Hovenier dhe emisari i posaçëm, Escobar. Sekretari Blinken po i cakton pritjet për bashkëpunim në çështje specifike të përmendura në letër. Letra është hartuar në mënyrë diplomatike.

Gazeta Express: Duke filluar nga fundi i vitit të kaluar, Kryeministri Kurti ka përmendur një vizitë të mundshme në ShBA. Herën e fundit kur Kurti foli për këtë vizitë të mundshme në Uashington, tha se ai mund të udhëtojë në kryeqytetin amerikan në fillim të vitit 2022. A e shihni këtë letër të Sekretarit Blinken si shenjë të “anulimit” të kësaj vizite të mundshme të Kryeministrit Kurti në Uashington? Dua të them, a shihni ndonjë arsye që Kurti ta vizitojë Uashingtonin pas asaj letre, që përmban gjithçka?

Edward P. Joseph : Kjo letër nuk ka lidhje të tillë me një vizitë dhe fjala “anulim” nuk duhet të përdoret në lidhje me këtë letër. Ajo i përfaqëson pritjet e ShBA-së për prioritete kyçe amerikane. Natyrisht, është çështje tjetër se a do të ndodhë kjo vizitë dhe në çfarë niveli. Vizita të tilla janë gjithmonë të lidhura me gjendjen e marrëdhënieve dhe me zhvillimet. Nuk ka dyshim që Uashingtoni është duke kërkuar progres për çështjet e përmendura në letër dhe kjo vërtet mund të jetë një faktor.

Gazeta Express: A besoni se Kryeministri Kurti do t’i përmbushë këto kërkesa të ShBA-së në letrën e Blinkenit, duke u bazuar në të kaluarën e Kurtit dhe në qëndrimet e aktivitetet politike të tij (Asociacioni i Komunave Serbe dhe Manastiri i Deçanit)?

Edward P. Joseph : Nuk do të parashikoj se çfarë do të bëjë Kryeministri Kurti. Mund të deklaroj se e shoh “Asociacionin/Komunitetin e Komunave me Shumicë Serbe” si çështje të ndarë nga Manastiri i Deçanit dhe vendimet e ndërlidhura juridike.

Kosova, ndryshe nga Serbia, është demokraci e kthyer në drejtimin e duhur, me respektim në rritje për sundimin e ligjit. Respektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është një detyrim i hekurt për Kryeministrin Kurti – ose për cilindo kryeministër të Kosovës. “Asociacioni/Komuniteti” është një detyrim i një lloji tjetër; kjo është çështje politike e lidhur me një proces më të gjerë me Serbinë. Në mënyrë ideale, “Asociacioni/Komuniteti” do të negociohej si një çështje e statusit final, si pjesë e marrëveshjes në të cilën Beogradi e njeh Prishtinën. Vendosja e kësaj para statusit përfundimtar krijon ndërlikime në dialogun e udhëhequr nga BE-ja, ku Beogradi tashmë e ka përparësinë strategjike. (Beogradi është i kënaqur, nëse asgjë nuk ndodh në dialog, duke e lënë Kosovën në pozitën e tanishme të paqartë.)

Marrëdhëniet e komunitetit serb të Kosovës si bllok – dhe me Beogradin – janë drejtpërdrejt të lidhura me sovranitetin dhe funksionalitetin e brendshëm të Kosovës. Në të njëjtën kohë, Kosova zyrtarisht është e detyruar për “Asociacionin/Komunitetin”. ShBA-ja dhe BE-ja duhet të gjejnë mënyra për ta adresuar këtë sfidë negociuese. Në raportin tonë, ne e rekomandojmë avancimin e marrëdhënies së Kosovës me NATO-n, për shembull, duke e sjellë Kosovën në programin e NATO-s, “Partneritet për Paqe”, në mesin e hapave të tjerë. Kjo mund ta forcojë pozicionin e Kosovës, duke bërë të mundshëm ca progres për “Asociacionin/Komunitetin”, ndonëse bisedimet përfundimtare presin një marrëveshje finale.

Next Post
Omicron nuk ndalet në Shqipëri, Ambasada amerikane apelon për qytetarët e saj: Kujdes me maskat dhe vaksinat

Omicron nuk ndalet në Shqipëri, Ambasada amerikane apelon për qytetarët e saj: Kujdes me maskat dhe vaksinat

Comments 1

  1. Igor says:
    1 year ago

    Si dote reagonte Amerika sikur ne Meksike te jetonin 2 miljon Amerikane ?Ata dote kishin luftuar per nji baskim kombetare deri ne piken e fundit te gjakut,kurse Shqiptaret nuk duhet as te flasin per nji bashkim,dhe as te flasin per te drejtat njerzore,pse nuk shkon ky zoteri ne luginen e Presheves dhe ta sheh me syjt e vet se sa te drejta kan Shqiptaret,ose ne Maqedoni ,ose ne Malin e Zi por flet vetem ne gazeta ne favor te cilit po flet ki njeri ,kur republika Serpska flet per bshkim me Serbine kete njeri nuk e gjen ne asnji gazete ,pra kaq te besueshem jane keta.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJMET E FUNDIT

VIDEO/ Gazetari, pyetje Berishës: Doktor, pyet pak kunatën tënde Vjollca se kush janë ortakët e Duçkës

Skenari makabër me tre faza, për të shkatërruar Sali Berishën!

February 7, 2023
FOTOT/ Rindërtimi pas tërmetit, Rama: Puna për shndërrimin e lagjes së prekur nga tërmeti në Durrës vijon! Do strehohen 996 familje

FOTOT/ Rindërtimi pas tërmetit, Rama: Puna për shndërrimin e lagjes së prekur nga tërmeti në Durrës vijon! Do strehohen 996 familje

February 7, 2023
Defekti në ashensorin e pallatit në Tiranë, ISHMT: Nuk rezulton i regjistruar!

Defekti në ashensorin e pallatit në Tiranë, ISHMT: Nuk rezulton i regjistruar!

February 7, 2023
Alarmohet Shkupi, raportohet sërish për bomba të vendosura në 33 shkolla

Alarmohet Shkupi, raportohet sërish për bomba të vendosura në 33 shkolla

February 7, 2023
38-vjeçari i dehur në timon aksidenton një mjet tjetër

23-vjeçari përplas me makinë një grua në Tiranë

February 7, 2023
Emiratet ndajnë 100 milionë dollarë për Turqinë dhe Sirinë

Emiratet ndajnë 100 milionë dollarë për Turqinë dhe Sirinë

February 7, 2023
Turqi/ Tërmeti nuk “kursen” askënd, politikani i partisë së Erdogan gjendet i pajetë mes rrënojave

Turqi/ Tërmeti nuk “kursen” askënd, politikani i partisë së Erdogan gjendet i pajetë mes rrënojave

February 7, 2023
“Kristi po del budalla”/ Luizi dhe banorët “zbërthejnë” grupin e Oltës, Maestro: I bënë kurthin dhe po e përdorin

“Kristi po del budalla”/ Luizi dhe banorët “zbërthejnë” grupin e Oltës, Maestro: I bënë kurthin dhe po e përdorin

February 7, 2023
Ekipet shqiptare të Emergjencës, në Turqi! Koloneli Reso: Kemi nxjerrë viktima nga rrënojat

Ekipet shqiptare të Emergjencës, në Turqi! Koloneli Reso: Kemi nxjerrë viktima nga rrënojat

February 7, 2023
FOTO/ Tronditëse: Babai shtrëngon dorën e vajzës së tij të vdekur nën rrënoja

FOTO/ Tronditëse: Babai shtrëngon dorën e vajzës së tij të vdekur nën rrënoja

February 7, 2023
Inceneratorët/ Arrestohet në Austri Stela Gugallja, SPAK dërgon dokumentacionin për ekstradim

Inceneratorët/ Arrestohet në Austri Stela Gugallja, SPAK dërgon dokumentacionin për ekstradim

February 7, 2023
EMRI / Furnizonte dyqanet me kafe kontrabandë, arrestohet 39-vjeçari në Tiranë

EMRI / Furnizonte dyqanet me kafe kontrabandë, arrestohet 39-vjeçari në Tiranë

February 7, 2023
Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 8 Shkurt 2023

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 8 Shkurt 2023

February 7, 2023
“Vrasja e al-Baghdadit nuk eliminon rrezikun nga Shteti Islamik”, pikëpyetjet e analistëve

​Trazira në Siri pas tërmeteve, të burgosurit arratisen në masë, mes tyre edhe luftëtarë të ISIS

February 7, 2023
Eksponenti i PD mohon masakrën e 4 Shkurtit: Pse ne ishim qendra e botës? Ç’është kjo mani…

Eksponenti i PD mohon masakrën e 4 Shkurtit: Pse ne ishim qendra e botës? Ç’është kjo mani…

February 7, 2023
Temperaturat e ulëta, Veliaj viziton të pastrehët e sistemuar në qendrën “Strehëza”

Temperaturat e ulëta, Veliaj viziton të pastrehët e sistemuar në qendrën “Strehëza”

February 7, 2023
“Ndihmoni në shërimin e plagëve”, Erdogan shpall gjendjen e emergjencës në provincat e goditura nga tërmeti

“Ndihmoni në shërimin e plagëve”, Erdogan shpall gjendjen e emergjencës në provincat e goditura nga tërmeti

February 7, 2023
Rruga e PD-së së Enkelejd Alibeajt

“Rama fshihet pas Spiropalit”, Alibeaj: PS tha se u ezaurua interpelanca me Kryeministrin

February 7, 2023
Rama mungoi në Parlament, Balla: Nuk po i shmanget çështjes që nuk është çështje

Çështja e McGonigal / Kuvendi miraton kërkesën e PD për mocion me debat me Ramën: 12 orë seancë, do të flasin…

February 7, 2023
Rama ndjek punimet për Lungomaren në plazhin e Durrësit: Faza e parë përfundon në Qershor

Rama ndjek punimet për Lungomaren në plazhin e Durrësit: Faza e parë përfundon në Qershor

February 7, 2023
JavaNews.al

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
    • Rajon

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com