• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Amnistia për 140 mijë makina që s’kanë paguar taksat, dokumentet që duhen për çregjistrim

by Java News
25/01/2017 09:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Pronarët e mjeteve që nuk kanë paguar asnjë taksë prej vitit 2011 e vazhdim dhe duan të çregjistrojnë mjetet e tyre duhet të paraqesin në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Rrugor katër dokumente. Pronari i mjetit do të përfitojë falje për të gjitha detyrimet në momentin që kërkon çregjistrimin e mjetit dhe duhet të paraqesë lejen e qarkullimit, certifikatën e pronësisë dhe targat e mjetit.Në rast se nuk i ka këto dokumente, i kanë humbur ose i janë vjedhur, duhet të paraqesë denoncimin nga policia. Procedura për çregjistrimin mjeteve do të nisë menjëherë pas miratimit nga qeveria të draftit “Për pagesën dhe fshirjen e pjesshme të detyrimeve tatimore dhe detyrimeve të pagueshme në doganë, si dhe procedura e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit, pas fshirjes se detyrimeve tatimore”. Drafti pritet të kalojë sot në mbledhjen e qeverisë dhe menjëherë pas miratimit, Drejtoria Shërbimit të Transportit Rrugor do të përgatisë udhëzim për të gjitha mjetet që përfitojnë nga falja.
Çregjistrimi
Burime zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor bëjnë të ditur se do të çregjistrohen të gjitha mjetet që nuk kanë kryer asnjë veprim me këto mjete pas periudhës 31 dhjetor 2011. Çregjistrimi i mjeteve bëhet pa paguar detyrimet e prapambetura, si taksën e regjistrimit të përvitshëm të mjeteve dhe taksën vjetore të qarkullimit rrugor, taksën vjetore të mjeteve të përdorura, taksën e mjeteve luksoze, si dhe gjobat e llogaritura për efekt të mospagimit të taksave.Të njëjtat burime bëjnë të ditur se pronarëve të makinave që paraqiten dhe kërkojnë moskryerjen e procedurës së çregjistrimit të mjetit dhe mbajtjen aktiv të tij u falen detyrimet tatimore për periudhën përpara dhjetorit 2011 dhe duhet të kryejnë pagesat e të gjitha detyrimeve, që i përkasin periudhës pas janarit 2012 dhe u falen gjobat për këtë periudhë.Sipas draftit, personave të cilët paraqiten dhe kërkojnë moskryerjen e procedurës së heqjes nga qarkullimi të mjetit, ose mbajtjen aktiv të tij u fshihen detyrimet tatimore për periudhën dhjetor 2010 e më parë, me kusht që të paguajnë detyrimet për periudhën janar 2011 e në vijim, me përjashtim të gjobave dhe kamatëvonesave të periudhës janar 2011 deri me dhjetor 2014, të cilat fshihen.“Nëse brenda 6 muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, personat e interesuar nuk paraqiten për të kërkuar mbajtjen aktiv të mjetit, DPSHTRR-ja do të kryejë pa pagesë heqjen nga qarkullimi të mjetit dhe fshirjen e detyrimeve tatimore të tij”, – thuhet në projektligjin e Ministrisë së Financave.
Drafti
Drafti për faljen e detyrimeve të prapambetura për automjetet është hartuar nga Ministria e Financave dhe pritet të miratohet në qeveri. Pas miratimit, pronarët e mjeteve do të kenë gjashtë muaj kohë për të përfituar nga drafti. Edhe më herët, në qershor të vitit të shkuar, Financat hartuan një draft të ngjashëm, por nuk mori miratimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe për rrjedhojë, nuk kaloi as në qeveri.
Falja e detyrimeve
Rreth 140 mijë pronarë mjetesh do të përfitojnë falje të plotë, ose të pjesshme të detyrimeve që kanë pa paguar për mjetet e tyre. Përfituesit janë ndarë në dy kategori. E para është për pronarët e mjeteve, të cilët prej vitit 2000 deri në 2011 nuk kanë paguar asnjë taksë për makinat e tyre dhe duan t’i nxjerrin ato nga qarkullimi.Pronarët e këtyre makinave do të përfitojnë falje të të gjitha detyrimeve, dmth., të taksave, gjobave dhe kamatave, por duhet që brenda gjashtë muajve nga hyrja e fuqi e faljes, t’i drejtohen Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor për çregjistrim dhe nxjerrjen nga qarkullimi të mjetit. Ndërsa pronarët e makinave që për të njëjtën periudhë, 2000 deri në dhjetor të vitit 2011, nuk kanë paguar taksat, por duan të mbajnë në qarkullim mjetin duhet të paguajnë vetëm taksat për të gjithë periudhën dhe përfitojnë falje të kamatave.Skema është bërë e ditur nga burime zyrtare pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, të cilat bëjnë të ditur që janë një pjesë e konsiderueshme mjetet që nuk kanë përfituar nga amnistia e vitit 2009, pasi pronarët e tyre nuk kanë aplikuar. Sipas të njëjtave burime, makinat që kanë detyrime për taksat dhe gjoba të papaguara pas janarit 2012, do të përfitojnë falje të gjobave vetëm në rast se kryhet pagesa e detyrimeve tatimore.  /ma.me

Next Post
VIDEO/ I moshuari i kërkon Ramës të ndërtojë diçka, kryeministri: Mos vër asnjë tullë pa leje se të ikën qeleshja

Rama kërkon raporte, ikin deputetët e paangazhuar pranë qytetarëve në bazë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kuptova shpejt se nuk kishe kohë të duhur”, supermodelja ndan betejën e heshtur për shëndetin

“Kuptova shpejt se nuk kishe kohë të duhur”, supermodelja ndan betejën e heshtur për shëndetin

December 23, 2025
“E rëndë ta dish fituesin para zgjedhjeve”, Sulo: Pas 11 Majit dolën “pazaret e darkës”…

“E rëndë ta dish fituesin para zgjedhjeve”, Sulo: Pas 11 Majit dolën “pazaret e darkës”…

December 23, 2025
“Shiko si shtyn Garda”, Korreshi sqaron skenën virale në rrjet nga Kuvendi

“Shiko si shtyn Garda”, Korreshi sqaron skenën virale në rrjet nga Kuvendi

December 23, 2025
Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

December 23, 2025
Avioni u zhduk nga radarët dhe u rrëzua, humbin jetën shefi i ushtrisë dhe katër të tjerë

Avioni u zhduk nga radarët dhe u rrëzua, humbin jetën shefi i ushtrisë dhe katër të tjerë

December 23, 2025
Vangjeli: Benet Beci ka ofertë 50 milionë € për Shkodrën me projekte që do financohen nga qeveria

Vangjeli: Opozita gaboi me djegien e mandateve, ishte “atentat kamikaz” ndaj vetes

December 23, 2025
Evropa e së keqes (përgjigje për atë që mund të ndodhë në Shqipëri)

“Harruan Kosovën e Çamërinë”/ Xhufi tregon marrëveshjen e Ballit me Greqinë: Është firma e Mit’hat Frashërit

December 23, 2025
“Guri i rëndë në vend të vet”, Parashqevi Simaku merr titullin “Qytetare Nderi”: Akoma jam kavajase!

“Guri i rëndë në vend të vet”, Parashqevi Simaku merr titullin “Qytetare Nderi”: Akoma jam kavajase!

December 23, 2025
“E kanë lënë me deklaratë”/ Dhunon gruan në sy të fëmijëve, gjyshërit ndalojnë nënën t’i takojë

“E kanë lënë me deklaratë”/ Dhunon gruan në sy të fëmijëve, gjyshërit ndalojnë nënën t’i takojë

December 23, 2025
Historiani Kasmi publikon dokumentet: Ja si Xhafer Deva bashkëpunoi me serbët për të ndihmuar gjermanët!

Si u krijua PKSH?/ Kasmi: Një arsye urrejtja, ndaj Zogut. Për të rinjtë komunizmi ishte trend

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com