• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Amnistia/ PD: ”Dhurata” e Vitit të Ri, Manjani: S’është politike, sistemi ndjekjes penale në kolaps

by A R
21/12/2015 19:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani tha se amnistia që qeveria ka sjellë në parlament bëhet për të parandaluar mbipopullimin e burgjeve shqiptare, që sipas Manjanit po vuajnë nga një sistem i dështuar i ndjekjes penale. Manjani tha se sistemi i ndjekjes penale në Shqipëri është në kolaps apo gjatë kolapsimit të tij pasi aktualisht personat e dënuar janë 3078 nga 6280 shtetas që ndodhen aktualisht në burg. Ministri Drejtësisë tha se burgjet shqiptare kanë kapacitet 5484 persona.

“Mbipopullimi nuk është një fenomen i ri, është i lidhur me problemet ekonomike që ka dhe ka patur vendi. Më lejoni tju tregoj si është situata.5484 persona është kapaciteti i burgjeve shqiptare, aktualisht në burgje janë 6 mijë e ca persona,  pra diku tek 800 veta më shumë. Sistemi ynë i ndjekjes penale është në kolaps apo pranë kolapsit. Dhe pikërisht për këtë duhet një reformë e thellë në sitemin e ndjekjes penale, sepse prodhohen më shumë persona të padënuar sesa të dënuar. Sigurisht unë jam koshient se amnistia nuk është zgjidhja, dhe e përsëris, amnistia i takon parlamentit… ne thjesht kemi sjellë një projekligj.” –tha Manjani.

Ylli Manjani iu kundërpërgjigj edhe akuzave që bëri më parë deputeti demokrat Ord Bylykbashi, i cili tha se qeveria po i përdor aministitë sikur të ishin dhurata për “krishtlindje”.

“Detyra ime si ministër është të shpjegoj situatën ndërsa kompetenca është e këtij parlamenti. Nëse do parlamenti amnistia bëhet nëse nuk do është e pabëshme, kështu thotë kushtetuta dhe nuk ka të bëjë fare me çfarë thotë Ministri apo qeveria. Sigurisht që politika është e pashmangshme por ju siguroj se për këtë nismë nuk ka patur asnjë qëllim politik.”- sqaroi Manjani.

Bylykbashi shtoi më parë se qeveria po burgos persona që qëndrojnë në shtëpi por nuk kanë paguar dritat.

“Kemi të bëjmë me amnistinë e tretë që shpallni në 2 vjet. Dikë që rri në shtëpi pa drita e quani hajdut të energjisë. Pa dalë fare nga shtëpia. Ndërsa për shpërndarësit e drogës ju shpallni amnisti. Kjo ka qenë një qeverisje në shenjën e së keqes jo vetëm për kriminalizimin që i keni bërë politikës, por edhe jetës në Shqipëri. Qeveria juaj karakterizohet nga padrejtësia”, ka thënë Bylykbashi, i cili të tillë ka quajtur ligjin e pronave të miratuar nga mazhoranca.”- theksoi Bylykbashi.

Next Post

Mbledhja me dyer të mbyllura/ SHISH kërkon fonde shtesë për aparatura përgjimi dhe personel

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

September 28, 2026
Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

September 28, 2026
“U mblodhën këta dhe bënë libër ”, Rakipi revoltohet me Rithemelimin: Pse kështu do t’i zgjidhin hallet e Shqipërisë?

SPAK përgjoi SHISH? Ylli Rakipi nxjerr detaje: Ne e dinim çfarë ndodhte! Nesër mund të dalë…

September 28, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Rasti i Vlora Hysenit, Klosi: SHISH, i ndjeshëm ndaj sulmeve! Kush e godet është antikombëtar

September 28, 2026
“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

September 28, 2026
Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

September 28, 2026
“Këtë rezultat nuk e kisha menduar” Alibeaj: Qeveria nuk ka qenë korrekte

Alibeaj: Sa të sigurtë jemi që të dhënat e SHISH nuk kanë rënë në dorë të krimit të organizuar?

September 28, 2026
Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

September 28, 2026
“Edhe në Hënë të shkojë, s’vjen më në pushtet!”- Abalisti Mërtiri ironizon vizitën e Berishës në SHBA: Është bërë qesharak, ku i gjeti 10 mln USD për lobingje?

Mërtiri: Neglizhenca e rrjedhjes së informacioneve nga AKSHI solli këtë situatë me SHISH-in

September 28, 2026
Shehi ‘shuplakë’ Berishës: S’besoj te formula e Rithemelimit, as te lidershipi i saj. Jo federatës opozitare, s’unifikohemi përqark një personi

“Video Meta-Prifti ishte e vërtetë”, Shehi: Vetëm një idiot mendonte ndryshe

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com