• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Amnistia fiskale/ Rama “përplaset” me zv.ambasadorin e BE: Mos guxoni të na thoni mos e bëni, s’na bën dot njeri për budallenj

by Java News
15/07/2022 17:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit për amnistinë fiskale ka replikuar me zv.amabasadorin e BE-së në vendin tonë, Alexs Hupin. Ky i fundit i tha Ramës se paratë e shqiptarëve që jetojnë në BE duhet fillimisht të vërtetohet që janë të ligjshme dhe më pas të futen në Shqipëri.

Kryeministri i tha se janë të gatshëm të punojnë, por nuk duhet t’i thonë mos guxoni ta bëni amnistinë fiskale.

Alexs Hupin: Ne e mirëpresim këtë konsultim, kemi ndarë me shërbimet tuaja komentet tona pjesë që janë publike.

Ju folët për faktin që edhe shqiptarët që janë në BE të kualifikohen për këtë amnisti. Janë tatimpagues edhe të shteteve tona, ndaj është shumë e rëndësishme që të sigurohet ligjshmëri e këtyre sigurimeve para se të futen në Shqipëri.

Presim me padurim që të punojmë me ju sesi të vëmë mekanizmat e  duhur të kontrollit për rezidentët shqiptarë që qëndrojnë në BE.

Në shumë vende amnistia fiskale është gatuar si e tillë, por kryesisht për të ardhurat që lidhen me fiskalitetin. Duket se s’do kemi shumë kohë gjatë gushtit, do flasim ditët në vijim. Presim me padurim.

Edi Rama: Ajo çfarë ju thatë është muzikë për veshët tanë. Kjo është gjithçka çfarë kemi kërkuar, për t’u ulur dhe bërë realitet në mënyrën më të mirë.

Jo që të thuhet pa filluar ende, “jo, nuk duhet ta bëni. Jeni shumë të ndërlikuar, jeni një vend i dyshimtë”. Kjo është e papranueshme.

Për pjesën tjetër jemi të hapur të ulemi me ekspertët më të mirë. BE është plot me ekspertë, s’do keni probleme të na gjeni për të na ndihmuar.

Është një draft ndryshe nga ai që kishim vite më parë. Kemi trajtuar pika të ndryshme që janë ngritur nga BE dhe të tjerët në takime informale.

Ju kurrë nuk do të thoni bëjeni se kjo është e shkëlqyer për t’u bërë, po kërkojmë vetëm respekt dhe për atë mundësinë e dyshimit, siç tha edhe miku ynë britanik, zbatimi do të tregojë sesa të aftë jemi për të bërë saktësisht atë çka është shkruar në ligj.

E meritojmë të na jepet mundësia dhe fakti është që jemi në shtëpinë tonë, jeni të mirëpritur si askund tjetër. Nuk kemi sekrete, ku nuk kemi axhenda që janë ndryshe nga partnerët tonë atlantikë.

Ne punojmë, ju na monitoroni, kjo është mirë, kjo jo, por mos guxoni të na thoni mos e bëni, kjo nuk është e mirë.

Rama: Kush kritikon e ka bërë më parë në vendin e vet, s’na bëjnë dot budallenj

Për kryeministrin Edi Rama, të gjitha kritikat që të huajt kanë bërë për projektligjin e amnistisë fiskale nuk janë të sinqerta, sepse sipas tij këto vende kanë bërë të njëjtën gjë në kohë të ndryshme. Këtë qëndrim Rama e bëri nga konsultimi publik që zhvilloi për amnistinë me grupet e bizneseve, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e ambasadave më të rëndësishme në vend.

Rama i ftoi që t’i sjellin ligjet që ata kanë miratuar për amnistinë në vendet e tyre, dhe ‘u dha fjalën’ që do ta ndryshojë ligjin nëse ata i kanë pasur me kushte më të ashpra. Por, pas këtij ‘premtimi’, kreu i qeverisë nuk kurseu as ironitë teksa tha se është i bindur që nuk do të na ndihmojnë dot, pasi në vendet e tyre e kanë pasur ligjin më demokratik sesa projektligji që qeveria ynë ka hartuar.

“Të gjithë partnerëve iu them, nëse ju i keni më të shtrënguar i bëjmë si ju. Askush nuk i ka më të shtrënguara si ky që është si Shqipërisë, amnisti penale dhe fiskale flas. Sillni ju dhe ne do i fusin në ligj pa kushte. I keni shumë demokratike amastitë dhe s’do na ndihmoni dot për t’i shtrënguar”, tha Rama.

Mungesë respekti për sovranitetin e vendit, e ka quajtur Rama qëndrimin e Dhomës Amerikane të Tregtisë, sipas së cilës amnistia fiskale rrezikon pastrimin e parave të krimit.

“Të çohet Dhoma e Tregtisë me flamuj të vendeve partnere dhe të bëjnë flet rrufe për këtë iniciativë të qeverisë kjo është vetëm mungesë respekti për sovranitetin dinjitetin dhe të drejtën e shqiptarëve për të pasur ambiciet e saj. Institucionet financiare mund të kenë kundërshtimet e tyre, të luftës kundër krimit, patjetër, po dhoma tregtie”, vijoi Rama./m.j

Next Post
EMRAT/ Kush është 27-vjeçari shqiptar që u kap në Angli, u dërgua me mision nga babai i tij për të trafikuar njerëz, 10 mijë euro për kokë

EMRAT/ Kush është 27-vjeçari shqiptar që u kap në Angli, u dërgua me mision nga babai i tij për të trafikuar njerëz, 10 mijë euro për kokë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gracka ku ra gazetari Fevziu

Kujt i shërbejnë sulmet, inatet personale dhe mllefet ndaj Shqipërisë? 

November 1, 2026
SHBA/ Zgjedhjet e mesmandatit nën tension, hetim në Alaskë dhe përplasje për 20 mijë vota në Kaliforni

SHBA/ Zgjedhjet e mesmandatit nën tension, hetim në Alaskë dhe përplasje për 20 mijë vota në Kaliforni

November 1, 2026
Identifikohen personat që iu vendos eksploziv në Durrës, dy shpërthime brenda 40 minutash

I vendoset tritoli një dyqani lulesh në Tufinë, policia identifikon autorin

November 1, 2026
Trump: Bolsonaro mund të qëndrojë në SHBA për aq kohë sa të dëshirojë

Trump: Bolsonaro mund të qëndrojë në SHBA për aq kohë sa të dëshirojë

November 1, 2026
Europarlamentari holandez: Paraburgimi i Veliajt për qëllime politike

Europarlamentari holandez: Paraburgimi i Veliajt për qëllime politike

November 1, 2026
Rubio dyshon në arritjen e paqes së negociuar në Ukrainë, mbron kontaktet me Rusinë

Rubio dyshon në arritjen e paqes së negociuar në Ukrainë, mbron kontaktet me Rusinë

November 1, 2026
Sulm masiv me mbi 100 dronë në Rusi, në shënjestër një nga rafineritë më të mëdha të naftës

Sulm masiv me mbi 100 dronë në Rusi, në shënjestër një nga rafineritë më të mëdha të naftës

November 1, 2026
8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

(pa)Rëndësia e fjalës “SHPREHIMISHT”!

November 1, 2026
FOTO / Kina shpall planin e detajuar për uljen e astronautëve në Hënë

FOTO / Kina shpall planin e detajuar për uljen e astronautëve në Hënë

November 1, 2026
Kriza politike në Poloni, Komisioni Europian bën thirrje për respektimin e Kushtetutës

Kriza politike në Poloni, Komisioni Europian bën thirrje për respektimin e Kushtetutës

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In