• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Amerikani “misterioz” i fushatës së PD, avokati: Avokati: Rruga e Berishës? Athinë-Beograd-Moskë!

by A R
16/04/2025 22:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një tjetër amerikan është shfaqur krah Sali Berishës gjatë fushatës për zgjedhjet e 11 majit. Paul Manafort, i njohur për lidhjet e tij me Kremlinin, i dënuar për evazion fiskal, pastrim parash, mashtrime dëshmitarësh, kërcënim dëshmitarësh, dëshmi të rreme dhe krime të tjera federale, ka dalë publikisht krah Berishës dhe Chris LaCivita.

Megjithatë mbetet e paqartë se cili do të jetë roli i Manafort në fushatën e Partisë Demokratike.

Avokati Idajet Beqiri në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, u shpreh se shqiptarët e njohin shumë mirë kreun e PD Sali Berisha dhe rrugën e tij, për të cilën tha se është “Beograd-Moskë-Athinë”, dhe se kokën e ka në Rusi.

“Shqiptarët kanë 30 e ca vite me Berishën dhe e njohin mirë kush është rruga e Berishës. Rruga e tij është Beograd, Moskë, Athinë Qipro dhe më pas vjen Shqipëria. Shqiptarët e dinë kush është vjehrra e Berishës, e dinë kush është Milicia, por më shumë dinë kush është motra e Milicës, kolonele UDB serbe. Berisha i ka rrënjët shumë të thella tek ai bosht, Beograd-Rusi –Athinë dhe koka e tij është në Moskë. Problemi LaCivita, që unë do t’i thoja “kaçavidë e konsumuar”…Ai nuk e njeh Shqipërinë. Por për të shtënë në dorë këtë shumë parash, ai mbase nuk e di mekanizmin, por bashkëpunëtori tjetër i tij e di shumë mirë sepse  e ka provuar. Berisha me këtë Manafort nuk do bëjë kontratë. Nuk do të lërë gjurmë. Gjurmët do t’i lërë LaCivita. Manafort mbase do të ikë ditën e fundit të fushatës. LaCivita kur të jetë rezultati i zgjedhjeve ai do marrë goditje të fuqishme dhe do marrë në kurriz të gjithë llumit e kësaj forcë që do humbasë…

Nga ana e saj Alesia Balliu, ish anëtarja e PD, u shpreh se LaCivita është thjesht “kukulla” që Berisha i ka ofruar shqiptarëve.

“Për mua LaCivita është kukulla që Berisha i ka ofruar shqiptarëve. PD ka afër vetes këshilltarë që kanë pasur probleme me drejtësinë amerikane dhe në lista ka të korruptuar si rasti i Gjin Gjonit. Pra për t’i ofruar shqiptarëve një fasadë që tashmë edhe LaCivita po e kupton dhe po thotë unë jam si qytetar. Shqiptarëve nuk mund t’i ofrojë asgjë”, tha ajo.

Next Post
VIDEO/ Zegjineja e Roskovecit fton Gazment Bardhin për drekë: Eja, të pres me shoqet…

VIDEO/ Zegjineja e Roskovecit fton Gazment Bardhin për drekë: Eja, të pres me shoqet...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rasti i SHISH, Konferenca e Kryetarëve mblidhet për mocionin me debat të kërkuar nga PD

Rasti i SHISH, Konferenca e Kryetarëve mblidhet për mocionin me debat të kërkuar nga PD

October 1, 2026
Presidentja e KE, Von der Leyen: Shqipëria ka përmbushur mbi 80% të hapave të Planit të Rritjes, të vijojë reformat!

Pas Shqipërisë, von der Leyen sot në Kosovë, në fokus rruga drejt BE-së

October 1, 2026
Dita e sotme me alternime kthjellimesh, ja sa do shënojë termometri

Moti për sot, kthjellime në të gjithë vendin dhe erë e fortë në disa zona

October 1, 2026
“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com