Kanë kaluar pak kohë nga uragani Maria që goditi Porto Rikon, ndërsa banorët nga ky vend i shkatërruar, po shqyrtojnë opsionin e braktisjes së ishullit.
Sipas Associated Press, populli është në mëdyshje se a duan të largohen përgjithmonë, apo të përmbushin detyren e tyre patriotike, ta rindërtojnë vendin.
Më shumë se 140.000 amerikanë nga Porto Riko, kanë braktisur ishullin tashmë, që kur stuhia e fuqishme goditi vendin me 20 shtator.
AP raporton se edhe 300.000 banorë të tjerë mund ta braktisin vendin në dy vitet e ardhshme. (b.an)