• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Amerikanët përgatisin vrasësit në Shqipëri për të sulmuar Iranin”

by A R
03/01/2018 14:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Portali i propagandistik i Kremlinit Sputnik ka botuar një artikull me titullin “Amerikanët përgatisin vrasësit në Shqipëri për të sulmuar Iranin, por do të thyejnë dhëmbët”.

Shkrimi i gazetarëve të kësaj mediaje akuzon Tiranën zyrtare se “CIA dhe shërbimi sekret izraelit po përgatisin njerëz për të luftuar me armë regjimin iranian”.

Redaksionalja është në fakt edhe pjesë e një emisioni që ata kanë bërë në Radio Sputnik në gjuhën serbe, e cila dëgjohet si në internet por edhe në valët normale radiofonike.

Ndërkohë gazetarët kanë intervistuar edhe analistin politik Aleksandar Paviç nga i cili kanë ardhur akuzat e para.

‘Shtetet e Bashkuara kanë qëllime shumë serioze kur bëhet fjalë për Iranin dhe kujton që President Trump është i lidhur ngushtë me lobin izraelit, i cili ndikoi për ta transferuar ambasadën amerikane në Jeruzalem.  Shtetet e Bashkuara pretendojnë se Irani është një shtet terrorist dhe një eksportues i terrorizmit. Ne e dimë se kjo nuk është e vërtetë, sepse nëse flasim të vërtetën, shteti terrorist numër një është Arabia Saudite”, shprehet ai.

Ai thotë se CIA ka ngritur kohët e fundit një qendër operacionale për Iranin në kryeqytetin e Shqipërisë.

“Në Shqipëri gjatë vitit të kaluar emigroi tërë udhëheqja e organizatës  ‘Mujahedin-e-Khalq’, një nga kundërshtaret kryesorë të regjimit.  Ata janë të zhvendosur nga amerikanët, janë rreth 3,000 njerëz që kanë selinë e tyre dhe një faqe interneti për të monitoruar nga afër situatën në Iran.  Është një organizatë e çuditshme që ka organizuar sulme terroriste kundër autoriteteve iraniane në Iran gjatë dhjetë viteve të fundit”, thekson Paviç, përcjell “TemA”

Në artikull citohet edhe drejtuesi i portalit serb “Fakti” Gjuro Biblija. Ky i fundit njihet për mbështetjet e forta ndaj qëndrimeve të Moskës.

 “Trump së bashku me Izraelin ka një plan të qartë dhe atë po e aktivizon sot nga Shqipëria. CIA dhe shërbimi seret izraelit po përgatisin ushtarët për t’i dërguar në luftë në Iran që të rrëzojnë regjimin, por do ta kenë të pamundur”, thotë Biblija. (Marrë me shkurtime nga tesheshi.com)

Next Post
FOTO / Ky është i riu nga Lezha që mbeti i plagosur me armë

FOTO / Ky është i riu nga Lezha që mbeti i plagosur me armë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tre vjet nga 7 tetori | Nga Gaza në Iran, si lufta i vuri “flakën” Lindjes së Mesme

Tre vjet nga 7 tetori | Nga Gaza në Iran, si lufta i vuri “flakën” Lindjes së Mesme

October 7, 2026
Ecja mund të tregojë më shumë për seksualitetin nga sa mendoni…

Ecja mund të tregojë më shumë për seksualitetin nga sa mendoni…

October 7, 2026
Emigranti në Arabinë Saudite dënohet me vdekje për një postim në Facebook

Emigranti në Arabinë Saudite dënohet me vdekje për një postim në Facebook

October 7, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi i Jorgo Pullës për sot, shenjat që kanë ditë plot surpriza dhe mundësi të arta

October 7, 2026
Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

Politico e krahason Veliajn me Imran Khan dhe Bolsonaron: Inteligjenca artificiale u jep zë politikanëve të burgosur

October 7, 2026
Çmimi i naftës tjetër rekord, po shitet me 229 lekë litri / A do të rikthehet Bordi i Transparencës?

Bordi ul çmimet e karburanteve, nafta dhe benzina 3 lekë më lirë

October 7, 2026
FOTOT/ Origjina misterioze e monumentit shumëngjyrësh në Moskë

“Mos udhëtoni”/ SHBA ngre alarmin për murtajën pneumonike në Rusi

October 7, 2026
Avokati Arianit Koci dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka Pula

Avokati Arianit Koci dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka Pula

October 7, 2026
Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset gruaja në Roskovec

Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset gruaja në Roskovec

October 7, 2026
BE drejt zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin

BE drejt zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com