• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Amerikanët fillojnë pastrimin pasi stuhia tropikale Henri tërhiqet

by Java News
24/08/2021 08:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banorët në pjesën verilindore të Shteteve të Bashkuara filluan të pastrojnë dëmet e shkaktuara nga stuhia tropikale Henri, pjesë të së cilës vazhduan të sillnin shi në rajon.

Stuhia e zvogëluar u vendos të hënën në mbrëmje mbi Masaçusets dhe pritej të kthehej në det deri të martën në mëngjes.

Paralajmërimet për përmbytjet vazhduan për shumë pjesë të Nju Inglënd gjatë të hënës, ndërsa stuhia lëvizte ngadalë drejt Oqeanit Atlantik, duke sjellë më shumë shi në zonat tashmë të mbingarkuara me ujë.

Potenciali për përmbytje bëri që Shtëpia e Bardhë të lëshojë një deklaratë emergjence të hënën për shtetin e Vermontit.

Deklarata i lejon Vermontit të marrë ndihmë federale për t’u pastruar nga stuhia, e cila doli në breg në Rhode Island të dielën duke sjellë erëra të forta, shira të dendur dhe shtim të stuhisë.

Presidenti Joe Biden gjithashtu kishte deklaruar gjendje emergjence për Rhode Island, Konektikat, Masaçusets dhe Nju Jork. Shtëpia e Bardhë tha se Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave kishte burime të tilla si gjeneratorë, ushqim dhe ujë të pozicionuar në rajon për të ndihmuar personat në nevojë.

Presidenti Joe Biden
Presidenti Joe Biden

Asnjë viktimë nuk është raportuar nga stuhia, por mijëra mbetën pa energji elektrike në të gjithë rajonin.

Stuhia filloi të lëvizte në veri drejt Nju Jorkut dhe rajonit të Nju Inglënd duke filluar të shtunën, me efektet fillestare nga Uragani Henri që goditën qytetin e Nju Jorkut herët në mbrëmje. Kjo solli shi dhe rrufe, të cilat nxitën pezullimin e një koncerti të yjeve të muzikës “We Love New York” në Central Park. Yje të tillë si Bruce Springstein dhe Elvis Costello nuk ishin në gjendje të merrnin pjesë.

Më vonë atë natë, ndërsa stuhia Henri iu afrua kalimit të Long Island, rrufeja goditi majën e Qendrës Botërore të Tregtisë (One World Trade Center) në Manhattanin e poshtëm./VOA

g.kosovari

Next Post
Njëri e mban nga koka e tjetri nga këmbët. Dalin pamjet kur të rinjtë lënë 18-vjeçaren e vdekur në derën e spitalit

‘Nuk e dinim të kaluarën e tij’/ Flet babai i 18-vjeçares së vrarë në Ferizaj: Vajza ka qenë në presion nga dhuna që ka ushtruar ai

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hyri për të vjedhur, por ngeci në dritare… Humb jetën tragjikisht një person në Fier

Hyri për të vjedhur, por ngeci në dritare… Humb jetën tragjikisht një person në Fier

April 13, 2026
Britania kundër bllokadës së Hormuzit, Keir Starmer: Nuk përfshihemi në luftë me Iranin

Britania kundër bllokadës së Hormuzit, Keir Starmer: Nuk përfshihemi në luftë me Iranin

April 13, 2026
Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

April 13, 2026
Lidh Shkodrën me Malin e Zi, Koçiu dhe Karakaçi inspektojnë aksin Shirokë–Zogaj: Gati në Maj!

Lidh Shkodrën me Malin e Zi, Koçiu dhe Karakaçi inspektojnë aksin Shirokë–Zogaj: Gati në Maj!

April 13, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Intervista / Marc Lazar: Populizmi u sfidua nga humbja e Orbanit, por nuk ka vdekur!

April 13, 2026
Kronika e dëshpërimit të Nallbatit dhe të tjera gajle

Kronika si dëshmitare e arratisjes së Sypetritit të financave me linjën e Vjenës

April 13, 2026
Mesazhi i eurodeputetit shqiptar në prag të Samitit të Diasporës: Kurrë nuk i harroj rrënjët!

Mesazhi i eurodeputetit shqiptar në prag të Samitit të Diasporës: Kurrë nuk i harroj rrënjët!

April 13, 2026
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Kurthet procedurale me sekuestrimin e sendeve

April 13, 2026
Forcat iraniane: Bllokada amerikane në portet e Gjirit është “akt piraterie”

Forcat iraniane: Bllokada amerikane në portet e Gjirit është “akt piraterie”

April 13, 2026
Trump sulmon Papa Leonin: I dobët dhe i paaftë, po të mos isha unë s’do ishte në Vatikan

Trump sulmon Papa Leonin: I dobët dhe i paaftë, po të mos isha unë s’do ishte në Vatikan

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In