• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Amerika na i ka mbyllur dyert!”/ Ambasadori i Kosovës në SHBA i raporton ministres së Jashtme, Donika Gërvalla

by Java News
28/01/2023 16:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori i Kosovës në ShBA i tregon shefes së tij, Donika Gërvallës, se Amerika është larg më brutale se që mund të mendohet në Prishtinë. I tregon edhe se ka qenë e pamundur të realizohet çfarëdo takimi. I tregon edhe se nuk donte të ishte ambasador. Të gjitha këto, në raportin më të trishtë që mund të keni lexuar në jetën tuaj.

Përplasjet e mëhershme të Albin Kurtit me ambasadorët e ShBA-ve në Prishtinë – dhe qëndrimet e ndryshme nacionaliste të të parit – kishin shqetësuar shumë qytetarë të vendit se raportet mes Kosovës dhe partnerit më të madh të saj mund të prisheshin pas ardhjes së tij në pushtet.

Prishja e parë ndodhi, por Kurti me vartësit e tij ia dolën t’i bindnin qytetarët se problemi ishte më i kufizuar se që mund të mendohej: problemi ishte Trumpi dhe administrata e tij.

Por, as pas ardhjes së Joe Bidenit në pushtet (një prej njohësve më të mirë të Kosovës në nivelin e lartë amerikan) gjërat nuk shkuan në drejtimin e duhur. Tensionet ishin të vazhdueshme, ani pse kryeministri i Kosovës Kurti ngulmonte që kishte biseda të përjavshme me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenierin.

Këto tensione duket se ndikuan edhe në gjuhën e përdorur nga ambasadori i Kosovës në ShBA, Ilir Dugolli, që në raportin vjetor për punën e ambasadës që e ka dërguar në Prishtinë të shkruante fjalë… tmerruese.

Gazeta Nacionale e ka siguruar dokumentin e titulluar “Raport i shkurtër mbi vitin e parë të detyrës në ShBA” të përgatitur nga ambasadori Ilir Dugolli, dhe i cili i dërgohej shefes së diplomacisë tonë, znj. Donika Gërvalla Schwarz.

Aty z. Dugolli thotë se do të ndajë “disa reflektime të shpejta” mbi punën e bërë përgjatë një viti derisa shprehet që detyrën si ambasador “nuk e ka pranuar me dëshirë për një numër arsyesh, si objektive ashtu edhe personale.”

Por, në pjesën ku shkruan për “Menaxhimin e Ambasadës” gjejmë fjalë që, më e pakta, mund të cilësohen si skandaloze për një diplomat të nivelit të lartë dhe që potencialisht mund të rrezikojë edhe më shumë raportet mes ShBA-ve dhe Kosovës.

Aty, ambasadori Dugolli tregon për “kufizimet e shumta” me të cilat është përballur Ambasada përgjatë vitit për të cilin reflekton. Dhe më poshtë, është fjalia jashtëzakonisht problematike:

“Përderisa mund të ketë ambasadë tjetër të RKS-së që ka funksionuar me nivel të njëjtë të stafit, vështirë të ketë rast tjetër ku shkrihen në një vend mbështetja në një diplomat të vetëm, pa staf vendor, me trajtim nga shteti nikoqir që është larg më brutal se që mund të perceptohet në kryeqendër…

Shteti nikoqir është ShBA-ja, dhe ambasadori Dugolli po ankohet se Amerika është larg më brutale se sa që perceptohet në Prishtinë. Pra, edhe më brutale se sa që mund ta mendojnë kryeministri Albin Kurti e ministrja Donika Gërvalla.

Në dokumentin në fjalë gjejmë edhe të tjera probleme të pabesueshme që do të duhej të shqetësonin çdo qytetar për mënyrën se si po e drejton Ministrinë e Jashtme znj. Gërvalla, madje edhe se si po i trajton të besuarit e vet për të udhëhequr me misionet diplomatike të Kosovës në vendet më partnere të saj.

Por, Shkelqësia e tij Dugolli vazhdon të ‘shkëlqejë’ me ankesat e tij.

Në pjesën ku flet për “Komunikimin me shtetin nikoqir” ai tregon se si “Në nivelin e shteteve dhe të autoriteteve lokale (përjashto Uashingtonin dhe ato që janë realizuar si pjesë e vizitave të nivelit të lartë), ka qenë e pamundur të realizohet çfarëdo takimi…”

Pikërisht për vizitat, ambasadori flet edhe në pjesën e fundit të këtij raporti tronditës. Ai thotë që një opsion mbetet “riaktualizimi i kërkesave për biseda telefonike me Sekretarin Blinken dhe Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare Sullivan përmes presionit të njëkohshëm” nga ambasada që drejtohet nga Dugolli dhe nga ajo në Prishtinë që drejtohet nga Jeff Hovenier.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti aktualisht po përballet me një presion të jashtëzakonshëm për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Pikërisht Ambasada e ShBA-ve në Prishtinë e ka thirrur një takim për datën 31 janar në të cilin do të diskutohen me politikanë dhe shoqëri civile modalitetet e themelimit të Asociacionit. Kurti ka thënë se nuk është thirrur fare në këtë takim.

Në anën tjetër, Kurti në një intervistë për REL të publikuar dje u shpreh se ishte paralajmëruar për mundësinë e zvogëlimit të mbështetjes ndërkombëtare.

Kujtojmë që ambasadori Dugolli ishte emëruar në këtë detyrë në fund të vitit 2021, dhe këtë raport e ka përgatitur në fund të vitit të kaluar, ose saktësisht më 15 dhjetor./m.j

Next Post
Ben Blushi ndan bisedën me Ismail Kadarenë, në ditëlindjen e shkrimtarit: Ai i njeh gratë. Ka foto nudo nga të dashurat në…!

Ben Blushi ndan bisedën me Ismail Kadarenë, në ditëlindjen e shkrimtarit: Ai i njeh gratë. Ka foto nudo nga të dashurat në…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

Vangjeli: Samiti i NATO-s e vë Shqipërinë në prozhektorët e ndërkombëtarëve

July 8, 2026
Shqipërisë i mungon e djathta

“Protesta, lumë që mbledh përrenj”, aktivisti: Berisha do donte shumë të ishte aty…

July 8, 2026
Ditët e vështira ia lënë vendin dashurisë! Meri Shehu tregohet ‘dorëlëshuar’ me yjet e javës

A do e fitojë Messi Botërorin? Meri Shehu: Ka tendenca për rikthim drejt triumfit

July 8, 2026
Kush e pengon daljen e udhëheqjes së Flamingove?

“Jemi gati të ulemi me ju”, deputetja socialiste thirrje protestuesve: Keni të drejtë për disa gjëra

July 8, 2026
Integrimi në BE, Hoxha në Pragë: Qytetarët dhe bizneset drejt përfitimeve të prekshme në rrugën e anëtarësimit

Samiti i ardhshëm i NATO-s në Tiranë, ministri Hoxha: Kemi nisur përgatitjet…

July 8, 2026
“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

“Protesta bëri bashkë ballistët me komunistët”, Petro Koçi: Kërkesat kërkojnë reflektim…

July 8, 2026
13 gabimet e Zelenskyt!

Samiti i NATO-s në Tiranë, ironizon Hila: Do ta presë kryeministër Gonia dhe president Tiku…

July 8, 2026
Ibrahimoviç paralajmëron Argjentinën: Messi është “bishë”, por shokët e skuadrës duhet të bëjnë më shumë

Ibrahimoviç paralajmëron Argjentinën: Messi është “bishë”, por shokët e skuadrës duhet të bëjnë më shumë

July 8, 2026
Preç Zogaj: Emërimi i Joni Ketës, moment i shënuar për BKH-në

Samiti i radhës i NATO-s, Zogaj: Uroj mos të ndodhin ngjarje që të mos mbahet ky takim në Tiranë

July 8, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Rama e ka seriozisht reflektimin”, Rexhaj: Ka kuptuar se një pjesë e qeverisë ka mbetur pas

July 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In