• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ambasadorja Greenfield: Në Shqipëri ka mbërritur Këshilltari Presidencial i SHBA për të përballuar sfidat e sulmit kibernetik iranian

by
08/11/2022 22:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield, gjatë një interviste që ka zhvilluar për emisionin “Opinion” ka folur edhe për sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë.

Ajo u shpreh se në Shqipëri ka mbërritur Këshilltari i posaçëm Presidencial për këtë çështje. Ai do të diskutojë me qeverinë shqiptare se si mund të përgatitemi të përballemi me sfidat që iranianët kanë paraqitur ndaj sistemit kibernetik.

Gazetari: Si janë marrëdhëniet tona me Iranin në Kombet e Bashkuara?

Ambasadori Hoxha: Hm, të ngrira.

Gazetari: Të ngrira, e di…

Ambasadori Hoxha: Nuk kemi më marrëdhënie me ekipin e Iranit. Është pjesë e mënyrës si zhvillohen marrëdhëniet kur shkëput lidhjet diplomatike. Por ama flasim për Iranin. Çdo herë që kemi diçka për të thënë dhe flasim për Iranin kur flasim për Sirinë, flasim për Iranin kur flasim për të drejtat e njeriut, siç bëmë me Ambasadoren Linda kur organizuam takimin e parë dhe unik. E quajtëm Formula Arria. Është një takim joformal i Këshillit mbi protestat që vazhdojnë në Iran dhe kjo është shumë e rëndësishme. Pra, nuk e harrojmë Iranin.

Gazetari: Por ata po e kërcënojnë Shqipërinë, media, jo qeveria. Po e kërcënojnë Shqipërinë madje me sulme dronësh apo çfarëdolloj terrorizmi tjetër.

Ambasadori Hoxha: Mendoj se kanë bërë më shumë se sa kërcënime sepse kemi sulmin kibernetik dhe ne po…

Gazetari: Po flasim për sulme fizike…

Ambasadori Hoxha: Dhe po merremi me atë. Shpresoj që nuk do të shkojnë kurrë aty sepse është një shkallë tjetër dhe një lloj tjetër situate. Duhet ta marrim shumë seriozisht. Po diskutojmë me partnerët. Po diskutojmë, sigurisht me SHBA, por edhe me aleatët europianë dhe NATO. Dhe shpresoj shumë se nuk do të ndodhë ndonjëherë. Por nëse ndodh, ne do të dimë si të përgjigjemi, jo vetëm, por me partnerët tanë.

Gazetari: Si mund ta ndihmoni Shqipërinë në këtë drejtim? Në lidhje me Iranin.

Ambasadorja Thomas-Greenfield: Kemi filluar tashmë të përgjigjemi ndaj sulmit më të fundit kibernetik; identifikuam Iranin si burim të atij sulmi dhe e ndamë atë informacion menjëherë me qeverinë e Shqipërisë. Këshilltari ynë i Posaçëm Presidencial dhe Ambasadori i Posaçëm për Kibernetikën është këtu në Shqipëri sot duke punuar me qeverinë për të folur se si mund të përgatitemi që të përballemi me sfidat që iranianët kanë paraqitur ndaj sistemit tuaj kibernetik këtu. Dhe do të vazhdojmë diskutimet me qeverinë se si mund të mbështesim më shumë.

Gazetari: Ata po mbështesin gjithashtu hapur Rusinë në luftën me Ukrainën. Po u dhurojnë rusëve dronë dhe armë të tjera.

Ambasadorja Thomas-Greenfield: Po, ministri i Jashtëm në fakt e pranoi, fillimisht.

Gazetari: Vetëm në fillim të luftës…

Ambasadorja Thomas-Greenfield: Në fillim e mohuan. Tani thotë që kanë furnizuar dronët, por jo sistemet e armatimit. Por ne e dimë se çfarë kanë bërë dhe i kemi treguar me gisht për atë që kanë bërë.

/e.d

Next Post
Tensionet Kosovë-Serbi/ Zëdhënësi i DASH: Situata në veri mund të përshkallëzohet!

Tensionet Kosovë-Serbi/ Zëdhënësi i DASH: Situata në veri mund të përshkallëzohet!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensione të reja para Kryeministrisë! Policia nis shoqërimet, protestuesit sulmojnë bizneset dhe një bankë

Tensione të reja para Kryeministrisë! Policia nis shoqërimet, protestuesit sulmojnë bizneset dhe një bankë

October 25, 2026
Tragjike/ Ishte duke peshkuar mbytet 17-vjeçari në lumin Mat, kërkohet ndihma e palombarëve për nxjerrjen e trupit të viktimës

Nëna humb jetën duke shpëtuar dy djemtë nga mbytja

October 25, 2026
‘Sapo mbërrita në spitalin e Romës… Zoti baftë mrekulli’! Erjon Vishkulli njofton nga Italia

‘Sapo mbërrita në spitalin e Romës… Zoti baftë mrekulli’! Erjon Vishkulli njofton nga Italia

October 25, 2026
Dita e 13-të e protestës/ Para Kryeministrisë hidhen gurë, policia përdor gaz lotsjellës

Dita e 13-të e protestës/ Para Kryeministrisë hidhen gurë, policia përdor gaz lotsjellës

October 25, 2026
Rusia qëndron pas protestave të dhunshme në Evropë? Përgjigjet Vladimir Putin

Rusia qëndron pas protestave të dhunshme në Evropë? Përgjigjet Vladimir Putin

October 25, 2026
Kush është njeriu që sfidon Vuçiçin?

Kush është njeriu që sfidon Vuçiçin?

October 25, 2026

Ku është populli (dhe ku janë 78 mijë studentë)?!

October 25, 2026
Tensione në bulevard, protestuesit thyejnë xhamat e Kryesisë së Kuvendit

Tensione në bulevard, protestuesit thyejnë xhamat e Kryesisë së Kuvendit

October 25, 2026
Kremlini: Evropa duhet të marrë pjesë në bisedimet e paqes për Ukrainën

Kremlini: Evropa duhet të marrë pjesë në bisedimet e paqes për Ukrainën

October 25, 2026
Ministria e Shëndetësisë: Në spital po trajtohen 19 efektivë, 4 protestues, 4 kalimtarë dhe 1 gazetare

10 mijë, rrëzojnë 1 milionë?

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In