• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ambasadorja gjermane takohet me Ruçin: Merkel, e angazhuar për integrimin e Shqipërisë

by A R
22/07/2019 16:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

reu i Kuvendit Gramoz Ruçi priti sot në takim ambasadoren gjermane në vendin tonë Susane Schutz e cila përfundon misionin e saj në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij Ruçi tha se zgjedhja për krizën politike në vend mund të vijë vetëm përmes dialogut, pa shkelur vijat e kuqe.

“Zgjidhja mund të vijë vetëm nëpërmjet dialogut, por pa shkelur vijat e kuqe të këtij dialogu, të cilat janë Kushtetuta e ligji dhe pakthyeshmëria e reformës në drejtësi. Gjithashtu Kuvendi ka krijuar të gjitha mundësitë që opozita parlamentare dhe joparlamentare të bashkëpunojnë për vazhdimin e reformave, përfshirë edhe reformën në drejtësi”, tha Ruçi

Ruçi shprehu gjithashtu urimet për zgjedhjen e Ursula von der Leyen, Ministres së Mbrojtjes së Gjermanisë, në krye të Komisionit Europian, një shenjë e ndikimit në rritje të Gjermanisë në arenën europiane dhe globale.

“Gjermania është lokomotiva ekonomike dhe politike e Europës, një magnet i fuqishëm për të gjithë popujt dhe vendet që aspirojnë për liri, demokraci e mirëqenie. Shqipëria i është mirënjohëse Gjermanisë për mbështetjen gjatë gjithë tranzicionit, por në mënyrë të veçantë për mbështetjen e fuqishme të proceseve integruese. Ne u jemi thellësisht mirënjohës Kancelares Merkel dhe Presidentit të Bundastagut Shauble dhe jemi të bindur se rekomandimi i Komisionit Europian për hapjen pa kushte të negociatave nuk do të ishin të mundura pa mbështetjen e Gjermanisë, të Qeverisë dhe Bundestagut. Këtë mbështetje e konstatova edhe gjatë vizitës zyrtare në Gjermani dhe takimit me Presidentin Shauble dhe ministrin për Çeshtjet Europiane Roth. Shqipëria shpreson në vazhdimin e mbëshetjes së Gjermanisë edhe në mbledhjen e Këshillit Europian në tetor të këtij viti”, u shpreh kreu i kuvendit.

Schutz u shpreh e lumtur për eksperiencën në vendin tonë teksa deklaroi se Gjermania do vijojë të mbështesë rrugëtimin europian të Shqipërisë pasi edhe vetë kancelarja Merkel është e angazhuar në këtë proces.

“Unë jam e lumtur që kam punuar në një vend mahnitës dhe me një të ardhme të shkëlqyer. Gjermania do të vazhdojë të mbështesë rrugëtimin europian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe Kancelarja Merkel është shumë e angazhuar për këtë proces.”, vuri në dukje ambasadorja  Schutz.

Gramoz Ruçi, dhe ambasadorja Susane Schutz bizseduan edhe për çështje të situatës në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor.

Next Post
Aksioni, task-forca u rikthen pushuesve plazhin e zaptuar të Darëzezës

Aksioni, task-forca u rikthen pushuesve plazhin e zaptuar të Darëzezës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
“Sistemi i drejtësisë ka anashkaluar Kushtetutën”, Ndreca-Bylykbashit: Me këtë qëndrim po i rëndon pozitën zotit Berisha

“Dado nuk plotëson kriteret ligjore”, avokati i Veliajt: Izolimi i kryebashkiakut një akt i paligjshëm

April 3, 2026
Irani rrëzon edhe një avion të dytë amerikan, shpëtohet piloti i “A-10 Warthog”

Irani rrëzon edhe një avion të dytë amerikan, shpëtohet piloti i “A-10 Warthog”

April 3, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

Plagosja me thikë në Shkodër, zbardhet identiteti i të riut të përfshirë

April 3, 2026
Ngushtica e Hormuzit nis të gjallërohet, 5 anije kalojnë pas bllokimit disa javor

Ngushtica e Hormuzit nis të gjallërohet, 5 anije kalojnë pas bllokimit disa javor

April 3, 2026
Hyn në fuqi vendimi i Bordit të Transparencës! Pikat e karburanteve vendosin tabelat me çmimet e reja

Hyn në fuqi vendimi i Bordit të Transparencës! Pikat e karburanteve vendosin tabelat me çmimet e reja

April 3, 2026
Rregulla të reja për tregun, qeveria bën të detyrueshëm etiketimin e energjisë për 17 kategori produktesh

Rregulla të reja për tregun, qeveria bën të detyrueshëm etiketimin e energjisë për 17 kategori produktesh

April 3, 2026
Kërcënoi me jetë drejtuesit e një lokali, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

Kërcënoi me jetë drejtuesit e një lokali, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

April 3, 2026
FIFA, jehonë e rritjes së Kosovës! Dardanët renditen në vendin e 78-të në botë

FIFA, jehonë e rritjes së Kosovës! Dardanët renditen në vendin e 78-të në botë

April 3, 2026
Netanyahu: SHBA-të dhe Izraeli do të vijojnë presionin ndaj regjimit të Iranit

Netanyahu: SHBA-të dhe Izraeli do të vijojnë presionin ndaj regjimit të Iranit

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In