• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aksioni, task-forca u rikthen pushuesve plazhin e zaptuar të Darëzezës

by A R
22/07/2019 16:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Mjedisit njofton se vijon aksioni për lirimin e plazheve publike nga veriu në jug. Këtë të hënë në Darëzezë të Fierit, qytetarëve u është rikthyer një hapësirë e konsiderueshme plazhi, e zaptuar prej vitesh, në shkelje të ligjit.

“Jemi sot me prefektin dhe nënkryetaren e bashkisë, kryetaren e qarkut për të promovuar këto 3 aspekte. E para sigurimin e hapësirave publike për qytetarët e zakonshëm të cilët duan të frekuentojnë këtë plazh, sigurinë e jetës dhe këtu bashkia e Fierit ka bërë një punë të shkëlqyer duke krijuar vetë të gjithë sistemin e ruajtjes së plazhit dhe kabinave për këtë sezon.

Po ashtu kemi ardhur për të kontrolluar problematikat e një stacioni plazhi sa më efikas. Mund të themi që ky qark ka bërë tani një punë të shkëlqyer pasi  10 ditë më parë kur ne bëmë inspektimin , situata ishte pothuajse me 0 kontrata dhe sot jemi në përmbyllje të të gjitha kontratave përsa i përket stacioneve të plazhit. Kjo do të thotë më shumë cilësi shërbimi për qytetarët që frekuentojnë këtë plazh” tha ministri Klosi.

Ministri shtoi gjithashtu se hapja e by passit të Fierit, është një mundësi më shumë për të lehtësuar aksesueshmërinë e pushuesve, për të shfrytëzuar pasuritë natyrore të Semanit dhe Darëzezës. “Është për t’u vlerësuar puna e bashkisë Fier dhe e Divjakës, që kanë nënshkruar me shpejtësi vendosjen e kontratave dhe bashkë me to edhe vendosjen e kushteve të realizimit të një sezoni më të pastër, të sigurtë dhe natyrisht më mikpritës.

E gjithë sipërfaqja është e populluar me operatorë turistikë dhe kjo tregon jo vetëm që ata duan të bëjnë biznes, por që edhe shumë qytetarë vijnë dhe e shfrytëzojnë këtë pasuri të madhe të qarkut, është një plazh i ri që po popullohet gjithmonë e më shumë por që natyrisht edhe në kuadër të politikave që bën Ministria e Turizmit është një plazh që ofron potenciale të pamasa përsa i përket turizmit në hoteleri dhe në struktura akomoduese  dhe është në planet e ministrisë që ofrimi i kësaj zone edhe në një masterplan të zhvillimit të strukturave hoteliere në zonën e Adriatikut duke shfrytëzuar një pasuri të madhe që ka bregdeti shqiptar që është plazhi i rërës kaq cilësor dhe i pastër”, tha ministri Klosi.

/a.r

Next Post
EMRAT/ Veliaj: 3 mijë familje përfitojnë ndihmë ekonomike, tarifa të reduktuara për studentët!

"Kolegji" rrëzon "Bindjen", i hapet rrugë konstituimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In