• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ambasadori italian: Shtyrja e zgjedhjeve do të ishte një ‘varr më i keq se gropa’

by A R
04/06/2019 09:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tema e ditës në Shqipëri situata kriza politike dhe ambasadori italian Alberto Cutillo nuk nguroi të thoshte se në Parlamentin Europian kjo gjë shihet si anormale dhe vendet anëtare të BE po mbajnë shënimet e tyre mbi situatat e fundit ne vendin tonë.

Deklaratat erdhën nga Shkodra në një takim me të rinjtë, ku Cutillo nuk ka mundur të shmangë interesin e tyre lidhur me proceset integruese të Shqipërisë, por dhe ndikimin që ka kriza politike në këtë proces.

“Eshte e qartë se zgjedhjet sikur ne i imagjinojmë apo janë zhvilluar, janë zgjedhje që të gjitha partitë politike që pretendojnë se kanë elektoratin e tyre, parti që kanë zë të shprehen dhe mbështetjen e zgjedhësve të tyre, prezantojnë listat dhe më pas kush merr më shumë vota është fitues.

Në Shqipëri kemi mbërritur në një situatë komplekse ku disa parti që të paktën në dukje kanë mbështetje të fortë politike kanë vendosur të mos futen në zgjedhje. Në këtë pikë rregullat kanë devijuar dhe nuk mund të thuhet cfarë është më logjike, te zhvillohen zgjedhje apo te shtyhen cka do të sillte ndryshime në ligj dhe Kushtetutë. Ndryshimi i dytë mund te jetë gjetja e një akordi e një marrëveshje, por në dijeninë time deri tani nuk ka, prandaj të shtysh zgjedhjet pa arritur në një marrëveshje mund të sillte probleme më të mëdha pasi sjell ndryshimin e Kushtetutës duke lejuar kështu shtyrje të vazhdueshme të zgjedhjeve dhe italianët e quajnë “një varr më të keq se gropa” por nuk janë sugjerime që më takojnë mua ti bëj” tha ai.

Ambasadori italian në Shqipëri  tha se ka tre skenarë të mundshëm të cilët nuk përjashtohen  për çeljen e negociatave për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Janë tre mundësi pas rekomandimit, e para është që në të gjitha vendet në unanimitet të aprvojnë çeljen e negociatave, kjo është dicka që shqiptarët dëshirojnë, por dhe Italia dhe populli italian dëshiron, por dhe pjesa me e madhe e vendeve është dakord me këtë mundësi. Kështu që mund të kishim një datë për çeljen e negociatave qe parashikohet ne fund vit.

E dyta është që ti mohohet çelja e negociatave. Mund të deklarohet që përsos rekomandimit ka akoma rrugë për të bërë dhe të përcaktohen modalitete të reja. Mundësia e tretë është që komisioni Europian të shtyj vendimin, kjo pasi mes rekomandimit me 29 maj dhe vendimit për negociatat me 20 qershor është një kohë e shkurtër. Dosja është voluminoze ndaj nuk do ishte çudi që ndonjë vend të thoshte që nuk kemi pasur kohe ta studionim”.

Cutillo u pyet dhe mbi shtetet kritike për integrimin  e Shqipërisë, teksa tha që nuk është ndonjë sekret që Franca dhe Holanda janë zëra kundër.

“Dihet tashmë që ka shtete që janë në mëdyshje por ka dhe shtete me lëvizje politike që janë kundër zgjerimit , jo vetëm me Shqipërinë. Nuk është surprizë të them që Franca dhe vendet e ulëta janë shprehur kundër. Holanda po diskuton ne parlament heqjen e vizave për Shqipërinë” tha ai.

Ambasadori italian ishte ne Shkoder ne kuader te festes se Republikes se Italise ne nje sere aktivitetesh social kulturore.

Next Post
Skandali në Spanjë, 7 lojtarë të Valladolid trukuan ndeshjen

Skandali në Spanjë, 7 lojtarë të Valladolid trukuan ndeshjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr dhe rrjedhje radioaktive në kompleksin bërthamor të Karolinës së Jugut, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Zjarr dhe rrjedhje radioaktive në kompleksin bërthamor të Karolinës së Jugut, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

October 29, 2026
DETAJE / Nga 1 janari i 2027-ës, rritje pagash për policinë e Shtetit

DETAJE / Nga 1 janari i 2027-ës, rritje pagash për policinë e Shtetit

October 29, 2026
U largua në SHBA, Bolsonaro pretendon se është udhëheqësi i vërtetë i Brazilit

U largua në SHBA, Bolsonaro pretendon se është udhëheqësi i vërtetë i Brazilit

October 29, 2026
Edhe tekstet e identitetit kombëtar t’i kemi si Abetarja e përbashkët

Pushtetin sot. Aftësitë nesër. Po faturën kush e paguan?

October 29, 2026
Zbardhet vrasja e 31-vjeçarit shqiptar, italiani rrëfen krimin dhe tregon pse e hodhi trupin në pus

Zbardhet vrasja e 31-vjeçarit shqiptar, italiani rrëfen krimin dhe tregon pse e hodhi trupin në pus

October 29, 2026
Bllokim politik në Izrael pas zgjedhjeve, tre skenarët për qeverinë e ardhshme! Si mund të qëndrojë ose të largohet Netanyahu nga pushteti

Bllokim politik në Izrael pas zgjedhjeve, tre skenarët për qeverinë e ardhshme! Si mund të qëndrojë ose të largohet Netanyahu nga pushteti

October 29, 2026
Po planifikonte një sulm, dënohet me 20 vite burg norvegjezi në Britani! Akuza për lidhje me Iranin

Trump shqyrton sulme të reja ndaj Iranit, Hegseth shkarkon gjeneralin e lartë të Pentagonit

October 29, 2026
Hetim për terrorizëm ndërkombëtar, e mitura shqiptare në Itali publikonte materiale të ISIS-it në TikTok

Hetim për terrorizëm ndërkombëtar, e mitura shqiptare në Itali publikonte materiale të ISIS-it në TikTok

October 29, 2026
Pse kush shkel ligjin, gjithmonë quhet “demokrat”…

“Berishës po i mbaron partia”/ Gazetari i plagosur në 21 Janar: Arkitekti i dhunës ka frikë nga Qori dhe Shehaj, i sheh si rivalë për tortën politike

October 29, 2026
Projekt-buxheti 2027, Malaj: Angazhim për një Shqipëri më Sociale. PD bojkoton Konferencën e Kryetarëve

Projekt-buxheti 2027, Malaj: Angazhim për një Shqipëri më Sociale. PD bojkoton Konferencën e Kryetarëve

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In