• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ambasadori gjerman: Nuk ndërhyjmë në politikën shqiptare. Duhet një opozitë e fortë dhe konstruktive

by Java News
16/12/2023 17:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner ishte i ftuari i radhës në podkastin “Inside Albania” nga gazetarja Alice Taylor.

I pyetur për rëndësinë e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor por edhe të shteteve si Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia në Bashkimin Europian, ambasadori sqaroi se kjo është një çështje që ka marrë vëmendje të shtuar për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.

“Mendojmë se në këtë moment të luftës me një shtet brenda në Europë, është nevojë gjeostrategjike. Por kjo nuk është e vetmja arsye. Për Ballkanin Perëndimor, anëtarësimi është si kthimi në shtëpi i një rajoni që për Europën është shumë i rëndësishëm. Natyrisht, kjo është një maratonë.

Nuk është një vrap në distancë të shkurtër. Është afatgjatë, sepse kërkon transformimin e të gjithë shoqërisë. Për shtetet kandidate që duan të hyjnë, nënkupton se duhet t’i përshtaten Aktit Komunitar, rregullave sipas të cilave funksionon BE-ja. Kjo përkthehet në shumë punë në aspektin ligjor, duhen përshtatur ligjet dhe duhet të ndodhë një transformim thelbësor i shoqërisë dhe sistemit politik”.

Sa i takon afatit të dhënë nga Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor deri në 2030, diplomati gjerman ofroi një këndvështrim ndryshe.

“Do të citoja Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, kur tha se nuk është e dobishme të vendoset një afat i përcaktuar si 2030. Nëse çdo gjë shkon siç duhet për Shqipërinë, procesi mund të përfundojë edhe më herët dhe kështu nuk ka përse të pritet 2030.

Nëse kushtet nuk janë të duhurat dhe nuk janë përmbushur, 2030 do të ishte një premtim bosh, sepse pika vendimtare është që të plotësohen të gjitha kushtet e anëtarësimit. Kjo mund të ndodhë në 2030. Të shpresojmë për zhvillime të shpejta, por mund të ndodhë edhe më vonë. Kjo nuk është me kaq rëndësi sa pyetja si mund të vazhdojë ky proces”.

Ambasadori Bergner gjithashtu shpjegoi arsyen përse u hartua i ashtuquajturi “plani franko-gjerman” dhe çfarë dobie ai ka për jetën e përditshme të qytetarëve europianë.

“Jemi aktualisht 27 vende anëtare të BE-së. Me anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor, Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë, do të bëhemi 36 vende anëtare. Është e qartë se funksionimi dhe procesi i vendimmarrjes brenda BE-së duhet të ndryshojë. Disa njerëz shqetësohen se ne duam ta kushtëzojmë anëtarësimin nga reformat e brendshme. Të gjithë e dinë se kjo është e vështirë të bëhet, veçanërisht kur duhen ndryshime në traktat.

Kemi pasur disa përvoja me Kushtetutën e BE-së që duhej rishikuar në fillim të viteve 2000, ndryshime të cilat u refuzuan me referendum nga Franca dhe Holanda. Ndaj jemi të kujdesshëm të mos shkojmë në atë drejtim, por e dimë se është e mundur të bëhen ndryshime të rëndësishme në rregullat aktuale të BE-së, që do ta lejojnë bllokun të marrë vendime pa pasur nevojën për ndryshime në traktat.

Në këtë këndvështrim, është e nevojshme të nisim një diskutim brenda BE-së për këtë proces. Për këtë qëllim, Ministria e Jashtme hartoi një plan me një grup franko-gjerman, të cilët sollën një propozim praktik si mund të ndryshojë dhe të reformohet procesi i vendimmarrjes brenda BE-së. Këtu flitet për t’i hequr fuqinë një shteti anëtar që të bllokojë procesin duke ngritur çështjet dypalëshe në nivel europian”.

Diplomati Bergner gjithashtu u ndal edhe në ngjarjet e fundit të ndodhura në politikën shqiptare, ku prej javësh, seancat parlamentare kanë përfunduar në kaos për shkak të aksionit opozitar.

“Roli i partive, i Parlamentit si kontrollues i Qeverisë është shumë i rëndësishëm. Duam të shohim një opozitë të fortë që mund ta luajë këtë rol dhe të jetë kundërpeshë për Qeverinë. Veçanërisht duhet një opozitë konstruktive, që mund të japë alternativa ndaj qëndrimeve të Qeverisë aty ku është e nevojshme, nëse ka probleme të tjera që duhen trajtuar në kuadër të qeverisjes.

Pra, të luajë rol konstruktiv. Kjo është ajo që duam të shohim. Ne si Qeveri gjermane natyrisht nuk do të ndërhyjmë në politikën shqiptare. Ne përkrahim demokracinë dhe duam që qytetarët dhe politikanët shqiptarë të marrin përgjegjësinë. Do të ishte më mirë nëse opozita do të ishte e bashkuar dhe e fortë, që të ishte një kundërpeshë e vërtetë. Mendoj se kjo do të ishte mirë edhe për Qeverinë,” përfundoi Bergner./m.j

Next Post
Berisha ‘shuan’ shpresat e opozitës: Pa mosbindje civile Rama mban pushtetin deri në 2040

Berisha 'shuan' shpresat e opozitës: Pa mosbindje civile Rama mban pushtetin deri në 2040

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse nuk kapen personat në kërkim? Braho: Po shqyrtojmë një strategji që SPAK të kryejë vetë arrestimin

Pse nuk kapen personat në kërkim? Braho: Po shqyrtojmë një strategji që SPAK të kryejë vetë arrestimin

July 1, 2026
Irlanda merr presidencën e Këshillit të BE-së, gati të nisë punën me agjendën evropiane për 6 muajt e ardhshëm

Irlanda merr presidencën e Këshillit të BE-së, gati të nisë punën me agjendën evropiane për 6 muajt e ardhshëm

July 1, 2026
Demaliaj thirrje Berishës: Merr certifikatën që s’ke qenë i privilegjuar i Sigurimit, do të të puth këmbët në mes të bulevardit nëse…

“U sulmova me grushte sapo dola nga shtëpia”, Ilir Demalia sqaron ngjarjen nga spitali

July 1, 2026
CNN: Shtëpia e Bardhë nuk pranon propozimin iranian

Irani mbyll derën për SHBA-në, bisedimet e paqes në ngërç

July 1, 2026
Radhë të gjata në Kapshticë pas defektit në sistemin e policisë greke, rikthehet sinjali pas disa orësh ndërprerje

Radhë të gjata në Kapshticë pas defektit në sistemin e policisë greke, rikthehet sinjali pas disa orësh ndërprerje

July 1, 2026
“Çdo projekt në Zvërnec do t’i nënshtrohet Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis”, Jaupaj takon eurodeputetët për Kapitullin 27 dhe integrimin në BE

“Çdo projekt në Zvërnec do t’i nënshtrohet Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis”, Jaupaj takon eurodeputetët për Kapitullin 27 dhe integrimin në BE

July 1, 2026
Demalia: Studentët na rezultuan flakë kashte

Dhunohet gazetari Ilir Demalia në derën e shtëpisë, dy të panjohur autorë të sulmit

July 1, 2026
Koeman jep dorëheqjen pas eliminimit të Holandës nga “Botërori 2026”

Koeman jep dorëheqjen pas eliminimit të Holandës nga “Botërori 2026”

July 1, 2026

Një protestë e dhunshme, dhurata më e bukur verore për Edi Ramën

July 1, 2026
Valdrin Pjetri merr drejtimin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave/ Gogu kërkon përshpejtim të dosjeve dhe transparencë të plotë për qytetarët

Valdrin Pjetri merr drejtimin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave/ Gogu kërkon përshpejtim të dosjeve dhe transparencë të plotë për qytetarët

July 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In